Mesazhi dhe letra e hapur e Ramush Haradinajt!?

Mesazhi dhe letra e hapur e Ramush Haradinajt!?
Mesazhi dhe letra e hapur e Ramush Haradinajt!?

Ismail Muçiqi

  • 06 February 2020 - 17:48

Se me të vërtetë politika Kosovare dhe mendësia e tejkaluar e fiseve dhe bajraktarizmit ende sillet neper kokat e një numri të liderve politik tregon më së miri letra e hapur e Ramush Haradinaj derguar Kryeministrit të ri të Qeverisë së Kosovës Albin Kurti me lidhje me mbajtjen e takses ndaj Republikes të Serbisë.

Ramush Haradinaj ende nuk e ka kuptuar se Republika e Kosovës përmes votës së lirë të zgjdhjeve Parlamentare të 6 Tetoritë populli votoj për ndryshimë, dhe përcaktojë partitë fituese të cilat tani po udhëheqin vendin. Kërcnimet apo shantazhet të cilat vijnë nga kushdo qoftë janë, orvatje për të penguar punën e Qeverisë së re dhe të Instuticioneve kretibile demokratike të cilat morën bekimin nga populli, i Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka programinë e sajë politikë të harmonizuar nga dy subjekte të cilat tani udhëheqin me Shtetin e Kosovës. Eshtë e drejtë e partive opozitare të cilat janë pjesë e Parlamentit të Republikes së Kosovës që përmes deputetve të shprehin mendimin apo të dhënë propozime për qështjet e ndryshme të cilat trajtohen në Parlamentin e Kosovës.

Por askushë nuk ka të drejtë që përmesë selameve apo letrave të hapura të mësojë kryeministrin Albin Kurti apo ti diktojë ati se qfarë duhet të punojë. Do të ishte më fisnike dhe njerzore s/ikur Ramush Haradinaj të priste në kabinetin e tij Kryeminstrin e ri Albin Kurti me rastin e pranim-dorzimin e detyrës. Do të ishte shumë normale,njerzore,humane sikur të gjithë liderët të pajtohën me ralitetin e ri duke shprehur gadishmërin e tyre për ti bashkuar idetë dhe energjinë që proceset e gjithëmbarshme të shtetit të Kosovës ti qojnë përpara.

Mendoj se Qeverisë së re të Albin Kurtit, i nevojitet përkrahje morale politike besa edhe Kombëtare për ta udhëhequr mbarë Republikën e Kosovës. Pa pasurë a/snjë qëllimë të keqë ndaj askujtë mendojë se Qeveria e re e Republikes së Kosovës e ka mandatinë e plotë të udhëheqë vendinë dhe ti ruaj interesat shtetërore duke respektuar Kushtetun e Republikes së Kosovës si aktinë më të lartë juridikë. Mendojë se Republika e Kosovës është një projektë Humanë dhe Ndërkombëtarë i cili është i lidhurë ngushtë edhe me fuqitë e mëdha Botërore të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm si në aspektin financiarë po ashtu edhe në aspektinë e sigurisë në q/lirimin e Kosovës.

Duhet diturë se Kosova porposë problemeve të mbrendshme të zhvillimit ekonomikë dhe të sundimit të ligjitë problem në vete është serbia dhe raportet për normalizimi e mardhënjeve me te. Për ta zgjedhur këtë problemë shekullorë është koha që të gjitha forcat politike, intelektuale dhe atëdhetare të bashkohën në një kauzë e ajo është zhvillimi ekonomik, shoqërorë, duke i forcuar themelet e Shtetit integritetin dhe sovranitetin në kufitë ekzistues të pranuar nga NATO-ja në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikësë. Q/do tendenc nga motivet tjera të luftës për pushtet i sjellin dëme dhe rreziqe shoqorisë Kosovare, dhe Shqipëtarve në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"