Burra, zoti ju lashtë shnosh për PAN-in!

Burra, zoti ju lashtë shnosh për PAN-in!
Burra, zoti ju lashtë shnosh për PAN-in!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 February 2020 - 16:12

*Me vite ju çoja fjale se keni per te ikur nga kjo bote me marre te zeze dhe damken e tradhtise. Iken faqezinjt, gjakzinjt dhe qimzinjt,po u koriten as qe i kerkuan falje popullit per te zezat e tyre. *Nga anet e mia, ne Zhur, te krahines se Lumës, Republika e Shqiperise, e kemi zakon kur te shkojm per kryeshnosh, nuk e zgjasim shume.

Ndaj, nuk i kam harruar zakonet:"Ju, kofshi shnosh per keta kryehajna qe e vodhen popullin mish e asht,beni gajret,mos u merzitni, e mos u kthefshi kurren e kurres...!" *I larguan atdhetaret me tradita te moçme dhe rrotull vetes i afruan langonjt e UDB-es dhe kelyshet e Jovices. Sa here ja lash Zotin Dorezan!?

Po, ju qe dilshit ne "syret" me ta a po merzitni,mos vajtoni se zullum te madh kane berë... Iku PAN-i, iku por iku me marre te zezë dhe u korit! Ani mire se iku e mos u ktheft me kurrën e kurres se faqe te zezë ka lane pas, nuk ka lanë dhimbje. U korit,po koria ishte per ta.

As qe kerkoi falje popullit per te zeat, per mashtrimet,per hajnin qe ia ka thithur edhe djersen e ballit, i´a ka pire gjakun me pamuk, i ka ra sakice e hanxhar prapa kurrizit. Sakica i preku mish e asht, kur populli i shkret nuk kishte buke ne sofer, nuk kishte para as per ilaçe e keta langonj bredhnin neper hotelet me te shtrenjta te botes, duke berë dyzen ahengu e sallamadi, me gotë vere qe kushton jo me pak se njemije euro, hanin e pinin qe nga mengjesi e deri ne darke me gjaksoret serbian te gjakut te Dragutin Mihajloviqit-Drazh Mihajlit, shesnin toka qe na kishte lene Zoti hise, bredhnin me avion privat, shisnin toka ne zemer te Prishtines bandave me gjak serbi, tradhtuan gjakun e deshmorve per te shpetuar nga Gjykatat, i harruan kofomat qe nuk iu dihet ku i kane eshtrat, i harruan dhunimet, i harruan krimet qe çetniket i pren foshnjat ne gji nane, bredhnin si kurvat neper Bruksel me para te popullit...

Kesaj bande banditesh, me vite dhe per çdo dite i çoja fjale;mos i largoni atdhetaret qe kishin tradita te moçme patriotike, i afronin kelyshet e UDB-es serbe te Jovica Stanishiqit, qe kane vra shqiptarët dhe i kane humbur pa shej e pa dok, i afrionin spiunet e Serbise dhe i benin keshilltar keta burra kurvash qe i kishte denuar UÇK-ja me vdekje dhe vete i shkokurdhuan dajak dhe me vone u bene bashke me gjakun e zhupanve dhe vojvodeve dhe i binin kambanave te mortit per kombin tone.

Rrotull vetes e bene rrjetin taman si te marimanges dhe uzurpuan çdo gje te gjalle per te gelltitur dhe u bene supermilionerë dhe siguruan pasuri jo me pak se tridhjete breza, shkatrruan lumenj,liqej,bjeshke,gur e dru dhe nuk u ngopen. U bene taman si ata rrospitë serbe kur presin te semafari per hamshor dhe kurre nuk u ngopen. Limuzina edhe rrospive ka dy-ka tri,ora dore deri ne pesedhjete mije euro,çanta dore 9 e 550 euro, qe deri dje nuk kishin as brekë për te mbuluar "zogun" dhe u bene te ecnin me salltanet. Shtepi me te forte se te Bill Clintonit, bile me pishina qe humbte komplet edhe kali i lumit Nil...

Me vite ju çoja fjale, mosni bre haram e paçi per jetë te jetëve dhe nuk e besonin se do vie dita, bile u zgedhiheshin dhe keta langonj ne shenj perbuzje kunder popollit thonin:"SHKONI NE PROKURORI" Per te Madhin Zot keshtu kane lehur, bile kane lehur serbez dhe shume sert. Kinse, na jemi mbi popullin,mbi shtetin, mbi ligjin.... Eh, a ju kujtohet qe ky RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, kur ju çoja fjale vitet te tera KENI ME IKUR NGA KJO BOTE ME MARRE TE ZEZE, ME DAMKEN E TRADHTISE DHE PA GUR VARRI. Sa here ju lash ZOTIN DOREZAN! Zoti, eshte i Madh! Sa te paftyre u treguan, ashtu si ju kam thene, iken dhe u koriten. As nuk kerkuan falje popullit per te zezat qe i´a kani bere.

Ne boten tjeter edhe me zi e keni-ne xhehnem! Nga anet tona ne Zhur te krahines se Lumes,Republika e Shqiperise, e kemi zakon per kryeshnosh nuk e zgjatim shume. Ndaj, nuk i kam harruar zakonet dhe po e perfundoj:"Zoti ju lasht shnosh,mos u merzitni, e mos u kthefshin kurren e kurres!"

Per Qeverin e re asnje fjale te mire nuk po e them se heret eshte. Te mos kercejn dege ne dege, se ne konak kane gjakun e Serbosllavise, fjalen e kam per kopilat e Titos,JANE TE PABESE FARE. Nje gje te mos e harroni, ata qe vdiçen pa hoxhe e pa priftin me ate tymnajen me fenerë edhe ne varr nuk rrijn rehat,jane lugeter dhe ngrihen per rrengalle. Kujdes!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"