Ta shpëtojmë Liqenin e Badovcit nga kriminelët, kryehajnat dhe kryebanditët!

Ta shpëtojmë Liqenin e Badovcit nga kriminelët, kryehajnat dhe kryebanditët!
Ta shpëtojmë Liqenin e Badovcit nga kriminelët, kryehajnat dhe kryebanditët!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 January 2020 - 16:23

*Ku janë kryebanditët e bandave politike që nuk e thërrasin popullin në kryengritje gjithëpopullore për t´i shpëtuar pasuritë natyrore që na ka falur Zoti hise?

*Kryebanditët e bandave politike heshtin se nuk e kanë hallin e popullit e të natyrës, por kanë hallin e pushtetit, sepse i ka verbuar hajnia.

*Populli të mos i ndjek këta kryelehaqenët që vrapojnë pas pasurisë si zagarët pas kockave dhe korbat pas kufoma të ngordhura, sepse ja hedhin juve një copë asht për të gërzhyer, dhe pastaj edhe ju do të futeni në vallen e hajnisë dhe do të ikni nga kjo botë me damkën e zezë...

Kryekriminelët, kryehajnat, kryebanditët, i´ua kanë turrur Liqenit të Badovcit për të masakruar dhe më pastaj për të vjedhur deri në palcë këtë pasuri natyrore që na ka falur i Madhi Zot hise. Të pangopur me hajni kryehajnat që e kanë kapur shtetin si në nivelin lokal si në nivelin e bazës, për ta vjedhur dhe për të pasuruar nuk janë duke zgjedhur mjete, prandaj është koha që populli të ngrihet i madh i vogël në protestë qoftë edhe me dhunë, për të ndalur kryekriminelët, kryebanditët, kryevagabondët dhe kryehajnat sepse janë duke bërë hata në pasuritë e natyrës, duke shkatërruar liqenet, bjeshkët,lumenjtë vetëm e vetëm të pasurohen edhe më tej edhe pse kjo bandë kriminelesh janë pasuruar më shumë se sheikët arabë dhe kane siguruar pasuri per 20 e me shume breza.

Nj nder ta është edhe hajni Shpend Ahmeti, me një grup shumë të rrëzikshëm langonjësh. Por, ky pis ka kohë që është i lidhur me bandën me gjak serbi Devollët, me kryeoligarkët dhe natyrisht të mbështetur nga kryekriminelët e majave të shtetit. Tashmë askush në popull nuk dyshon dhe i di me gishtin tregues se në Kosovë janë kryebanditët, kryekriminelët, kryehajnat më të mëdhenjë jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por në tërë Evropën. Dhe, kjo kope banditesh shkuar banditeve, janë të lidhura me kriminelët dhe kryehajnat e kanaleve të nëntokës kriminale dhe hallkat e këtij zinxhiri janë trashur shumë që as që këputen nga ajo faqja zezë që po e quan dikush prokurori, prandaj këtë bandë kriminale që iu kanë turrur si llave ujqish Kosovës dhe pasurive të saj mund të këpus vetëm populli.

Kryebanditë dhe kryekriminelët që janë të veshur në xhaketën e shtetit janë shkatërruesit që po e shkatërrojnë vendin dhe nuk respektojnë as ligje, as Kushtetutë e as shtet,por janë më të fuqishëm se ta, prandaj lypset protestë gjithëpopullore për t´i ndalur këta kriminelë, këta kryehajna dhe kryebanditë shkuar kryebanditëve.

Këtë bandë mafioze i ka verbuar hajnia duke parë se vendi nuk ka ZOT shtëpie prandaj sillen sallamadi dhe bashkëpunojnë edhe serbianët gjaksorë për ndarjen e pazarit. Përse kërkoj që të ngritët populli në protesta gjithëpopullore kundër këtyre kryekriminelëve dhe kryebanditëve, sepse kurrë nuk u trazuan nga ky sistem i kalbur gjyqësor. Protesta duhet të jetë pa ngjyrime politike, sepse toka që na ka FALUR ZOTI HISE nuk është e asnjë bande politike dhe e asnjë kryebanditit të bandave politike që u pasuruan me hajni e këta kryebanditë dhe kryekriminelë u pasuruan pikërisht me këto pasuri të natyrës që e shkatërruan me dinamit e me uzurpime, ndërkaq populli po vuan për bukën e gojës dhe rrugën e shpëtimit e ka marrë për në dhe të huaj sepse kanë mbetur TË PASHPRESË!

Për të mos e zgjatur më shumë në këtë opinion, po pyes publikisht: ku janë kryebanditët e bandave politike (kam dëgjuar e lexuar që disa, por jo të gjithë se kanë ndryshuar rrugë, po i quajnë kryebanditët-kryetar dhe bandat-parti), që nuk e thërrasin popullin në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur nga kriminelët që shkatërruan bjeshkët për gurthyes dhe...mosni more Zoti ju marroftë, mosni more faqezi e gjaksi se do merrni hise në këtë krim duke u hedhur në valle në shkatërrimin e vendit. Është koha që të ngrihemi dhe mos vraponi vetëm se këta kryebanditë, kryehajna, kryevagabondë ju hedhin një kockë ashti për ta gërzhyer, se do ju mbetet në fyt. Dhe, pastaj do villni tërë jetën atë çorbën që është gatuar haram e me hajni. Mosni se Zotin e keni dorëzan!

Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"