Marre me ju ardhë se çka po bëni me shtetin e ri të Kosovës...?!

Marre me ju ardhë se çka po bëni me shtetin e ri të Kosovës...?!
Marre me ju ardhë se çka po bëni me shtetin e ri të Kosovës...?!

Skender Mulliqi

  • 28 janar 2020 - 10:50

Politika jonë  e dobët, aq shumë na ka irituar dhe na ka injoruar sa vështirë të mendohet.  Interesat e popullit krejt u hodhën pas shpinës.Na krijuan dhe na grumbulluan aq shumë probleme, sa vështirë do të jetë që edhe për shumë kohë , të vejmë rend, të vëjmë rregulla ashtu si duhet ligjore dhe demokratike, si dhe të kemi shtet normal.Këta liderë më shumë të tipit popullist, organet e shtetit i shfrytëzuan për ti realizuar interesat e veta, shpesh duke u shërbyer me rrena dhe propagandë.

Në kushtet e demokracisë liberale, njerëzit ju besojnë liderëve partiakë dhe shtetëror.

Dhe, që përditshmëria e tyre të jetë e sigurt, ju kan  besuar organeve të dala nga vota e lirë.Çdo vendim i marr i organeve të shtetit duhet të jetë i logjikshem, dhe  të bëhët konform kërkesave imediate të qytetarëve.Mediet e besueshme dhe të pavarura  i përkrahin këto procese.Por, në realitet kështu nuk  po ndodhë!Shumë medie dhe rrjete sociale janë duke i  dëmtuar proceset zhvillimore dhe ato demokratike, duke plasuar të paverteta .Po plasojnë të pavërteta në një situatë delikate politike  nëper të cilën po kalon Kosova. Po e vështirësojnë atmosferën e bisedimeve ndërmjet përtnerëve të koalicionit, që edhe ashtu po sillen më  pa përgjegjësi  të madhe politike, e fort mirë dinë së në pyetje është fati i shtetit të Kosovës?!

Këtë po na thonë edhe shumë miqë ndërkombëtar. Njerëzit  gjithnjë e më shumë po ndihen të pasigurt,po ndihen  të manipuluar në këto institucione të cilat çdo ditë e më shumë, po duken edhe më të dobëta.Po humbet motivimi për punë , po humbet motivi, që e ardhmja të ndërtohet në Kosovë.Ne vend që ta shfrytëzojmë kohën që ajo të punojë për ne, ajo po na ikën shpejt, pa i përmbushur as detyrimet   elementare per jetë.

E kemi pru vetën në një situatë që të intervenon  faktori ndërkombëtar, për tna i formuar organet e reja  të pushtetit, e që këtë punë mund ta bejmë vet,  duke i lënë anash  vetëm interesat e ngushta përsonale e biznesore .Eshtë marre bre me ju ardhë së çka po bëni.

Po edhe neser nese bëhët ky koalicion i hamamit , sa vleftë ka kjo punë , kur gjthqka është dezavuar, kur pamë dhe ndëgjuam gjithë këto maskarada politike, për poste e kolltuqe. Haram ju koftë vota e sovranit?! Fatin e shtetit po e lidhni ngusht më fatin e Juaj  në politikë... !Këto politikat  e juaja janë katastrofale ,  po i largojnë të rinjët më të madhe nga Kosova...!

Këto politika,  kan bër që mos të kemi vende të reja të punës, të kemi  ekonomi stagnuese, nivel të arsimit më të dobët zor qe gjën , shëndetësi kolapsuese..!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"