As Reqaku nuk arriti t’i vetëdisojë politikanët e Kosovës!

As Reqaku nuk arriti t’i vetëdisojë politikanët e Kosovës!
As Reqaku nuk arriti t’i vetëdisojë politikanët e Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 16 janar 2020 - 11:12

U bënë 21 vite kur forcat fashiste të serbisë vranë dhe masakruan 45 civil shqipëtarë, të pafajshëm pleqë, gra dhe fëmijë. Në përvjetorin e kësaj ngjarje të 15 janarit të vitit 1999 shumë qytetarë, miqë,familjarë dhe figura eminente në krye me Ambasadrin- ish përfaqësuesi e OSBE-së Wiliam Walker, sot u përkujtuan këto viktima me plotë dhimbje emocione dhe dëshprime për atë qe ndodhi dhe për mungesën e ligjit dhe drejtësisë që krimminelët të dalin para ligjit.

Kjo ngjarje e cila e tronditi gjithë botën demokratike dhe e lëvizi ndërgjegjjen njerzore për të ndalur gjenocidin në Kosovë, e detyroi aleancën e NATO-së që të ndërhyjë kunder forcave serbe dhe e detyroj Millosheviqin që të kapituloj. Është i dhimbshëm ky përvjetorë dhe shumë përvjetorë tjerë gjithandej Kosovës ku u vran dhe maskaruan me qindra mija shqipëtarë, ku mbetën nëna pa djemë dhe vajza e shumë shtëpi dhe familje u mbyllën përgjithmonë.

Edhe pas të gjitha këtyre krimeve dhe zullumeve që ju banë Kosovës , klasa politike e Kosovës po bën luftë për pushtet duke e harruar të kaluarën e dhimshme. Se me të vërtetë politika kosovare ka kaluar qdo normë racionale të moralit dhe integritetit njerzorë po tregon situata momentale ku shteti i Kosovës nuk është në gjendje të funksionoj normalë për shkak të interesave dhe klasës patologjike që mbizotron te kjo. Për shkak të dështimeve të skenës politike, Republika e Kosovës ka mbetur në geto dhe për dit e më shumë po shkonë kah dështimi.

Politika e Kosovës ka kohë që ka hyrë në rrugën qorre duke e vu në planë të parë interesin personal, partiak e në anën tjetër duke dëmtuar dhe shkatërruar të ardhmen dhe përspektivën e gjeneratave të reja, kjo po manifestohet edhe këto ditë kur partit politike nuk janë në gjendje të bashkohen, të bëjnë koalicion për ti krijuar institutcionet e shtetit . Bota ka filluar ta ndryshoj mendjen ndaj Kosovës për shkak të politikës së mbrapshtë dhe të degradimit të vlerave demokratike njerzore.

Prandaj nuk është rasti dhe nuk pritet më mir nga serbia dhe Vuqiqi të cilët edhe në këtë përvjetorë të Reqakutë e mohojnë krimin të cilat e kan bërë forcat e tyre dhe para Botës mundohen ta fajsojnë UQK-në si teroriste. Eshtë paradoks i madh dhe naivitet të kërkoshë normalizim mardhanjesh me Aleksander Vuqiqin, minstrin e informatave të Millosheviqitë i cili u shpallë kasap i ballkanit. Vuqiqi është një ndër personalitetet më negative qe ka pas serbia ndonjëhere në udhëheqjen e saj ky President i Serbisë është në gjendje që për Serbinë e madhe nga politikani nacionalistë të shëndrrohet në figurë liberale dhe demokratike.

Ai gjatë një dite dinë ta luan rolin e artistit të filmave të nacionalistit ekstrem, të demagogut intercionalistë, të viktimës së kombit dhe më në fund e vërteta tregon se është dhe mbetet nxënës i Vojsllav Sheshelit. I tillë është edhe Ivica Daqiqi si zëdhendës i Milloshoviqit, e mos të flasimë për zagarin e tyre Aleksandër Vulinin si sekretar i ( Jullit- bashkshortes sllobodan Milloshoviqit).

Të gjitha këto që ndodhën dhe janë barrë e randë e të kaluarës dhe të sotmës të popullit shqipëtarë i cili gjithmonë gjatë historis u sakrifikue e dha shumë për lirinë e Kosovës.

Është momenti i fundit, që intelegjenca kosovare dhe rinia demokratike të vetëdisohen për ta ndryshuar gjendjen aktuale në shtetin e Kosovës. Përndryshe ardhmëria dhe përspektiva e shtetit të Kosovës dhe gjeneratave të reja ,do të jenë të pa parashikushme.

(Kosova Sot Online)