Kur veprimet e sjelljet të shpallin de fakto person “non grata” në Kosovë

Kur veprimet e sjelljet të shpallin de fakto person “non grata” në Kosovë
Kur veprimet e sjelljet të shpallin de fakto person “non grata” në Kosovë

Skender Kapiti

  • 21 janar 2020 - 14:13

Mosprania e kryeministrit tëShqipërisë Edi Rama në Kosovë as në pëkujtimin e 21Vjetorit të Masakrës së Reçakut me 15 Janar 2020 , si dhe as nëAkademinë Përkujtimore“Faleminderit Shqipëri” në respekt tëmikpritjes vëllazërore të të dëbuarve shqiptarë të Kosovës,këto mungesa të tij nuk ishin rastësore. Por arësyeja është ajo se Kryeministri i Shqipërisë e ndjen dhe e ka “kuptuar”se ai është i padëshirueshëmdhe as i mikpritur në Kosovë.

“Minshengeni”Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri pa Kosovën i shërben strategjisë së Beogradit i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, por lufton në maksimum kundër integrimeve dhe njohjeve të saj , nuk njeh as genocidinserb mbi shqiptarët e Kosovëspor edhe punon për izolimin e Kosovës.

Kjo sepse Beogradi e ka strategji kombëtare e shtetërore antishqiptarizmin dhe rrënimin e izolimin e Kosovës. Pas deshtimitpër ndarjen dhe coptimn e Kosovës u hodh në skenë teoria e të ashtuquajturit “minishengen” të cilën ashtu sikurse edhe ndarjen e Kosovës e mbështet dhe e përkrah edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një thikë e thellë kjo pas shpine nga Tirana për Kosovën.

Por nuk harron memoria kombëtare se edhe paraardhësit e Ramës si kryeministra e Presidentë të Shqipërisë, si p.sh. ishpresidenti Berisha i cili ka shkelur embargon ndërkombëtare të karburanteve duke furnizuar makinën kriminale, vrastare e genocidiale të Millosheviçit.

Nuk harron historia as dakordësinë e tij për autonomi kulturore për Kosovën dhe as dakordësia në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Ministri i Jashtëm i qeverisë së tij për një Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën, njëlloj kjo ide si ajo per autonomi substanciale që kërkonte Beogradi. Po ashtu kujtesa kujton dhe ka shkruar edhe atë se për ishkryeministrin Fatos Nano si kryeqytet i Kosoves ai deklaronte dhe orientonte Beogradin.

Ngatërresat apo konfliktet; nismat, marrëveshjet dhe deklaratat e “pamatura”, “të ngutshme”, të nxitura e të motivuara nga interesa të ngushta pesonale e partiake politike e pushteti të cilat bëhen nga politikanët dhe pushtetarët e lartë dhe injorantë atëhere ato i bëjnë dëme shumë të mëdha kombit: nxisin edhe urrejtje, reagime e përçarje brënda tij. Këto i shfrytëzojnë në maksimum armiqte e shqiptareve dhe sidomos edhe elemetët shqipfolës shqiptarofob dhe serbo-grekofil si dhe mediatikët mercenarë në Shqipëri kundër kombëtarizmit dhe patiotizmit të vërtetë shqiptar.

Duhet parë, studiuar e gjykuar me shumë kujdes “mosmarrëveshjet” apo “grindjet” e zënkat politike të disa politikanëve shqiptarë pasi ato edhe kanë qëllim dhe strategji djallëzore e cila është: largimi dhe distancimi kombëtar mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës e që i shërben edhe idesë antishqiptare për komb shqiptar dhe komb kosovar.

Me veprimet që ka kryer Kryeministri i Shqipërisë de fakto ato e shpallin atë si person “non grata” në Kosovë .

As nuk perceptohej dhe as nuk do të besohej se ndonjëherë do të kishte një “padi” të ndonjë kryeminisri të Shqipërisë kundër atij të Kosovës dhe anasjelltas.

Por, edhe nuk do të besohej se ndonjë kryetar shteti apo kryeministër nga Shqipëria se do të merrte inisiativë personale për pajtimin shqiptaro-serb duke mospërfillur dhe duke anashkaluar Kosovën, dhe as nuk mundet që një nismë e tillë të iniciohej nga Shqipëra kur autor i krimeve dhe të genocidit janë serbët; dhe nuk duhet të kërkohet pajtim nga Shqipëria në emër të viktimave që janë shqiptarët të Kosovës, dhe as pa i pyetur ata. Pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe genocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës nuk mund të ketë as pajtim mes shqiptarëve e serbëve.

Ky ishte gabimi i parë i madh që ka bërë kryeministri shqiptar E.Rama.

Nuk duhej të vendosej taksa antiKosovë e “Rrugës së Kombit” pa u konsultuar të paktën me Prishtinën dhe as të kërkosh minishengenin ballkanik kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Për këto dhe të tjera sjellje si të tilla p.sh . edhe ajo e “korigjimit të kufijve” nuk ka pasur kundërshti vetëm nga politika, akademia, media dhe shoqëria shqiptare e Kosovës por edhe nga politika dhe shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe sidomos nga Presidenti i saj, Ilir Meta, cili është personazhi gjithkombëtar i Vitit 2019, pra edhe më i dëshirueshmi dhe më i mikprituri në Kosovë.

Kjo pasi për herë të parëShqipëria ka sot një burrështetas si Presidenti Meta cili i pëkushtohet me seriozitet dhe me përgjegjshmëri morale e patriotike çështjes gjithshqiptare në ndihme, në respekt dhe në mirënjohje të thellë kombit në tërësi dhe Kosovës në veçanti , e cila ka nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore të Shqipërisë për shtetndërtimin, për zhvillimin , për integrimin dhe për njohje ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj është paditur nga E.Rama, nga Kryeministri i Shqipërisë për shpifje, sikur Haradinaj paska shpifur kundër tij si përkrahës i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndarjen e Kosovës.

Por pse nuk reagojnë as politika, as intelektualët dhe as shoqëria civile kur Kryeministri i Shqipërisë me arrogancë dhe në sjellje krejtësisht provokative dhe me fyerje te rënda kundër të gjithëatyre të cilët kundërshtuan Hashim Thaçin dhe planin për marrëveshjen me Serbinë në dëm të Sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, kur kundër kësaj marrëveshje apo projektideje janë shqiptarët e Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarët dhe kombi shqiptar?!

Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?! Pseas minimalishtnuk reagojnë dhe nuk e padisin E.Ramën të paktën për këtë fyerjetë tij, dhe pse si atë ashtu edhe Mogherinin nuk i shpallin persona non grata në Kosovë.

Por pavarësisht se nuk ka vendim zyrtar që ua ndalon atyre hyrjen në Kosovë, si Mogherinit dhe Ramës, reagimi dhe kundërshtimi kombëtar në Kosovë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit, de fakto, Rama nuk besoj se nuk e di tashmë se ai është publikisht person i “padëshirueshën” dhe as i mirëpritur mënë Kosovë.

Dhe përse parlamenti i Kosovës nuk fillon procedurat për shkarkimin e Presidentt Thaçi pasi ai ka shkelur dhe ka kryer edhe krim kundër Kushtetutësnë rastin e “korigjimit të kufijve”?

A mos duhet që Edi Rama të padisë të gjithë shqiptarët të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit?! Dhe a mos duhet që ai të padise edhe ata politikanë e shtetarë të lartë europianë dhe të BE-së që janë edhe ata kundër shkëmbimit të territoreve?!

Kryeministri Shqipërisë do të kishte qenë e mira dhe e duhura për të sikur ai dhe qeveria e tij t’i bënin padi Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiç të cilët jo vetëm se nuk e njohin genocidin por edhe provokojnë dhe e mohojnë genocidin serb ndaj shqiptarëve.

Kjo padi e tij kundër kryeministrit Haradinaj është shumë djallëzore, pasi ajo ka si objektiv edhe atë se: pas dështimeve të Beogradit me akuzat dhe shpifjet e tyre për krime të supozuara te luftës, ku Ramushi doli i pastër e që embrojti heroikisht pastërtinë e luftës së drejtë e të lavdishme të UÇK-së dy herë në Hagë, dhe tani vjen një akuzë por kësaj radhe jo nga serbët e as nga Ponte e as nga Dik Marti, por vjen nga kryeministri i shtetit amë, nga Shqipëria, me një akuzë për “shpifje”, ku vetëm shpifje nuk është ajo të cilën e ka demaskuar dhe kundërshtuar populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët, edhe kryeministri i saj z.Haradinaj, që është kundërshtimi i coptimit dhe të ndarjes së Kosovës e cila defakto po të ralizohej ishte me pasoja shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

Këtë padi kundër kryeministrit Haradinaj E.Rama e bën edhe si përpjekje për të justifikuar veten e tij para opinionit të gjërë shqiptar se ai nuk ka qenë pro ndarjes së Kosovës, por edhe për t’u justifikuar tashmë para ortakëve të tij të atij projekti antiKosovë, se tani ai nuk mund të vazhdnte mëdhe nuk mund te vazhdojë më tej që tëjetë me ta , pasi ky projekt ka dështuar si një akt i mbetur në tentativëpasi u zbulua, demaskua dhe u kundërshtua nga të gjithë shqiptarët por edhe nga BE sepse jo vetëm se korigjimi i kufijve pas ndarjes së Kosovës ishte kundër shtetit Kosovar,por ishte kundër linjës politike të BE-së.

Kush është për ndarjen e Kosovës, apo ata të cilët e mbështetën dhe e mbështesin akoma atë, ata janë në anën e gabuar të historisë dhe mosnjohës e mohues të kombit dhe të sakrificave të brezave që luftuan dhe që kanë dhënë jetën për kombin , shtetin dhe për ardhmërinë.

Kosova edhe kështu, me këta kufij që ka sot, ajo është e cunguar pasi ka jashtë kufijve të saj popull dhe territore shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e Sanxhak. Serbia nuk ka humbur asgjë nëKosovë , pasi Kosova ka qenë dhe është shqiptare dhe e shqiptarëve , dhe shqiptarët e fituan me luftë mbi njëqind vjeçare të drejtën e tyre kombëtare, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e tyre, ndërsa serbët u dëbuan nga Kosova me luftë me 12 Qershor 1999 si kolonizarorë, pushtues dhe genocidistë.

(Kosova Sot Online)