Budallaqet e Ramushit s'kanë skaj

Budallaqet e Ramushit s'kanë skaj
  • 30 January 2020 - 17:06

1. Tha se i ka humbur zgjedhjet shkaku se ka qenë kundër shkuarjes së myslimanëve në Siri.

Demek këta që i kanë fituar zgjedhjet (dhe votuesit e tyre) kanë qenë 'pro ' shkuarjes në Siri.

Mendja e tij myslimanët e kanë 'keqkuptuar' se ky shumë i 'komplikuar'', prandaj 'krejt' myslimanët kanë 'faj' pse Ramushi i ka humbur zgjedhjet.

2. Edi Rama 'ka dasht' me nda Kosovën.

Ramushi 'pa dasht' e ka nda Çakorrin.

Kompleksin pse e ka nda vendlindjen e tij ku i ka rujt lopët në fëmijëri, nuk ia shëron asgjë në këtë botë. Fati i tij që s'po lyp 'shërim' nga ky kompleks (sepse s'ka).

3. Propaganda e Ramush Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë, banale, ordinere dhe e barabartë me propagandën e Daçiqit kundër Kosovës.

Qeveria e tiji ka avulluar edhe paret për festimin e pavarësisë së Kosovës (e s'e paraqiti kush te krimet ekonomike), kurse ky bën video-klipe për taksën te kufiri i Shqipërisë, për ta poshtëruar zyrtarisht Shqipërinë, për inat të Edi Ramës.

S'ka më Shqipëri për Ramush Haradinajn-ka veç Edi Ramë dhe Ilir Metë.

Shqipëria i duket si hotel, ku shkon me pushu pak, dhe kah të del prej hoteli, e shan pronarin.

Shqipërinë e trajton si Individ (Ilir, Baton, Ramë), jo si shtet dhe këtë prirje 'të çmendur' nuk e fsheh.

4. Kadri Veseli flet për 'kthimin e PDK-së në qeveri', duke qenë në qeveri sillet si opozitë.

Qeveria Haradinaj po vazhdon me aktivitetet e krimit, korrupsionit, punësimet dhe nepotizmin, avansimet e zyrtarëve me t'njofshëm dhe degradimin e institucioneve.

Për tendera mos t'flasim, s'po dihet më kush po han e kush po paguan.

5. Kosova po zbrazet.

Të rinjtë po ikin. Dhjetëra autobusë në ditë po ja 'therrin' për në Gjermani.

Mijëra shqiptarë hoqën dorë nga 'shtetësia.

Askush më s'sheh të ardhme në këtë vend të shkrryer nga 'këta', që as si fitues nuk i mundë dot Albin Kurti.

P.S. Por Albin Kurti dhe Isa Mustafa po 'luftojnë' për do parime.

Albini për lisa, Isa për fshisa (hala e ka rujt ky fshisën e diferencimeve ideo-politike...e pse mos me rujt kur po fshin si 'struja', s'po lë 'kund shibël)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"