Ramushi e ka zhvesh pallën

Ramushi e ka zhvesh pallën
Ramushi e ka zhvesh pallën

Kimete Berisha

  • 06 February 2020 - 20:01

Hajde Albini po i 'deshka pantollat' para amerikanëve, por pse amerikanët qenkan kaq 'të flaktë' për palla të zhveshura, nuk e kutpoj, kishe më nuk jemi në krizë për palla.

 

Sipas Ramushit kaq të 'ultë' dhe perversë qenkan amerikanët sa që pa i desh pantollat para tyre, nuk bëhesh Kryeministër.

 

U tranu Trumpi kur ka ni. 

Ambasada amerikane nuk e ka kriter (për përkrahje) deshjen e pantollave. 

 

Ky mendon se Albini e ka marr aq seriozisht sa që e ka lyp edhe ndërhyrjen e Amerikës me ja heq qafe Ramushin. 

Nuk i kujtohet Ramushit se mos me qenë Kadri Veseli nuk do të bëhej për shtune e shtatqind vjet Kryeministër. 

 

E deshjen e pantollave para amerikanëve nga Albini, Ramushi e merr me mend. 

 

Kur e dëgjoj çka flet Ramushi, Haxhija, Demalija dhe Beka, thjesht më vjen shumë shumë marre. 

 

Edhe Skender Hyseni hyn në këtë mes. Në këtë moshë ia lejon vetes me xhelozu në Vjosën e prej xhelozie me dal me fol kundër saj më zi se njerëzit e Hashim Thaçit. 

 

Deri vonë kam kujtuar se xhelozia ka moshë, a ka më keq se kur xhelozon në karrierën e dikujt që për nga mosha mundesh me pas vajzë. 

E marr me mend me xhelozu unë sot një vajzë të re pse shkruan më bukur se unë! 

Tmerr a? 

Xhelozia profesionale (sipas meje) lejohet veç brenda bashkëmoshatarëve. 

 

P.S. 'M'i desh pantollat' nuk është 'idiomë' apo shprehje shqiptare, po serbe. Bile ata thonë ''mi desh pantollat kah koka' kur duan me shkretu krejt. 

 

Nga fjalori: Pallë është shpatë lufte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"