Presidenti Ibrahim Rugova do ta donte një Kosovë ndryshe!

Presidenti Ibrahim Rugova do ta donte një Kosovë ndryshe!
Presidenti Ibrahim Rugova do ta donte një Kosovë ndryshe!

Hysen Ibrahimi

  • 17 January 2020 - 18:15

Jemi në prag të 14 vjetorit që kur shkoi në amshim presidenti historik e shpirtërorDr. Ibrahim Rugova. Si, studiues, shkrimtar e politikan, ai u shndërrua dhe mbeti një ikonë për popullin shqiptar, por edhe ndër figurat shumëvizionare dhe përmbajtjesore në botë. Shumë burrshtetas botërorë e kanë cilësuar presidentin Ibrahim Rugova, si lider unik, me qendrime të forta, vizionar, njeri paqedashës!

Vizioni i tij për Kosovën, i publikuar që në fillim të viteve 90-të, u bë realitet menjëherë pas luftës. Ai arriti të parashikonte shumë zhvillime dhe procese të rëndësishme për vendin. Pavarësisht kundërshtimeve, madje edhe kërcënimeve me jetë, presidenti Rugova arriti të dëshmojë të ndërtojë institucione serioze të shtetit. Arriti të dëshmojë se Kosova është më e rëndësishme se partitë apo grupacionet politike.

Sot, kur Kosova po kalon kohë të vështira, figura e presidentit Rugova po përmendet secilën herë e më shumë. Kosova do të kishte nevojë për një figurë të tillë të qëndrueshme dhe me vizion të qartë.

Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të tij, arritën të kuptojnë dhe të përqafojnë qasjen e tij proevroipiane dhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, partia që themeloi ai, Lidhja Demokratike e Kosovës, kaloi periudha të vështira, shpesh duke rënë keq në proceset zgjedhore dhe zhvillime të tjera. Interesa të ngushta brenda partisë duhet të tejkalohen, apo të mos ekzistonin fare. Këtë LDK që ne e shohim nga jashtë, nuk i ngjanë LDK-së së drejtuar nga Ibrahim Rugova.

LDK duhet të jetë e fortë, parti e traditës, parti e vlerave, e tolerancës dhe e prosperitetit. LDK duhet të jetë partia e Ibrahim Rugovës. Atë duhet ta drejtojnë vetëm njerëzit që kanë vërtetë vizion të Rugovës. Në të kundërtën është mëkatë të përmendet dhe të shfrytëzohet emri i tij, për apetite të individëve për pushtet.

Është e pafalshme të bëhet ky ndryshim kaq drastik në mes të LDK-së së viteve 90-të dhe LDK-së së sotme. Atë botë, presidenti Rugova kishte arritur të drejtonte partinë duke mbajtur nën një ombrellë gjithë popullin e Kosovës, dhe atënë kohën e shqetësimeve më të mëdha politike nën një regjim të pushtetit kriminal serb. Që atëherë ai arriti të artikulonte kërkesat e qarta politike dhe sociale tëshqiptarëve, duke nisur një lëvizje pluraliste. Njëleëvizje me program kombeëtar e demokratik, duke u pranuar si njëprogram rrënjësor politik për Lirineë, Pavareësineë e Demokracineë e Kosoveës. Në qoftë se liria dhe pavarësia e Kosovës janë arritur me shumë mund, faza më jetike është instalimi dhe ndërtimi i demokracisë.

Koncepti i Demokracisë është formë e qeverisjes ku shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre, ose drejtpërdrejt përmes referendumeve, ose jo drejtpërdrejt, përmes zgjedhjes së përfaqësuesve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare populli i Kosovës votoi për ndryshime. Zgjodhi përfaqësuesit e vet me votë. Vota e sovranit është e shenjtë! Për presidentin Rugova qytetari ka qenë në radhë të parë. Ai në secilin rast i është drejtuar njerëzve me: “Të dashur qytetarë...”, “Të dashur mërgimtarë” dhe për të kanë qenë vërtetë “TË DASHUR!”.

Ju që mund të keni harruar qasjen e Ibrahim Rugovës për LDK-në, institucionet dhe Kosovën, kthehuni pak në kohë, mund të shfletoni pak nga arkivat që sot na i ruan interneti dhe në qoftë se ju nuk i keni. Mos harroni se LDK-ja ka qenë parti e shpresës për popullin e Kosovës. Mos e fundosni atë shpresë, edhe ashtu e mbetur në fije të hollë.

“Ai që jeton dhe punon për kombin, nuk do të harrohet kurr”, Presidenti Ibrahim Rugova, mbeti i tillë. Ndaj, Presidenti Ibrahim Rugova do ta donte një Kosovë ndryshe! Sikurse që do ta donte edhe një LDK ndryshe.

Qoftë e përjetshme figura e Presidentin Ibrahim Rugova,

Zoti e bekoftë shpirtin e tij,

Zoti e bekoftë popullin Shqiptar!

(Kosova Sot Online)