Me Albinin dhe Vjosën fillon funksionimi i demokracisë, drejtesisë dhe patriotizmit real

Me Albinin dhe Vjosën fillon funksionimi i demokracisë, drejtesisë dhe patriotizmit real
Me Albinin dhe Vjosën fillon funksionimi i demokracisë, drejtesisë dhe patriotizmit real

Skender Kapiti

  • 04 February 2020 - 18:01

Me Albinin kryeministër dhe Vjosën kryeparlamentare fillon funksionimi i demokracisë, drejtesisë dhe patriotizmit real

Demokracia,  patriotizmi dhe drejtësia janë mungesat apo deficitet më të mëdha që kanë sot politika dhe elitat politike në dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Ndërsa në Shqipëri ishte shumë e vështirë vënia në funksionim e shtetit ligjor,të demokracisë e të patriotizmit nga politika dhe nga vota referendare popullore pasi korrupsioni e krimi demokratik kishte asfiksuar edhe shoqërinë shqiptare, dhe për këtë arsye SHBA kryesisht ndërhyri vendosmërisht duke e detyruar politikën shqiptare për miratimin e VETTING-ut pasi nuk kishte mundësi rrugëzgjidhjeje tjetër për ta vënë në funksion shtetin, drejtësinë dhe patriotizmin në Shqipëri. Kosova më ndryshe, pasi ishte verdikti popullor i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, ai i cili e ndëshkoi me votë politikën, klasën e vjetër, elitën dështake e korruptive politike e cila kishte kapur dhe pronësuar shtetin, shoqërinë, drejtësinë  por edhe  patriotizmin e vlerat demokratike duke manipuluar e spekuluar me to.

Me Albin Kurtin kryeministër dhe me Vjosa Omanin kryetare e Parlamentit u realizua dhe u finalizua më së miri dhe më së duhuri vullneti historik i demokracisë popullore parlamentare në Kosovë, u realizua vullneti i lirë i votës së lirë, i verdiktit popullor, i cili, ia besoi drejtimin e parlamentit dhe të qeverisë LVV-së e  e LDK-së.E quaj triumf të demokracisë faktin e kualicionit LVV-LDK, pasi Kosova në këto vite pati deficite të mëdha demokratike ku mund të përmëndim: mosndërtimin e një shteti ligjor me standardet modern shtetformuese, ku si rrjedhoje e kësaj: krimi i organizuar, krimi i korrupsionit, krimi i hajnisë, tradhtia publike, papërgjegjshmëria juridike dhe kombëtare institucionale dhe  injoranca e nepotizmi kishin kapur  drejtësinë, ekonominë, demokracinë, shtetin dhe shoqërinë në Kosovë.

Pra në Kosovë ishte montuar në sistem korrupsioni i një kaste oligarko-politike e pasfidueshme nga ligji dhe një klikë  jollagaridhënësë, gjë që përbënte një këcënim jo vetëm për demokracinë por edhe për sovranitetit e shtetit të Kosovës.

Një gjëndje e tillë ka shkaktuar pasoja të rënda sociale e ligjore si: varfëri, papunësi,pasiguri juridike, politike dhe ekonomike, arsimore e shëndëtsore. Në të tilla kushte kur prej sakrificave të mëdha mbinjerëzore Kosova arriti që edhe me ndihmën vendimtare të SHBA ajo fitoi lirinë e Pavarësinë, por që prej 20 vitesh klasa politike e Kosovës e zhgënjeu shumë popullin e Kosovës sa që u venit dhe humbi edhe shpresa për të punuar e jetuar në Kosovë, dhe se shpëtimin dhe sigurinë ta kërkojnë në egzil, duke e braktisur Kosovën. Në këto kushte me 6 Tetor 2019 verdikti popullor e ndëshkoi klasën politike dështake dhe fajtore të këtij realiteti duke ia besuar Parlamentin dhe qeverisjen opozitës politike LVV e LDK. Është e sigurtë se Albini Kryeministër, dhe Vjosa kryeparlamentare do të sjellin një frymë të re dhe model të ri qeverisës dhe  se do t’i japin një impuls të ri  demoktatik, juridik, edukativ, intelektual, profesional, transparent dhe tolerant  fonksionalitetit të parlamentarizmit dhe ekzekutivit Kosovar në funksion të emancipimit politik, ekonomik, social, të progresit e të rritjes së mirëqënies; në  funksion të rritjes  të kredibilitetit, prestigjit  dhe të imazhit ndërkombëtar të Kosovës dhe të integrimit europian të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"