Walker akuzohet nga A.Vuçiç, ndërsa Haradinaj nga E.Rama

Walker akuzohet nga A.Vuçiç, ndërsa Haradinaj nga E.Rama
Walker akuzohet nga A.Vuçiç, ndërsa Haradinaj nga E.Rama

Skender Kapiti

  • 16 January 2020 - 14:55

Vuçiç akuzon Walker si falsifikues e mashtrues për masakrën e   Reçakut , ndërsa Kryeministri i Shqipërisë akuzon për “shpifje” Kryeministrin e Kosovës Haradinaj.Dhe po me rastin e 21 Vjetorit të asaj masakre është po OSBE e cila e kujton atë masakër të Reçakut, dhe E.Rama  si kryesues sot i OSBE -së  çuditërisht nuk foli atë ditë asnjë fjalë , e që më e mira për të do të kishte qenë që me 15 Janar 2020 të ishe edhe ai në Reçak sepse nuk do t’i kishte vënë E.Ramës “notë negative në sjellje”  as OSBE, as SHBA , as NATO dhe as BE, por  ndoshta do t’i kishte mbetur hatri Presidentit serb, sepse ai genocidin serb nuk e njeh dhe masakrën e Reçakut e ka quajtur trillim.

Por jo vetëm se nuk e përmendi Reçakun dhe masakrën, por pikërisht atë ditë , ditën  e 15 Janarit 2020 të masakrës ,kryeministri Rama dorëzon një padi kundër kryeministrit të Kosovës Haradinaj të cilin Rama e akuzon për “shpifje”pse ai nuk hoqi taksën e mallrave serbe, pse Haradinaj  kundërshtoi fort ndarjen e Kosovës, pse kundërshton ashpër lobimin serb kundër Kosovës dhe minishengenin antishqiptar  Rama-Vuçiç.  Por si është e mundur ta bëjë këtë kryeministri i Shqipërisë, që  ta akuzojë  Kryeministrin e Kosovës R.Haradinaj për shpifje kur Haradinaj  me guxim patriotik e politik të pashëmbullt sfidoi dhe mposhti në Hagë të gjitha akuzat e shpifjet e supozuara të  Beogradit për gjoja krime lufte, si dhe kur dihet se gjithë opinioni publik mbarëshqiptar e dinë se e vërteta është me Haradinajn dhe jo me Ramën , pasi Haradinaj  mbrojti tërësinë territoriale të Kosovës, pasuritë kombëtare të saj  dhe dinjitetitin e sovranitetin kombëtar të Shtetit të Kosovës!?

Kjo padi e Ramës kundër Kryeministrit Haradinaj është si ajo padia dhe akuza e ishministrit të propagandës së Millosheviçit, sot President i Sebisë, Vuçiç , i cili deklaroi për masakrën e Reçakut si trillim, dhe ishkryetarin e Misionit të OSBE-së z. Walker si falsifikator dhe mashtrues , pse ai denoncoi botërsht genocidin serb. Pra që të dy si Presdenti i Serbisë ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë të vërtetat e mëdha historike i quajnë trillime, shpifje e mashtrime.

(Kosova Sot Online)