Jeta në këtë botë bëhet vetëm një herë..?!

Jeta në këtë botë bëhet vetëm një herë..?!
Jeta në këtë botë bëhet vetëm një herë..?!

Skender Mulliqi

  • 17 January 2020 - 21:54

Ta besojmë faktin së jeta në këtë tokë, bëhët vëtem një herë, dhe gjasa tjera nuk ka.Dhe, në këtë rrugëtim shumë kush veti i jep të drejtë, që të merret më jetën e të tjerëve, së më lehtë është të merresh më problemet e njerëzve të tjerë.

Adoleshentet  nuk brengosën shumë për asgjë , dhe nuk mendojnë shumë së çka i sjellë dita e neserme. Kur njeriu i arrinë vitet e mesme , aty edhe i fillojnë përjetimet dhe problemet vwrteta jetësore . Por ,disa sikur  nga mendja nuk rriten tamam  edhe pse e kan moshën.Mbesin si përsonazhi i idiotitit në romanin e Dostojevskit.Janë të cekët nga mendje dhe kjo i bënë njerëz  jo serioz.

Disa njerëz bëhen parazitë , duke pritur që të mirat tu vihen si në pjatë, ose që të tjerët të kujdesën për ta. Të këtillët duhet së janë  infiltruar  në jetën tonë politike ,e të cilët sikur nuk janë rritur për të punuar dhe fituar më ndjersë, por të bëhën pasanik më mundin dhe djersën  e te tjerëve?!

Nuk ka mbetur temë tabu sot në Kosovë.Por , ende shumë tema , kan mbetur të pa prekuara, nga mos interesimi, por edhe nga frika nga të fuqishmit e politikës.Deri sa kemi një situatë të tillë,  nuk mund të lavdërohemi së po bëjmë punë të mira , si për veti , ashtu edhe për shtetin.Çdo rrefim tjetër për jetën e mirë, nuk është gjë veqse një mashtrim i madh.Problemet nuk zgjidhen duke ju ikur atyre, por duke u ballafaquar më to.

Ka mbetur një numer i vogël njerëzish , të cilët po angazhohen të na vijnë ditë më të mira. Sikur nuk po i japim vetit të drejtë, që të bëhemi pjesë aktive  e kësaj shoqërie e cila ka filluar të kalbet nga mbrenda.Jemi bërë të pafuqishem karshi "demoneve". Kemi krijuar nga ata mite të rreme, duke i bërë  ta ndiejnë vetën të pathyeshem.Ne hapësirën tonë, më shumë po ka autoritet një postier , pyllatar, poliic, së sa intelektualet e mirëfilltë!

Ne vend që i gjithë angazhimi ynë të kërkohet duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë, në po mendojmë së problemet do tna i zgjedhin  hoxha apo prifti?! Nga te dhierat tona, veq shlirohemi momentalisht, së nuk zgjedhet asnjë problem tjetër.Njeriu ynë sikur është mësuar të rrinë gatitu.

Më shumë  kemi mbetur më shumë , duke u sjellur dhe pështjellur si pordha në klina, pa bër lavrën e miut,që jetën të bëjmë  më të mirë.Ndoshta , edhe mund ta kem gabim, por pa hy në mbrendinë e problemeve, vështirë do të jetë, që ta gjejmë qelësin e suksesit. Mbi 60 pwrqind të njerëzve , sot po jetojnë më sedativa , deri të ato neurologjike.Shumë kush ngushëllim po gjën në raki, në lojëra të fatit etj.

Dhe, të gjitha këto po reflektohen  edhe në familje, duke i shkatërruar shumë nga  ato. Njerëzit nga zori dhe pa inicitivat për të bërë diçka që ta rregullojnë jetën, shumë po bësojnë në gjëra imagjinare  si shpëtim  gjoja nga e keqja! Energjitë negative janë akumuluar aq shumë, sa njerëzit kan filluar edhe ta humbin  torruan dhe kontrollin. Pa durimi po theksohet gjithnjë e më shumë. Gjërat nuk përmirësohen më lutje! Nuk na duhen ato.

Na duhet puna e madhe dhe angazhimi praktik që jetën ta bëjmë më të lumtur... Njeriu ynë , si njeriu ynë. I mbyllur për gjithëqka karshi asaj që do ta bënte atë shumë më shumë  me aktiv për të mirën e familjës, të rrethit dhe mbarë shoqërisë...Kemi filluar të sillemi si të sëmuarit të cilët çdo ditë shikohën në pasqyrë...!

(Kosova Sot Online)