Dimri i 24 janarit 2011 na stepi, se ndërroi jetë prof. Nazmi Lukaj

Dimri i 24 janarit 2011 na stepi, se ndërroi jetë prof. Nazmi Lukaj
Dimri i 24 janarit 2011 na stepi, se ndërroi jetë prof. Nazmi Lukaj

Skender Mulliqi

  • 21 January 2020 - 14:23

Nuk harrohen  kurrë miqët.Nuk harrohen ata që i deshte dhe të deshtën pa hile.Miqët të mungojnë çdo herë.Si të venitet kujtimi për mikun tim të qmuar, krijuesin dhe publicistin , Nazmi Lukaj! Para së gjithash ishte njeri i mirë, shumë i ndërshem , i dashur, talent i rrall i letrave shqipe, i cili la pas veti shumë shkrime publicistike, dhe katër libra të botuara.

Tashmë u bënë 9 vite, nga vdekja e tij, kur u tjetërsua ekuilibri i stinëve,të një dimri të 24 janarit që nuk harrohet nga familja , nga shoket , miqët dhe nga ata që e njohën prof.Nazmi Lukajn.Atë natë në Tiranë i ftohti u kthye në mort.Sikur dimri na ngriri e stepi, për lajmin së Nazi ynë, i dashur kishte ndërruar jetë, në përballje më një sëmundje të rëndë. Përballoi Nazi shumë fortuna mbi supe, por jo edhe sëmundjën, që ja këputi ëndrrat e jetës më mes ne moshë të re.

Atë dimër mizor të vitit 2011, mbaron një histori e një publicisti të shquar, por që jeta dhe vepra e tij, nuk do të harrohen asnjëherë.Jetoj dinjitetshëm, në mes të njerëzve të mirë, por jetojë duke e kthyer  shpesh kokën mbrapa, nga vrasësit dhe koplilët, që thuren një epokë ogurësh të zymta. E ndoqën komplotet në gazeta ku punojë nga hileqaret  e kohës!

Jetojë në mes  kërcënimeve te atyre që jetuan në mes tragjedish dhe tradhtish. Të atyre  që e prishën ekujlibrinë e jetës në Kosovën e pas luftës. Por, Nazi kurrë nuk përkulë dhe as nuk frikësua, së kauza për të cilën luftoi dhe u angazhua gjithë jetën ishte kauzë kombëtare. Ai e kishte të qartë së ngjarjët duheshin përballuar pa frikë, si ndodhi  të pa shmangshme të jetës.Ai e ndoqi më fanatizem fatin e vet,  duke qëndruar vertikalisht. Tehun e mprehtë të frikës, e kthejë brenda zemrës, atje ku gjeti guximin e të shkruarit.

Dashuria  e vërtetë për atdheun dhe kombin, është  si një pemë e madhe më rrënjë të thëlla, atje ku nuk ka mundësi askush ta qrrënjosë?! Ishte profesor i vyer,ishte fugurë e madhe prej gazetari e shkrimtari... Nazmi Lukaj, zën një vend të rëndësishem në publicistikën shqiptare.Përshkrimet dhe rrëfimet e tija e plotësojnë tablonë  e ditëve tona, të cilat edhe pasqyrohen mirë në veprat e tija.

Jeta dhe vepra e Nazmiut, janë thellësisht të kulluara, janë  njerëzore dhe bujare, për të mirën shqiptarëve dhe të shtetit të ri të Kosovës. Ajo çka kërkonte nga jeta ishte kërkim i vetvetës, ishte ndërgjegjësim , është si një rilindje, që të bën të fortë kurdoherë.I tillë ishte në jetë dhe më vepra që i la mbrapa, miku im i paharruar, Nazmi Lukaj...

(Kosova Sot Online)