Grida Duma dhe demokracia përfaqësuese elitare

Grida Duma dhe demokracia përfaqësuese elitare
Grida Duma dhe demokracia përfaqësuese elitare

Skender Kapiti

  • 14 January 2020 - 10:49

Me demokraci përfaqësuese elitare unë dua të them dhe bëj  fjalë për lirinë dhe për demokracinë me demokracitetin më të mirë të mundshëm, gjë të cilën e lejon dhe e promovon demokracia si sistem. Elitë brënda partiake dhe parlamentare nuk është elita të cilën e zgjedh kryetari i partisë, por elitën më të mirë e zgjedh antarësia e partisë, dhe atehere kur lidershipi i partisë merr në konsideratë opnionin e gjërë të antarësisë së Partisë, që do të thotë kur kandidatëve për deputetë u bëhen një farë përzgjedhje fillore nga baza e partisë  duke marrë në konsideratë edhe opinionin publik për kandidatin dhe kandidatët.

Populli nuk identifikohet me partitë, partitë janë pjesa e vogël dhe politike e popullit. Partia cakton kandidatët për deputetë, kështu duhet normalisht, por me kodin zgjedhor aktual kandidatët i zgjedh kryesisht vullneti i kryetarit dhe një rreth i ngushtë pranë tij. Nje realitet i tillë kodik zgjedhur dërgon në parlament një farë elite politike të keqe, të paaftë dhe të papërgjegjshme, gjë e cila vertetohet më së miri aktualisht sot me atë se cfarë kualiteti mjeran e të varfër është opozita aktuale në parlament, si një produkt cilësor të asaj se cfarë kishte futur në lista Partia Demokratike , dhe kryesisht kryetari aktual i saj, L.Basha.

Dhe besoj se këtë ka si vizion dhe ka konstatuar politikanja dhe ish deputetja e Partisë Demokratike znj. Grida Duma e cila mbështet modelin e listave të hapura, dhe këtë ajo e mbron me arsyetimin domethënës dhe më se bindës se me këtë kod zgjedhor është vështirë që të angazhohet politikisht e demokratikisht elektorati në fushatë, pasi elektorati nuk e njeh kandidatin të cilin ai do të shkojë te kutia e votimit për ta votuar. Unë  dhe jo vetëm unë, por opinion publik është dakord për listat e hapura ashtu sikurse edhe inicion e kembengul me te drejte znj. Duma.

Kjo pasi demokracia së pari është transparencë , dhe përderisa demokracia gjëndet dhe votohet në popull atëhere elektorati duhet të dijë paraprakisht dhe fillimisht së pari se cilit deputet duhet ai t’ia japë votën , se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tij në parlament. Por me kodin aktual deputeti caktohet në mënyrë autokratike dhe apriori nga kryetari, që do të thotë se elektorati do të votojë jo kandidatin e tij, as të partisë por kandidatin e kryetarit të partisë. Pra me kodin aktual  në parlament nuk shkon elita politike, nuk zgjidhen e votohen elitarët , sepse elitë do të thotë më të mirët dhe më meritorët, gjë të cilën e bën demokracia elitare e vërtetë.

Votuesit në demokraci normalisht nuk votojnë dhe nuk u intereson shumë kandidati për deputet, por vutuesve u  interesojnë virtytet dhe cilësitë e kandidatit që do t’i përfaqësojë ata, dhe cilesia është ajo e cila është  elita e vertete në demokraci.Pra te politika dhe vizioni i znj. Duma primare është kjo lloj elite politike, pra kualiteti dhe cilësia e kandidatit dhe jo preferencat personale nepotiko-miqësore, interesat e ngushta dhe as lidhjet korruptive. Kodi aktual zgjedhor është një dështim demokratik përderisa ai prodhon “krizë përfaqësimi".

(Kosova Sot Online)