Deri kur do të përdhunohen qytetarët e Kosovës

Deri kur do të përdhunohen qytetarët e Kosovës
Deri kur do të përdhunohen qytetarët e Kosovës

Shefqet Jashari-STROFCI

  • 19 January 2020 - 15:26

Siç dihet qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit treguan zgjuarsi dhe pjekuri politike, duke i dënuar me votën e tyre partitë e ,,komandantëve’’ të vetëshpallur të luftës çlirimtare të Kosovës , të cilët treguan me vepra konkrete se kur është interesi i tyre personal, partiak, klanor dhe regjional, interesi kombëtarë nuk ekziston fare.

Populli ynë i lodhur dhe i rraskapitur nga ,,politikajë’’analfabet, ,,patriot’’, ,,atdhetarë’’ e ,, çlirimtarë’’me ,,famë’’ e kajtaxhi të sëmuar për pushtet e pasuri, që i polli LPK-ja e Xhavit Halitit e Ibrahim Kelmendit, shpresat i vuan në dy partitë e opozitës LDK-në, dhe Vetëvendosjen, se do të sjellin ndryshime rranjësore në qeverisjen e Kosovës, me çka do të rilindnin shpresen se Kosova do të ngritet në këmb nga shtrati i të smuarit kronik që e vuan bijt e tij faqezi.

Fatkeqësisht lidrshipi i LDK-së dhe i Vetvendosjes po tregohen të papëgjegjshëm ndaj qytetarëve të Republikes së Kosove, duke treguar se edhe për këta politikaj interesi personal, partiak dhe klanor është mbi interesin kombëtarë. Edhe pse krerët e LDK-së dhe Vetëvendosjes po dëshmojnë se programi qeverisës dhe ndarja e përgjegjësive është miratuar nga ekspertët dhe krerët e të dy partive, ju ka lindur një ,,problem’’ për ta shumë më madhështorë se sa formimi i Qeverisë, shumë më i rëndësishëm se sa Programi qeverisës, më i rëndësishëm se sa interesi i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Për njerëzit që kanë arsye dhe logjikë, zgjedhja më e mirë jo vetëm për LDK-në dhe Vetëvendosjen, por edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj do të ishte, që çështja e Presidentit të zgjidhet nga Parlamenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës, duke bërë ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet parlamentare, me çka do të formohshin disa Njësi zgjedhore, dhe do të bëhet ndryshimi i zgjidhjes së Presidentit, jo nga Parlamenti-nga partitë, por drejtpërdrejt nga populli.

Një këshillë për LDK-në : Edhe po të ua japin Vetëvendosja të drejten për ta caktuar e zgjedhur ju Presidentin, nuk do të duhej ta merrni në as një mënyrë se atëherë SHIK-u i instaluar në udhëheqjen e juaj, do të ua shkatrronte partinë.

Një këshillë për Vetëvendosjen : Plotsonjani dëshirën e flakt të LDK-së me një shpjegim, se po ua japim këtë post për hir të Zotit, e pastaj edhe për hirë të qytetarëve të Kosoves. Duhet të jeni të bindur se autoriteti i juaj do të rritet e do të forcohet në popull më tepër se sa ta qoni Kosovën në rizgjedhje të reja, ndërsa autoriteti i LDK-së do të bie posht.

Këshilla e fundit për Vetëvendosjes dhe LDK-së : Po qe se nuk e formoni Qeverinë dhe Kosovën e qoni në zgjedhje të reja, do ta sillni vendin në një krizë të paparë deri më tani. Qytetarët e Kosovës që dinë të mendojnë e që kanë arsye dhe logjikë, lidershipin e juaj do ta konsideronin shumëfish më të ligjë e më qyqarë, shumëfish më të poshtër dhe shumëfish më tradhtar, se sa lidershipin që e lindi LPK-ja e SHIK-u i PDK-së!

(Kosova Sot Online)