Koalicionet nuk bëhen sa për sy e faqe!

Koalicionet nuk bëhen sa për sy e faqe!
Koalicionet nuk bëhen sa për sy e faqe!

Nexhmedin Saqipi

  • 15 janar 2020 - 11:09

Zvarritja e formimit të koalicionit qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk bëhet për shkak mungesës së modaliteteve, por për shkak të dinjitetit politik e partiak.

Nuk mund të akuzohet LDK, se po bënë obstruksione lidhur me formimin e koalicionit qeverisës, ngase një subjekt politik siç është ajo, kërkon përgjegjësi në ndarjen e detyrave dhe obligimeve shtetërore, që u dalin përpara.

Një parti si kjo e LDK-së, me disa mandate në qeverisjeje të vendit, është e natyrshme se nuk lejon, që dikush në emër të saj të merr vendime, të nxituara, të pamatura dhe të papërgjegjshme. Prandaj, nuk është çudi pse partia e ish dr. Ibrahim Rugovës, kërkon veprime konkrete dhe pragmatike, në lidhje me formimin e Qeverisë.

Në këtë drejtim është Vetëvendosja e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e cila në mungesë të një vullneti të mirëfilltë politik, po krijon boshllëk në formimin e Qeverisë, duke e çuar vendin drejt një vakumi institucional.

Nga ky vakum institucional, po krijohet një klimë jo e favorshme për ta nxjerr vendin nga kolapsi ekonomik dhe nga ngërçi politik. Nëse kështu vazhdohen, nuk është çudi që Kosovë, të futet në një krizë më të madhe financiare nga e cila nuk mund të dal sikur edhe bota të ngrihet në këmbë për shpëtimin e saj.

Prandaj, për të mos u bërë vonë, do të ishte mirë që presidenca e Kosovës dhe shkëlqesia e tij Hashim Thaçi, pas disa ultimatumeve, të marr hapa të tjerë për krijimin e Qeverisë, duke ia dhënë shansin ndonjë subjekti tjetër, i cili ka vullnet për ta kurorëzuar votën e lirë qytetare për një Kuvend, stabil, të përgjegjshëm dhe efikas.

(Kosova Sot Online)