Shko “pije” mollën, Isë!

Shko “pije” mollën, Isë!
Shko “pije” mollën, Isë!

Kimete Berisha

  • 20 January 2020 - 12:34

U bë mirë.

Albini vendosi ta pranoj fatin, të bëhet çka është 'shkruar' të bëhet.

Vendosi t'i numëroj ditët, le të del ku t'del.

Para karriges së zbrazur të Isa Mustafës, në tavolinë, e kish vendosur një lëng molle për mirëseardhje në qeveri... mollë, si mesazh i shëndetit, pavdekësisë, dijes, joshjes...dhe si simbol i 'frutit të ndaluar'.

Tash shko pije n'ta mbajt.

Kur molla është e bluar nuk është simbol i mëkatit të kompletuar, se mëkati nuk pihet po hahet.

Por nga 'molla' lind jeta.

E pa e 'hëngër' mëkatin, nuk bëhet qeveria.

Se Isa është veteran i mëkateve. Dhe e ka shansin ideal të pendohet.

Unë ia kisha vendos aty një lëng kastraveci (duke u bazuar në kuptimin spiritual të këtij perimi), dhe një patligjan, se kur patligjani iu prezantua Evropës, u quajt 'molla e dashurisë'.

Isa Mustafa s'i bëjke behane Rrahman Morinës e po i bën behane der' këtij djali.

Kurrë më për shtune e shtatqind vjet s'ka me pas shans as ëndërr me pa m'u bë president.

P.S. Shko 'pije' mollën se politician më bajat se ti nuk njeh historia shqiptare.

Isa është 'susta' e 'shtikerit' që e ndal dritën, Albini është 'susta' e ndërpresërit që e ndez dritën.

Qeveria do të ishte si vet jeta, terr dhe dritë.

Nata-Dita, Dita-Nata, Nata-Dita, loja ime e preferuar e fëmijërisë.

(Kosova Sot Online)