Banaliteti i paskajshëm i politikës kosovare

Banaliteti i paskajshëm i politikës kosovare
Banaliteti i paskajshëm i politikës kosovare

Ragip Guraziu

  • 29 January 2020 - 14:17

Apostolova dhe ambasadorët e Quint-it hynë në kuvend,Albini i ftoi vet,kur dikur sa ishte në opozitë sulmonte ndërhyrjen e shteteve tjerave në këtë punë?

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një përgjigje ekskluzive për media ka konfirmuar se aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.As ambasadorët e QUINT-it nuk kryen punë për koalicionin Kurti-Mustaf, Atëherë,pse ishin futur mbrenda Apostolova dhe ambasadorët e Quint-it?!

Pse gjithnjë ndërkombëtarët, çka jemi ne kështu?!

Edhe takimi prej 4 orësh mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka përfunduar pa një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Edhe pse pjesë e këtij takimi kësaj radhe i’u bashkëngjitën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, si ambasadori gjerman, Christian Heldt, ai i Britanisë, Nicholas Abbot, shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane, Jessica Long, nuk rezultoi të bindeshin ty partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit për një marrëveshje për koalicion.

Rreth evolucionit të demokracisë së re të Kosovës. Së pari, sederi më tani, qeveritë e Kosovës vazhdojnë të jenë jetëshkurtra, pa asnjë qeveri që nga pavarësia të ketë përfunduar mandatin e saj të plotë pa iu nënshtruar zgjedhjeve të parakohshme. Së dyti, se votuesit në Kosovëduken të jenë më pak të gatshëm t’i mbështesin partitë në pushtet në nivel nacional. Së fundi, se, sikurse në vitin 2014, demokracia e re e Kosovës është e prirë ndaj krizaveinstitucionale, me politikën e vendit që vjen deri tek njëparalizë e plotë, pasi që partitë ose nuk janë në gjendje të negociojnë me sukses për formimin e një koalicioni në pushtet, ose se partia apo koalicioni dominues gëzon një fuqi të veçantë të vetos ndaj çdo koalicioni pas-zgjedhor ku nuk është e/i përfshirë vetë.

A janë këto procese të dëmshme për zhvillimin demokratik

të Kosovës? Ky raport argumenton se proceset e para dhe të dyta nuk përbëjnë rrezik serioz për demokracinë e Kosovës dhe duhet të shihen si tipare normale të politikës

demokratike. Për dallim nga ato, bllokada politike e institucioneve qeverisëse pas zgjedhjeve paraqet rreziqet të mëdha sa i përket legjitimitetit dhe konsolidimit tësundimit demokratik në Kosovë. Megjithatë, ky problem është i ndreqshëm dhe kërkon trajtimin e një numri të

metash në përmbajtje dhe interpretimin e Kushtetutës së Kosovës. Në këtë raport diskutohet mbi tri çështjet e përshkruara gjerësisht më lart. Në çështjen e mandatit dhe stabilitetit të qeverisë, ai mbështetet në një numër masash krahasuese për të treguar se vetëm paqëndrueshmëria qeveritare në sistemet parlamentare nuk e kërcënon demokracinë.

Me kalimin e ditëve gjithnjë e më tepër po ngrihet zëri i Ambasadave të huaja në Kosovë, kryesisht të vendeve mike, për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës. Pas takimeve të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, edhe Ambsada e Britanisë ka kërkuar nga Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosoves të tejkalojnë dallimet. Sipas tyre, këto dy subjekte duhet të punojnë së bashku për të formuar qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës.

“Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës. Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetutën do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin”, përfundon deklarata e Ambasadës britanike në Prishtinë.OPINIONE

Ka po shkon koalicioni?

Koalicioni VV-LDK, që u bë pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 6 Tetorit,në mes të ty subjketeve politke fituese,po na le të kutojmë se qind për qind do dështojë,sipas deklaratave të dy subjketeve,tani që po bëhen publike,Vetëvendosje nëpërmes të forti Glauk Konjufcës,derisa LDK-ja nëpërmes të fortit të Lumir Abdixhiku. Tani,carat e mëdhenjë,Albin Kurti dhe Isa Mustafa,nuk do takohën më,dhe NUK KA MARRËVESHJE....

Më herët u tha Tronditet sërish Vetëvendosje në Prizren- po ndodhë një përplasje tjetër brenda partisë,kjo është arsyeja mu në kohën jo të duhur...

Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit ka dal pasditen e sotme me një konferencë për media pas aktakuzës ndaj tre drejtorëve aktual nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haskuka këtë aktakuzë ndaj Levent Kasëmit (LVV), Drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashit (LDK), Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Refik Shaqirit (NDS), Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, e ka quajtur të pa bazë.

Por ky problem komunal si duket Vetëvendosjes do t’i sjellë një tronditje tjetër brenda partisë.

Haskuka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se plani i disave ka qenë që me çdo kusht të ngritet padi ndaj tij.

Albin Kurti nuk duhet ti marrë gjërat me humor se çka po i ndodhë atje,siç i ndodhi me Shpendin dhe ndarjen e VV-së

Pas ikjes nga VV-ja Shpend Ahmeti më në fund ish partia amë, VV-ja, po ia heq maskat, sepse po duket ashiqare që interesi i daljes së Shpendit nga VV-ja ka qenë lakmia e lidhjes së fortë e të ngushtë me krimin, për çka ka qenë i penguar në masë të madhe gjatë mandatit të parë nga bashkëpartiakë të tij që nuk e kanë dashur një inkriminim të tillë.Çka të bënë vetja s'ta bënë askush dhe veç i yti t'i di të zezat më mirë. Por tani duhet të shtrohet një pyetje tjetër, se çka ka pritur dhe çka po bën dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale - PSRK , dhe pse po e vazhdon këtë heshtje e bllokim të hetimeve sipas kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit e Liburn Aliut në PSRK, e që dihet se janë bërë që nga viti 2016 e nuk po e shtyn përpara këtë rast Kryeprokuroria e Shtetit as ajo Speciale.

Lëvizja "Vetëvendosje" tanimë ka kohë që po e akuzon hapur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se po lejon ndërtime pa leje në kryeqytet për përfitime të veta, duke thënë se edhe pjesa shtesë e kompanisë 'Albi Mall' është ndërtuar pa leje LEGALE NDËRTIMI dhe se Ahmeti e ka promovuar këtë kompani nëpërmes formave të ndryshme të veprimit. Madje ish-partia e tij po e akuzon Shpend Ahmetin se ai është edhe bashkaksionar në kompaninë që ka sjellë disa brende botërore në 'Albi Mall', duke përfituar personalisht Shpend Ahmeti dhe duke mos pasur fare leje ndërtimi në 'Albi Mall'.

Ndryshe Albin Kurti flet si kryeministër

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi shpalli fitoren dhe foli si kryeministër para mediave, iu bashkua festës së simpatizantëve të VV-së në sheshin kryesor të qyteti të Prishtinës.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kishin më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë. Ndërsa sipas KQZ, në zgjedhje morën pjesë 42,68% të votuesve, shifër kjo që tregon një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Albini duhet të jetë në dijeni se votat e qytetarëve të parakoshshme parlamentare të 6 tetorit e vënë atë Kryeministër të Kosovës dhe pak më ndryshe tani se derisa lider i VV-së, pak më ndryshe tani, se thuhet një fjali polpullore: Puna asgjë, dëmi në derë.

Koalicioni VV-LDK, që u bë pas zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 6 Tetorit,në mes të ty subjketeve politke fituese,po na le të kutojmë se qind për qind do dështojë,sipas deklaratave të dy subjketeve,tani që po bëhen publike,Vetëvendosje nëpërmes të forti Glauk Konjufcës,derisa LDK-ja nëpërmes të fortit të Lumir Abdixhiku. Tani,carat e mëdhenjë,Albin Kurti dhe Isa Mustafa,nuk do takohën më, dhe NUK KA MARRËVESHJE....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"