A vritet shpresa e gjysmë milioni për NJË kryekuvendar?

A vritet shpresa e gjysmë milioni për NJË kryekuvendar?
A vritet shpresa e gjysmë milioni për NJË kryekuvendar?

Kimete Berisha

  • 29 January 2020 - 15:52

Këta janë kaq negativ sa e 'shuajnë' edhe shpresën, e lëre më neve.

Me t'thirr gjysmë milioni 'shpresë', e ty mos me t'ardh keq, të parën me qit 'n'pushkatim' 'shpresën', duhet me qenë psikopat paranojak.

A vritet shpresa e gjysmë milioni për NJË kryekuvendar?

Nuk 'vritet', por ja që 'shpresa' u 'vra' e faji i mbeti kinse, 'atij', kryekuvendarit.

Dostojevski ka thënë se pa shpresë merr fund jeta, por unë ua garantoj me jetë se jetohet edhe pa shpresë, e kam provuar vet, bile jetohet edhe më mirë, se kur më nuk pret të ndodh asgjë 'e mirë', thjesht qetësohesh dhe jeton si njeri.
Sepse, 'shpresa' veç të josh të jetosh, nuk është garancion se do të bëhet 'mirë', sipas modelit tonë.

Këta, 'krahu' i luftës, bile na vjedhshin mallra që preken me dorë e shihen ne sy (në 'shpresë' s'na prekshin), kurse Ju 'krahu i shpresës' të parën e 'vratë' shpresën.

A lëni Ju gjë pa bë.

Dështimin e keni të sigurt, sepse ata që dështojnë edhe si fitues, 'ata', mos vet për 'ta.

Kur nuk duan marrëveshje, njerëzit qesin kirifekte, jo kështu, jo ashtu...kryesore, shpresat e juaja (se unë ju thash se jam duke u trajnuar me jetu pa 'shpresë') sot e kanë fytyrën e Isa Mustafës (i cili ia vodhi fuqinë Vjosa Osmanit dhe bëri tregti jashtë normales të uktëbme votat e saj) dhe fytyrën Rexhep Qosjes. A ka mallkim më i madh se ky!

Ne kishe kemi punë veç me Albinin, po ky gjithmonë e paska pas marrë 'figurën atërore' me vete në takime.

Më mirë me jetu 'pa shpresë' sesa 'shpresa' m'u duk kaq e pashpresë: e lodhur, e zbehtë, me të shuar, hakmarrëse dhe tepër, ama tepër sadiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"