Letër e hapur Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Letër e hapur Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump
Letër e hapur Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Ragip Guraziu

  • 04 February 2020 - 10:46

Presidenti aktual serbë, Aleksandër Vuçiq  është një gangster i pashembull në ballkan, dhe  Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb. 

Idea e Serbomadhisë krijoi luftat më të përgjakshme ballkanike, krijoi luftat më të përgjakshme në shekullin e kaluar, kjo ide u provua katastrofike për Ballkanin atëherë çdo ide përpjekje, hap të hergjemonisë serbe është hap drejt luftës, konfliktit dhe destabilitetit.

Presidenti ktual serb, Aleksandër Vuçiq-Ish-ministri i komunikimit të Millosheviçit sot mohon masakrat e kryera në Kosovë, e sidoms atë të Reçakut,dhe familjes Jashari dhe jasharëve të tjerë.

Rrugëdalja Kosovë-Serbi, shpëtimi, ndërtimi i një muri Berlini

Kjo për dike do duket opsurde por kështu siç kanë filluar punët, edhe pas 20 vjet pas luftes dhe 12 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, me Serbinë, ndryshe nuk kanë shpëtim shqiptarët, veçse ndërtimi ndaras i një muri kopje e Berlinit.

“Për më shumë se një dekadë, Bashkimi Evropain është përpjekur të arrijë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë ;;,por nuk ia doli. Për një arsyeje se Rusia nëpërmes Zëdhënëses se Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ,reagon ndaj vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Këto deklarata ajo i ka bërë duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon të respektojë Rezolutën 1244 dhe të mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e Serbisë, ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare. 

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi përdore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane. 

Me sllavët e Karpateve, zor me u marrë vesh?!

Dhe dhunshëm Serbia enë të gjitha luftrat vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t'u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi ,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre. Në këtë vit (1937), gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës, bashkvendasi im, deri në fundvitin 1936, Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t'u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë.

Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë, u vendosën mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë, (që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimin të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve. Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshes'do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre. Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ata gjeneral që atë që s'e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij….Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937, UDB-ja jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, tani Theranda, vritet në pusi Ramë Bllaca, por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar. Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë ,ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë,deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtetë jemi shqiptarë dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t'i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar, gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë, duhet t'i themi me zë të lartë e gojën plot; FALEMINDERIT, O RAMË BL

Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë. ''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''. Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane

“Mendoj se është diçka e keqe. Populli votoi për atë që donte, që kërkonte: një qeveri të pastër, që do t’i bënte gjërat ndryshe. Dhe kanë kaluar tre-katër muaj dhe nuk ka ende qeveri. Është thjesht e papranueshme. Duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë. Dhe diskutimet mes dy palëve nuk janë as për politika, janë më shumë për çështje personaliteti dhe është për të ardhur keq. Duhet t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet personale. Mendoj se populli i Kosovës do që të shohë që t’i jepet fund këtij bllokimi, sepse duan të vazhdojnë jetën e tyre, duan një qeveri funksionale, një qeveri të pastër dhe është e drejta e qytetarëve që ta kërkojnë një gjë të tillë dhe nëse nuk e arrijnë këtë, duhet të shpallin zgjedhje të reja”, tha tutje Meir.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, jo Serbisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 112vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit.[34] Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare. Lidhja pati mbështetjen e arbëreshëve të Italisë dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e Ymer Prizrenit, të ndihmuar nga ministra të shquar si Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.

Në Kosovë u themeluan dhe funksionuan edhe organizata tjera të lëvizjes kombëtare, më e rëndësishmja prej të cilave ishte Lidhja e Pejës, e formuar po aty më 1899 dhe e udhëhequr nga Haxhi Zeka, veteran i Lidhjes së Prizrenit. Me platformë të ngjashme me paraardhësen e saj dhe me kërkesë për Shqipëri autonome, Lidhja e Pejës u shtyp më 1900 pas një konflikti të armatosur me forcat osmane. Më 1902, Haxhi Zeka u vra nga një agjent serb i mbështetur nga autoritetet osmane

Serbia e rrezikshme për ballkanin he rajonin

Pas Malit të Zi edhe Gjykata e Strasburgut i jep një goditje Beogradit dhe Kishës Serbe

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka refuzuar një kërkesë nga një zyrë ligjore në Beograd për të ndaluar Malin e Zi që të zbatojë Aktin e Lirisë së Fesë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi për kushtetutshmërinë e këtij Akti ose derisa të përfundojë një kontratë themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një kërkesë të parashtruar më 27-30 janar 2020, njoftoi qeveria malazeze të dielën.

Kjo e fundit kujton se dhe në vitin 2012, Mali i Zi pati një ballafaqim në Strasburg pas një procesi gjyqësor të diktuar nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC), e cila kërkoi kthimin e pronave të kishave në Mal të Zi.

Gjykata më pas hodhi poshtë kërkesën e SPC-së, së cilës i ishte bashkuar si ndërhyrje dhe Republika e Serbisë, duke e cilësuar si të pabazuar dhe e papranueshme, e duke argumentuar se paditësit nuk kishin as “pronë ekzistuese” dhe as “pritje të ligjshme” për të rikuperuar pronën që kërkonin kthimin.

“Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut është dëshmi e mëtejshme se vërejtjet e bëra në kurriz të Aktit të Lirisë së Fesë janë natyra thjesht politike dhe ideologjike dhe nuk kanë asnjë bazë në të drejtën e brendshme ose ndërkombëtare”, tha qeveria e Malit të Zi.

Në fund të vitit 2019, Mali i Zi miratoi Ligjin për Lirinë e Fesë, i cili rregullon gjithashtu pronësinë e pronave të bashkësive fetare.

Por kjo çoi në kundërshtimin e ashpër të Kishës Ortodokse Serbe, mbështetur dhe nga Beogradi politik, shoqëruar dhe me protesta e incidente.

Për këtë arsye, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Podgoricës, për momentin janë tejet të tensionuara.

Deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët si komb vuajtën zitë e ulirit

Pavarësia e Shqipërisë që lindi më 1912,ndaloi planin strategjik të mitit serb për realizimin e ëndrrës së tyre për një Serbi të Madhe.Që do të thotë; Qeveria serbe kishte bërë planin, për realizimin e ëndrrës së saj duhet patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Pastaj, realizimin e Serbisë së Car Dushanit, miti serb e shikonte në shfarosjen e popullit shqiptar,asimilimin e në veçanti asgjësimin fizik të tyre.

Serbia për të mos hargjuar municionin,thernin shqiptarët me thika!

Po,pra Serbia i quante shqiptarët si popull i egër që kjo pati ndikim dhe te shtetet tjera dhe morri jehon gati në tër botën për ti bindur ata kështu,Serbia ia mundësoi vetes përdorimin e të gjitha metodave më çnjerëzore,më shtazarake për zhdukjen e tërësishme nda një kombi që quhej kombi shqiptar,dhe për ta mësuar atë popull të egër,siç na quente Serbia,për të jetuar në një shtet modern.

'Dora e Zezë'' band kriminale

Në Ballkanin e trazuar kishin ndodhur shumë befasi me opinionet që krijonte Serbia,opinioni i përgjithshëm si ai evropian dhe botëror i kishte mbyllë sytë përpara gjenocidit që përjetonte populli shqiptar. Siç shihej asaj kohe,vihej në zbatim urdhi suprem,tani më i paralajmëruar se ndaj këti populli,gjithnjë i pafajshëm,por hallkë në sy për serbinë,duhet të përdoren,që Serbia i lejonte vetës duke bindur të tjeret,se janë të lejuar të gjitha metodat më të egra të zhdukjes fizike të një gjenocidi si platformë dhe si praktikë përbërse të një sistemi që s'i dihej fundi.

Plani i hartuar nga Qeveria e Serbisë e cila tani më kishte hyrë thellë në tokat shqiptare dhe bënte krimet e papara në histori. Gjenocidi, zjarri dhe plaçkitja. Shkaku nuk kishte rëndësi, ai gjendej, krijohej e kjo s’ishte problem. Edhe vetë këto organizoheshin nga një band kriminele serbe që në hallkë kishte shfarosjen e shqiptarëve kudo që ata janë.diku si në Kosovë ndikim kishte vet kjo''Dor e Zezë,banda kriminale numër një serbe,e ne viset tjera ku jetonin shqiptarët si në Maqedoni e Mal të Zi ndikonte serbija gjithnjë duke diktuar nëpërmes të kësaj bande tek serbet e asja krahine,shteti ku jetonin shqiptarët,e që kishte pak serb por me ndikim të madh siç i cekem Maqedonin dhe Malin e Zi,që serbet e asaj ana(edhe pse shqiptaret ishin shumicë) ky ishte një shkas,pres shkaseve tjera për shfarosje e shqiptareve kuda që janë e jetojnë nga kjo band kriminele serbe.Kjo band kriminele serbe e dirigjuar nga Serbia,dhe nuk ishte kjo e vetmja band kriminele serbe Serbia kishte edhe shumë banda tjera që kishte formuar e trajnuar vetëm për shfarosjen e shqiptareve me duart te lira sepse shtetet tjera apo BE-ja e Evropa dhe e tërë bota vetëm në ato kohra veshtronin dhe asqë iu interesonte se çka po ndodh me kombin shqiptar?!Serbia me Banbat e veta kriminele, kishte të drejtë të vrasë në fushë, mal, rrugë bile për kokë njeriu merrte edhe shpërblime. Në shumë raste të shtypit të kohës kemi edhe lëvdime nga ushtarë e ushtarak të ndryshëm që kanë udhëhequr me ekspeditat ndëshkuese dhe shfarosëse.

Serbia iu kishte hyrë këti gjenocidi ndaj shqiptarëve që të krijoi paqen e vet por të shfarosë shqiptarët

Gazeta angleze''Daily Cronike'' shkruante ne atë kohë;“Serbët deklarojnë hapur se shqiptarët muhamedan duhet të zhduken, ky ishte mjeti më efikas për vendosjen e paqes në këtë vend”. Serbia kishte hyrë që të krijojë paqen e vete por të shfarosë shqiptarët.

Në vitin 1912 në afërsi të Shkupit 2000 dhe në afërsi të Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan. Gazeta daneze “Riget” shkruante; “Komanda e forcave serbe në Maqedoni ka marr karakterin e komandës masakruese ndaj popullsisë shqiptare, ushtria zhvillon një luftë të neveritshme shfarosëse”, po në të njëjtën gazet më tej shkruan, “fshatrat shqiptare rrethohen dhe u vihet zjarri, ndërsa popullsia nxirret nga shtëpitë dhe vritet si minjtë. Për këtë gjueti njerëzish ushtarët serb flasin me mburrje.....dje u dënuan 36 shqiptarë me vdekje dhe u vranë në vend. Nuk kalon ditë pa pasur vdekje të tmerrshme të shqiptarëve. Lumi është mbushur me kufoma. Çdo ditë organizohen ekspedita ndëshkuese në fshatra rreth e rrotull. Dje thekson autori i të dhënave një oficer serb më ftoj edhe mua të marr pjesë në një ekspeditë të tillë duke mu mburrur se një ditë më parë si kishte vrarë me duart e tij 9 shqiptarë”. Autori më tej thekson se “duket se ishte kthyer në traditë hakmarrja ndaj një populli për qëndresën ndaj pushtuesit dhe kjo hakmarrje shtrihej në masë, në pleq, gra, fëmijë, e në therje të pa mbrojtur të çdo moshe e seksi. Kështu ngrihej një “stuhi” shtazore duke përfshirë mbar jetën njerëzore deri dhe me të plagosurit, të sëmurët, sakatët etj. Thika, arma e zjarrit, pusi, lumi i Vardarit ktheheshin në mjete për mbytje e asgjësim masiv, ku një masë që i mungonte ndërgjegjja njerëzore shfaroste masën njerëzore”.

Pas shpalljes së pavarësisë (1912) kufijtë u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër

Pas shpalljes së pavarësisë së SHqipërisë (1912),kufijtë e shtetit të ri shqiptarë u përcaktuan në Konferencën e Anbasadorëve në Londër,1913.Një bazë të vendimeve të kësaj konference,një rrip verior i Çamërisë mbeti brenda kufijve të shtetit shqiptarë.Në këhën e monarkisë së mbretit Zog,në këtë zonë u krijua një njësi e vetme administartive që u quajt''Nënprefektura e Çamërisë''.Me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve (1913),pjesa më e madhe e siperfaqes së Çamërisë,  rrethet e Filadit, Gumenicës, Margellicit, Prevezes,Artës e të tjerë,mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar.Kjo krahinë iu aneksua Greqisë.

Me vendimet që mori Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913,territoret etnike shqiptare u coptuan në katër pjesë,nga të cilët,më pak se gjysma u përfshi në kufijtë politik të shtetit shqiptar,ndërsa tri pjesët tjera,donëse me pupullsi kryesisht muslimane,u ankesua nga monorkitë e krishtera,nga Serbia,Greqia e Mali i Zi.Me këto vendime,parimi i së drejtës kombëtare,i trumbetuar nga Fuqitë e Mëdha gjatë shekullit XIX,u SHKEL.Platforma e rilindasve frymëzoi Kuvendin e Vlorës (1912),i cili i dha shtetit SHqiptar,që në lindjen e vet, karakter demokratik laik dhe iluminist.Formimi i shtetit të pavarur shqiptar krijoji premisën për realizimin në të ardhmën,të programit madhore të Rilindjes Kombëtare për bashkimin kombëtar.Pas afro 100 vitesh të shtetit të pavarur shqiptar,paraqitja,përpunimi dhe zbatimi i një platforme mbarë shqiptar,mbetet një detyrë ende e paplotësuar.nga pikëpamja gjeografike,njësia mbarëshqiptare do të perfshinte trojet ma se vijonë;Republikën e SHqipërisë në kufijtë e sotëm, Republikën e Kosovës në kufijtë e sotëm,Çamërinë dhe trojet e tjera shqiptare në Greqi,Trojet shqiptare në Maqedoninë Përendimore,Trojet shqiptare në Mal të Zi(Ulqini,Hoti,Gruda,Plava,Gucia,Rozhaja e tjerë).

Ah që në këto momente autorit të këtij shkrimi që po iu kujtohen vitet e 60-80-tat kur rapsodi i mirënjohur i kombit shqiptar, indjeri tani Riza Bllaca,kur këndonte në dasma ,ndeje e ahengje(pasi autori vie nga i njëjti fshat dhe lagje nga vie edhe rapsodi Riza Bllaca),këngët e këtij vilajet,ku po e shkputemi një pjesë;''pa Plavë e Guci,nuk do të ketë shqiptari,këndonte rapsodi Bllaca''.

Pastaj vijnë trojet shqiptare në Serbinë Jugore(Preshevë,Bujanovcë dhe Medvegjë).Një SHqipëri e së ardhmës,me një trung të plotë e të përcaktuar,përafërsisht në pesëkëndëshin,Ulqin-Podujevë-Preshevë-Strugë-Prevezë do të kishte kushte të mjaftueshme për begadi ekonomike,përparim shoqëror e qëndrushmëri politike.Rrjedhimisht,ky vend do të kthehej në një faktor paqeje dhe stabilitet në Ballkan e më gjerë.

 Pavarësia e Shqipërisë që lindi më 1912,ndaloi planin strategjik të mitit serb për realizimin e ëndrrës së tyre për një Serbi të Madhe.Që do të thotë; Qeveria serbe kishte bërë planin, për realizimin e ëndrrës së saj duhet patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Pastaj, realizimin e Serbisë së Car Dushanit, miti serb e shikonte në shfarosjen e popullit shqiptar,asimilimin e në veçanti asgjësimin fizik të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"