Politika e reciprocitetit

Politika e reciprocitetit
Politika e reciprocitetit

Skender Kapiti

  • 07 February 2020 - 15:14

Reciprociteti është respect dhe njohje e ndërsjelltë. Marrëdhënie apo marrëveshje reciprociteti kanë kuptimin dhe praktikën e barazisë, pa imponime, pa paragjykime dhe të barabarta; si dhe detyrime, barazi por edhe bashkepunim e vartësi reciproke në lëmenj e fusha të ndryshme ndërkomunitare e ndërshtetërore si ekonomike, tregtare, politike , shtetërore, akademike, kulturore, sportive etj. Kur këto ralizohem seriozisht nga dy shtete të cilat edhe nuk e kanë njohur deklarativisht njëra-tjetrën, por kur zbatohen ato si të drejta e detyrime ndëmjet palëve atëhere ato i paraprijnë edhe njohjeve reciproke deklarative ndërmjet shteteve.

Kjo përbën de fakto njohje ndërmjet shtetesh. Me reciprocitet kuptohet e thënë edhe drejtpërdrejt se: “do të sillem ashtu sic sillesh”, “do të respektoj ashtu si respekton, do të toleroj aq sa toleron, do të njoh ashtu sikurse edhe duhet të më njohësh”. Politika e reciprocitetit ka të bëjë edhe me liritë dhe me standardet e pakicave dhe minorteteve kombëtare që jetojnë në vëndet respektive fqinjësore. P. sh. aq liri e të drejta që duhet të ketë minoriteti serb në Kosovë, po aq të drejta duhet të kenë edhe shqiptarët e Preshevës , Medvegjës e Bujanocit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"