Politika meglomone e Kosovës kundrejt Rusisë e Serbisë

 Politika meglomone e Kosovës kundrejt Rusisë e Serbisë
 Politika meglomone e Kosovës kundrejt Rusisë e Serbisë

Ragip Guraziu

  • 14 janar 2020 - 14:59

Derisa serbët e rusët futën në Kosovë,si në bahçe të babës, dhe derisa Veriu i Mitrovicë,totalisht Serbi, ku nuk përfillen simbolet e shtetit të Kosovës,derisa ,fare hiq fare, nuk përfillin Kushtetutën e Kosovës,shtrohet pyetja; Çfarë shteti është Kosova,dhe ku është Kosova,e serbëve e Ruseve apo e qytetarëve të Kosovës?

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar para dy ditësh dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.

Në raportin 24 orësh, policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.

“Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, dje durimet kanë treguar se Igor K dhe Marina V. janë dy shtetasit rus që po bartnin me vete edhe disa paisje të dyshimta në veturë, të cilat kanë lidhje me fushën e sigurisë.

Siç mund ta vërehet edhe në  foto, Igor K, njëri nga të arrestuarit është me veshje ushtarake, çka po dyshohet që ka përgatitje ushtarake.Ndryshe, strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rus në Kosovë.Vetëm para pak ditëve u raportua për disa të tjerë që po qëndrojnë në vend, e që po planifikojnë trazira në qytetin e Prizrenit.

Rusinë po e pengon NATO në Kosovë, por edhe në Ballkan

Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Për shkak se një Ballkan stabil është e rëndësishme për të adresuar kërcënimet që vijnë nga luftëtarëve  të  huaj. Po kjo po i dhëmbë Rusisë dhe Serbisë, pasi media gjermane, raportuar për kryeministrin-kryetarin e Serbisë dhe u prononcuan se: Ballkani në rrezik, Vuçiq  luftënxitës si Millosheviqi.

Pra nëse perspektiva europiane bëhet e pabesueshme atëherë nuk do jenë të përmbyllura konfliktet e përgjakshme as në Bosnjë, as në Maqedoni dhe gjithashtu mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,” shkruan më tej media gjermane, duke theksuar se njëri vetëm po tenton të shtrijë ndikimin - Vladimir Putini - veçanërisht në Serbi, Republika Srpska dhe luftën për pushtet në Maqedoni.

Putini ka treguar sesa virtuoz është ai me përdorimin kulturor të konflikteve për pushtet politik. Atij nuk duhet ti jepet më shumë mundësi.

Evropa gjindet ne krizë  politike ku mbas kësaj krize mund te pësoj kriza ekonomike,psh me tërhjeçjen e Britanis nga EU në gjermani do humbin 700 mi vende pune,po ndodhi te largohen edhe dy tri shtete prap papunsia ne Gjermani do te rritet ne mas te madhe.

Perfitime nga EU -ja kan pasur vetem 3-4 shtete ndersa te tjerat vetem se çka janë shfrytëzur ekonomikisht nga keto shtete (dominim i tregut dhe futja ne borgje e shteteve tjera).

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.

“Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët” ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung . Ndërkaq, gazeta Suedwesstpresse, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan. Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur. Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit, presidenti i Serbisë, shkruan se “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.

“Ka dhjetë vite që dialogu me Kosovën po dremit”, shkruan kjo gazetë gjermane e cila kritikon ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian, që përkrah gjithmonë më të fortët. Do të ishte shumë e dobishme sikur politikanët evropian të mos u japin përkrahje “njerëzve të fortë” në Ballkan, pasi kjo vetëm sa forcon nacizoismin e tyre, shkruan Suedwesstpresse.

Më pas aty, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku ndër tjera media në fjalë thotë, Aleksandër Vuçiq me triumfimin në zgjedhjet fillojë karrierën e tij si një lolo luftënxitës siç ishte krimineli, kasapi i Ballkanit, Sllobodal Millosheviqi.

Aleksandër Vuçiqi filloi karrierën e tij si lolo luftënxitës si Sllododan Millosheviqi. Që nga paraqitja e tij në viti 2008 ai është shtetas konservator që ka destabilizuar vendi si kryeministër si në aspektin e politikës ashtu edhe në atë të ekonomisë. Edhe pse ai flirton me Rusinë, fitoi zgjedhjet kryesisht për shkak se ai ka zhvilluar lidhje të ngushta  me  BE-në dhe Gjermaninë”, thuhet në artikullin e Stuttgarter.de.

Më pas përmendet edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit e ka kusht normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinës për anëtarësim në BE.

Nëse perspektiva për luftëra të përgjakshme e BE-së është e papranueshme, atëherë  këto vende që janë përjashtuar, si Bosnja, Maqedonia, ose ajo mes serbëve dhe kosovarëve duhet të trajtohen me vendosmëri dhe të vazhdojnë negociatat serioze dhe me vendosshmëri.

“Aktualisht, ajo që po bënë BE-ja është mungesa e angazhimit të problemeve në rajon, nga kjo mund të rrjedhin goditje të mëdha, duke nxitur edhe luftë”, thuhet me tej në artikull.

“Putini ka treguar sesa virtuoz është ai me përdorimin kulturor të konflikteve për pushtet politik. Atij nuk duhet t'i jepet më shumë mundësi.”

Evropa gjindet në krizë politike ku mbas kësaj krize mund të pësojë kriza ekonomike, hudhja e fajit Rusisë behet vetem per te ia terhequr vemendjen popullit te Europes qe te qendroj i bashkum,mdonese friga i ka kaplu nga forcat radikale qe qdo dit po rriten.

Vladimir Putin agresor si Hitleri...

Në vitet 1990 Bashkimi Sovjetik u rrëzua dhe u turpërua nga Perëndimi; Tani, Putin mendon se ka ardhur koha të rikthehet statusi dhe territori i mëparshëm”.

Udhëheqësit perëndimorë akuzuan zotin Putin se ka dërguar trupa përtej kufirit, një akuzë që Krelini e hedh poshtë. Perëndimi ka vendosur sanksione kundër disa oligarkëve të afërm me Putinin. Por efekti i tyre nuk është ndjerë shumë, thotë Ben Judah, autor i biografisë së Vladimir Putinit Perandori e Brishtë:

“Kjo tregon se nuk ka më oligarkë. Sundon diktatura e Putinit dhe ka njerëz që janë plotësisht të varur prej tij për pasurinë dhe rolin që kanë në politikën ruse”.

Zoti Judah thotë se Vladimir Putin beson se është i vetmi që mund të udhëheqë dhe të ringjallë kombin rus:

“Nëse për ta realizuar këtë i duhet të bëjë luftë, ai do të bëjë luftë; nëse për këtë i duhet të fuqizojë ekonominë, ai do të fuqizojë ekonominë. Nëse e vetmja mënyrë për ta arritur këtë është përmes nacionalizmit dhe ballafaqimit me Perëndimin, atë do të bëjë Putini”.

Zoti Putin ka qenë oficer i shërbimit sekret të Bashkimit Sovjetik, KGB-së, ku arriti të ngjitet deri në gradën e Nënkolonelit. Kjo ka lënë një mbresë të pashlyeshme tek Putini, thotë Edward Lucas:

“Ai ka ruajtur ashpërsinë dhe dinakërinë që e karakterizojnë punën me KGB-në. Po ashtu i ka hyrë në qejf fama. Ai ka dalë nga hijet e fshehtësisë duke u ngritur në qendër të skenës ndërkombëtare dhe i pëlqejnë këto aspekte të famës”.

Megjithë pozitën që ka, Presidenti Putin pohoi në nëntor në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve se nuk ka shumë miq:

“Nuk ndjehem i vetmuar, megjithëse tingëllon e çuditshme. Por nuk kam shumë takime me miq, apo kontakte me shokë”.

Rrallë herë ka momente të tilla sinqeriteti nga zoti Putin. Ai përpiqet gjithmonë të reflektojë një imazh burrërie. Vështirë të harrohet fotografia ku ai pat dalë pa këmishë, hipur në kalë, apo kur vizitonte mbetjet e një nëndetseje si dhe kur fluturonte pranë një tufe lejlekësh me një avion të vogël. Këto pamje fshehin pasigurinë e tij thotë Ben Judah:

“Putini është një njeri shumë i vetmuar, i trishtuar, tepër i izoluar; tmerrohet nga problemet shëndetit që mund të ketë, ndjen një keqardhje të thellë për veten që i ka rënë kjo barrë mbi supe për të fuqizuar Rusinë dhe që i duhet të ballafaqohet me probleme të tilla”.

Karakterizimi që i bëhet Putin në këtë kohë ngjan përafersisht portretit të Adolf Hitlerit, apo edhe të Josif Stalin.Të dy këta kishin pikërisht disa nga tiparet që po shfaq Putin. Nisur nga këto cilësime, vlen të përcaktojmë së tashme Putin po bëhet një rrezik përmanent për vetë fatet e Rusisë, por edhe të shteteve fqinje me të, deri ditën kur ai do të mund të largohet nga skena politike e brendshme dhe e jashtme e Rusisë nga populli rus me votën e tij të shenjtë

Derisa serbët e rusët futën në Kosovë,si në bahçe të babës, dhe derisa Veriu i Mitrovicë,totalisht Serbi, ku nuk përfillen simbolet e shtetit të Kosovës,derisa ,fare hiq fare, nuk përfillin Kushtetutën e Kosovës,shtrohet pyetja; Çfarë shteti është Kosova,dhe ku është Kosova,e serbëve e Ruseve apo e qytetarëve të Kosovës?

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)