"Mashtruesi" Albin apo tradhtari "Putin"!?

Florim Zeqa

  • 01 February 2020 - 12:24

Pas putinizimit të LDK-së, respektivisht të ri-zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë, këtij produkti me afat të skaduar politik dhe zgjedhjes së strukturave udhëheqëse nga figura përverse politike, më shumë biznesmen milionerë dhe matrapaz sesa udhëheqës politikë, pa Vjosa Osmanin LDK-ja jo vetëm që nuk kishte gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e 6 tetorit 2019, rrezikonte të perballej me shthurje totale të partisë, për arsye se, të sapo zgjedhurit janë figura të konsumuara, jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati rugovian dhe ai kosovar në përgjithësi.

Ashtu sikurse me 26 dhjetor të vitit të kaluar, edhe tani me 3 shkurt, Albin Kurtit i është imponuar shkuarja në seancë të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje politike. Sikurse me 26 dhjetor, që ishte aventurë e paparashikuar, edhe tani të hënën me 3 shkurt do të jetë një aventurë e re dhe e paparashikuar për Albin Kurtin për ta votuar përbërjen e qeverisë së re pa marrëveshje koalicioni me asnjë subjekt politik, sikur që veproi edhe me seancën konstituive dhe zgjedhjen kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai që tradhton njëherë, tradhton përherë

Ai që tradhton njëherë, tradhton përherë. Për herën e parë fajtorë është tradhëtari, herën e dytë i tradhtuari!
Edhe pse populli votoi për ndryshime me 6 tetor të vitit të kaluar, ky vullnet i qytetarëve u tradhtua përseri nga ai që tradhtoi në vitin 2014, pra nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij.
Kësaj radhe tradhtia është më e madhe dhe e dyfisht. Albin Kurti duke e njohur dhe sprovuar paraprakisht, mbanë përgjegjësi historike që i besoi një monstrumi politik, i cili nuk e ka hallin e Kosovës e aq më pak të LDK-së, por se si të shuaj egon e sëmurë për pushtet.

Sikur Albin Kurti t'ia plotësonte kushtin për t'u bërë president, monstrumit politik nuk do t'i interesonte më asnjë post për LDK-në, e aq më pak posti i kryeparlamentarit.
Por, kur Albini i doli "arrë e fortë", monstrumi politik u kap pas postit të kryeparlamentarit, të cilin e votoi me sejmenët e vet me 26 dhjetor të vitit 2019. Për votimin e Glaku Konjufcës në Kuvend nuk është fajtor Albini, sikurse që nuk do të jetë fajtorë për asnjë lloj skenari me 3 shkurt janar 2020.

Përkundrazi, pse të mos provojë Albin Kurti të gjitha mundësitë që të formojë qeverinë pa LDK-në, qoftë ajo qeveri e pakicës apo shumicës së thjeshtë në Kuvend me marrëveshje në momentet e fundit nga ndonjërën nga partitë e PAN-it, për ta dëshmuar vetën, si i vetmi liderë partiak i skenës politike kosovare që ka mbetur pa u sprovuar në qeverisjen e vendit.E nëse këtë nuk e bën Albini, më mirë është t'i thotë lamtumirë skenës politikes, ashtu siq po i thonë të rinjët Kosovës, lamtumirë vendlindja ime.

Obstruksionet e LDK-së, frikë nga ndëshkimi i drejtësisë

Pas takimit lamtumirës të Albin Kurtit me Isa Mustafën, në prezencën e ambasadorëve të shteteve mike, e në veçanti pas takimit të Albin Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe, Isa Mustafa përmes veglave të tij kondom e shpërndau një video shantazhuese ndaj Albin Kurtit me titull "Mashtruesi Albin", duke paraqitur momentet kur Albin Kurti kishte thënë se "në asnjë rretthanë nuk do të bëjë misnistra si; Rikallo e Radojçiqa, Jabllanoviça e Veselinoviça...", duke harruar se akti i tradhtisë që Isa Mustafa i bëri vendit në vitin 2014, i përseritur më 25 gusht 2015 në Bruksel, po konfirmohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht, që do të vuloset me 3 shkurt 2020 në Kuvendin e Kosovës, është më i rëndë se çdo mashtrim politik.

Tashmë po dihet qartë, se pengesat dhe obstruksionet e Isa Mustafës ndaj marrëveshjes politike me LVV-në, janë pengesa për ndryshime politike në vend, që për qëllim kanë mbrojtjen e hajdutëve dhe abuzuesve të pushtetit (që më bollëk janë edhe në LDK) nga ndëshkimi i drejtësisë së premtuar nga Albin Kurti.
Ndryshe, 3 shkurti është momenti i fundit i këndelljes së deputetëve të LDK-së, për t'u shkëputur nga klani i monstrumit politik, për ta çliruar LDK-në nga putinizimi i mëtutjeshëm dhe nga klanorët e Isa Mustafës që e kanë kthyer LDK-në në patericë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit nuk ishte rastësi, por shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe për rikthim të identitetit politik.
3 shkurti është momenti i duhur që Vjosa të reflektoj në përputhje me besimin e marrë nga elektorati, për të justifikuar vullnetin dhe forcën e ndryshimeve në LDK.
Tani është momenti më i duhur që më 3 shkurt, Vjosa Osmani të votoj hapur për qeverinë Kurti, të votoj në emër të rreth 190 mijë votuesve kosovar që votuan për ndryshime politike në vend.

Thirrje nga shpirti për Vjosa Osmanin

E nderuara Vjosë, po të lutem jo nga simpatia që kam ndaj jush dhe as nga urrejtja ndaj dikujt tjetër, por nga dashuria e pakufishme qe kam ndaj atdheut dhe bashkombasve të mi, që të ndërmerrni hapin e guximshem për çkapjen e LDK-së nga klani Riinvest dhe klanet tjera më të vogla që e kanë kthyer shtëpinë e madhe rugoviane në "Bastore" të fatit personal të individeve me ego të sëmurë karrieriste.
E nderuara Vjosë, ngrite zërin e arsyes dhe vullnetit të elektoratit për ndryshim, për t'u dëshmuar para të gjithë qytetarëve të vendit se nuk jeni produkt i klaneve dhe grupeve të intetesit, por shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshime në partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese të Kosovës.

Primati i drejtimit të partisë, i ardhur jo si dhuratë e liderit aktual, por si vullnet i elektoratit të LDK-së, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t'i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar bizneset e tyre.

Mbase ky është momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik që Vjosa Osmani të merrë në dorë timonin e drejtimit të lokomotivës së madhe që bëri ndryshimet e mëdha historike në vitet e '90-ta.
Sikurse atehërë kur u shkëputëm nga sistemi kriminal i Milloshevit, edhe sot kemi nevojë të shkëputemi nga sistemi kriminal i qeverisjes së vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"