Tërmetet që po na vrasin

Tërmetet që po na vrasin
Tërmetet që po na vrasin

Skender Mulliqi

  • 29 January 2020 - 11:19

Edhe mbremë , Shqipëria u lëkund nga termeti. Dihet se nga lëkundjet seizmike u vranë kohë më parë dhe u lënduan shumë përsona në Durrës.Kjo është tragjedi natyrore.

Diqka që vjen nga Perëndia , nuk ka kush mundësi ta ndryshon . Por, tragjeditë, që po ja shkaktojmë ne vetit, këto nuk na falën, dhe si lanë as deti!Në Shqipëri  nuk po  bëhet gjumë  i qetë nga droja e përseritjës së termeteve natyrore, e besa edhe te atyre politike.

Në pjesën tjetër shqiptare-Kosovë, po na shkaktohën termetet vetëm  të natyrës politike  .Thotë një fjalë e popullit "kur e vret vetën më dorë tënde, nuk kë ku kërkon gjak".

Termetet politike po na vrasin të gjithëve?! Nuk ka kush që i ban dy shqiptarë bashkë me u marr vesh, sa me i ba bashkë një grusht pleshta. Nuk ka koalicion së nuk ka?! Nuk ka së do delengji të kësaj garniture politike  për para e pushtet, qe nuk  po njohin askënd!Po bëjnë pazare të pista më Kosovën!Nese , nuk kan guxim apo kan presion nga dikush, për ta marr në dorë  fatin e Kosovës , është burrni më tregu haptazi para opinionit të gjerë publik, e jo të veprojnë si gratë e këqija,  jo kjo po ajo , e gjumbuze tjera ...

Me pa qenë në bisedime më Serbinë moti do të kishin bërë kompromise, siq kemi bërë, dhe atë në dëm të Kosovës?! E fituam shtetin pas 90 vitësh të okupimit duke e larë qdo cep të Kosovës më gjak të shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, e tash na dalin do grupe të interesit e na bëjnë këso lojëra sikur të kishin vdekur shqiptarët më ka krejtë!Po kush jeni ju bre  që po merrni guxim në emer të sovranit, të  futni në  këtë rrugë pa kokë Kosovën? Po, nuk na ndihmon askush nese ne nuk i ndihmojmë vetit.

Pse dhe më çfarë arsye më na ndihmu vendet e KUINT-it, kur ne nuk e ndihmojmë vetën tonë? Vendet e huaja sado miqë që i kemi  më shumë së miqësi  kan interesa, dhe kjo është krejtë e logjikshme . Një popull  i vogël , e po bëjmë  këso shfaqje të turpit  para botës demokratike!

Vetëm një Qeveri e Shpëtimit Kombëtar ,apo Qeveri e Ekspertëve siq  e kam thënë edhe më parë,  do të kishte bërë punë, që të dalim nga lloqi i madh ,në të cilin  jemi futur, jo vetem  më fajin e kësaj klase politike , por edhe më fajin e të gjithë neve...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"