Letër publike Kryeministrit, Albin Kurti

Letër publike Kryeministrit, Albin Kurti
Letër publike Kryeministrit, Albin Kurti

Ragip Guraziu

  • 07 February 2020 - 15:47

Shpresa e fundit e qytetarëve të Kosovës,shpresojnë se do jetë kjo Qeveri e re me ju në krye

Shpresat janë shuar për vullnet të mirë të kësaj politike të dështuar prandaj pa VETTING të detaizuar nën mbikëqyrjen 100% amerikane dhe evropiane, nuk ka shans që sistemi I drejtësisë të pastrohet nga servilet e politikës të lidhur me nëntokën kriminale, të cilët llogari ju japin atyre e jo zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Pra le të presim që viti 2020 do të jetë një ligj i Vetingut në shtetin e Kosovës dhe fillim i mbarë për qytetarët, një lajm i keq për zhvatësit, shkelësit e ligjit dhe mafio oligarkët e lidhur me politikën dhe krimin e organizuar.

Ish Institucionet e drejtësisë dhe politika e Kosovës vazhduan të sillen si shurdh memec, kur ishte fjala tek thirrjet ndërkombëtare për luftimin e krimit dhe të korrupsionit, të të gjith qeverive deri sot.

Edhe pse zyrtarë të lartë me ndikim ndërkombëtar, shumë ish-ambasador dhe ambasadorë të shteteve mike në Kosovë, e kanë përsëritur shumë herë atë që edhe ''mediumet” po e raportojnë për më shume se 15 vite me radhë, që Kosova jo vetëm se sfidohet nga krimi i organizuar, por edhe sundohet nga krimi i organizuar, edhe pse jemi në muain shkurt në Kosovë po vazhdon të mos funksionojë ligji.

Se përderisa politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale e kishte kapur dhe mban fort në dorë sistemin e drejtësisë, nuk kishte shans që në Kosovë të luftohet as krimi I organizuar, as korrupsioni e as asnjë shkelje tjetër ligjore nga peshqit e mëdhenj.

A do jetë kjo qeveri e juaja shpëtimtare?

Shpëtimin e vetëm të shtetit nga kjo lidhje mafioze e sheh tek Ligji Vetting, ligj që duhet të bëhet, sikur që është premtuar nga të gjitha partitë politike në fushatë zgjedhore.

Le të shpresojmë pra në premtimet që i kani dhënë t që mbeten pas se do ta bëni ligjin Veting dhe do ti japin grushtin më të rëndë krimit e korrupsionit. Kështu që vitet që ky viti 2019 mos u ktheftë më, sidomos për qytetarët e Kosovës, dhe këtë retorik të betejës për luftë kundër korrupsionit, krimit organizuar dhe nëntokës kriminale, le ta bëjë realitet qeveria në ardhje, 2020.

Se qytetarët kanë duruar së tepërmi që të zhvaten e nënshtrohen nga shkelësit e ligjit për gati dy dekada, prandaj është koha e fundit që tani të veprohet kundër këtyre rrjeteve kriminale të cilat janë denoncuar vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët. Kjo NO koment....

Pra Le të shpresojmë që viti në vijim, pra viti 2020 t'iu ep shkelmë të gjitha të këqijat sepse deri më tash kishte plot ftesa e plotë kërkesa edhe nga ndërkombëtarët, nga ish-ambasadorë dhe ambasadore të shteteve mike në Kosovë, që e kanë konfirmuar të vërtetën e artikuluar nga gazeta '' kosovare'', të raportuar për më shumë se 15 vite me radhë, por politika dhe drejtësia e inkriminuar vepruan së bashku duke qenë mbi ligjin.

Me kalimin e ditëve gjithnjë e më tepër po ngrihet zëri i Ambasadave të huaja në Kosovë, kryesisht të vendeve mike, për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës. Pas takimeve të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, edhe Ambsada e Britanisë ka kërkuar nga Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosoves të tejkalojnë dallimet. Sipas tyre, këto dy subjekte duhet të punojnë së bashku për të formuar qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës.

Pse këtë leter publike

Serbët-çenikët sllavë të Korpateve,ndihmuar apo përkrahur nga Rusia,nuk do rrin rehat dhe do sjellin kokëqarje kogja të madhe edhe juve si Kryeministër,por edhe gjithë institucioneve shtetërore.

Që në fillim të formimit t Qeveisë së re,kanë vazhduar reagimet lidhur me emërimin e Anton Qunit si ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, së fundi këtë e bëri edhe gjenerali Vladimir Lazareviç që është i gjykuar i Hagës për krime lufte, pasi sihte kryeshef i shtabit të Korpusit të Prishtinës në kohën e luftës dhe bombardimeve të NATO-së.

“Ushtarët e vrarë kanë mbrojtur kufirin shtetëror sepse në vitin 1998 nuk kishte luftë dhe këtë tahs po e harron shumëkush”, ka thënë Lazareviq, shkruan “Novosti”.

Emërimi i Qunit për ministër është përpjekje e fshehjes së krimeve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky post në fakt është shpërblim i këmbësorisë së NATO-së sepse të gjitha ngjarjet që ndodhen pas 1998 kanë zbuluar cili ishte synimi i terroristëve që iu ka dhënë mbështetje , shprehet ai.

Sipas Lazareviç “është hipokrizi të flitet për pajtim nëse terroristin e gjykuar e emëron për ministër, por ne nuk duhet të harrojmë atë që na kanë bërë. Jam i sigurt se 80 mijë pjesëtarët e Korpusit të Prishtinës këtë kurrë nuk do ta harrojnë”.

Këtë porosi të vendosur përmes "Novosti" e dërgon gjenrali Vladimir Lazareviç, i cili në kohën e bombardimeve dhe agresionit të NATO-së në SRJ ishte krye-shef i shtabit të Korpusit të Prishtinës.

Vulin për shërbimin ushtarak në Kosovë: Kurti po përgatitet për konflikt me Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka folur për propozimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta bërë ushtrinë të obligueshme. NË një intervistë, ku Vulin shpreh gjuhë të urrejtjes dhe racizëm, thotë se Kurti po e përgatit ushtrinë për konflikt me Serbinë dhe thotë se këtë projekt do ta financojë edhe Perëndimi.

Vulin thotë se ideja për shërbim ushtarak në Kosovë paraqet rrezik për stabilitet në Ballkan.

“Serbia që dy vjet e ka paralajmëruar gjithë botën për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në atë që i keni dhënë në dorë mekanizma të ushtrisë terroristëve të padënuar, e nganjëherë edhe të dënuar për krime lufte, i jepni armatim të rënë dhe prisni të ketë paqe në territorin e Kosovës e Metohisë prisni të mos e përdorin atë armatim të rëndë”, është shprehur ministri serb.

Vulin thotë se do ta dërgojë një gjeneral që të pyes NATO’n se si e shohin propozimin e Kurtit për ta bërë të obligueshme kryerjen e ushtrisë në Kosovë.

“Më intereson shumë të shoh cfarë ka për të thënë NATO, a do të heshtë sikur deri tani kur ishte në pyetje formimi i ushtrisë së Kosovës”

“Fatkeqëisht nuk është hera e parë në histori, kur serbët shërbejnë në një ushtri ku qëllimi i ekzistencës së saj është konflikti me serbët dhe Serbinë”

Ai thotë se rajoni po shkon drejt konfliktit, që sipas tij, e ka paralajmëruar që para dy vitesh.

Vulin thotë se ndërkombëtarët thonin se ushtria e Kosovës nuk do të ketë kapacitet dhe do të shndërrohet në ushtri në vërtetë vetëm pas 10 vjetësh.

Ndërkaq, Vulin supozon se projekti i shërbimit ushtarak mund të financohet nga diaspora, nga paratë e drogës, por beson se edhe Perëndimi do të ndihmonte Kosovën.

“Shqiptarët nuk i kanë ato para. Ajo që dimë për buxhetin e tyre, ajo që e dimë rreth funksionimit të ekonomisë së tyre e cila në të verterë nuk ekistone. E dini, ai territor financojhet 60 për qind nga doganat dhe akcizat dhe pjesën tjetër nga donacionet”,

“Nëse diaspora, nëse narkokapitali vendos të investojë në të atëherë me siguri do të mund t’i ndihmojnë. Por kjo nuk mund të realizohet pa fuqinë e mëdha të cilat e kanë pranuar Kosovën. Nuk mund të bëhet pa të hollat e Perëndimit dhe për këtë do të flasë me NATO’n”, tha ai.

Për fund z. Kryeministër, Albin Kurti....

Ne nuk është se nuk njihemi apo nuk jemi takuar ndonjëherë. Vite m parë ke qenë në odën e një luftëtari,pjestari ,veterani,komandanti,dhe pjesmarrsi i luftës së UÇK,dhe UÇPMB-së,komandant Fati,(nofka) ,alias Fatmir Guraziu,dhe disa raste jemi takuar edhe tek restauranti ''Te Pishat-Biraç-Duhël, ne të katërit,ju Sali Zyba dhe unë,në ato momente kur krkove ndihmen dhe ja dolëm,edhe tjerë Gurazi nga fshati Bllacë komuna e THerandës,që njëri nga ta tani bile ishte kanditat për tu votuar pë deputetet.

Ke parasyesh-Fenomeni që po heshtet, alarmohen rëndë Kosova dhe Shqipëria

Këto trendë të zbrazjes së shtetit, me lëvizje drejtë vendeve të BE-së, e kanë prekur edhe Kosovën, prej nga qytetarët po largohen edhe në mënyrë legale, me sigurimin e leje qëndrimit dhe punësimit të rregullt, por edhe në mënyrë ilegale nëpërmes rrjeteve të trafikantëve të ndryshëm.

Një raport i publikuar nga instituti ndërkombëtar i Statistikave, Eurostat, ka zbuluar shifra shqetësuese për braktisjen dhe zbrazjen e trojeve shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë nga qytetarë të këtyre dy vendeve që po migrojnë në vendet perëndimore dhe nuk mendojnë të kthehen dhe krijojnë jetë e familje në shtetin e tyre amë.

Është tepër shqetësues ky raportim, i cili zbulon të vërtetën e dhimbshme se si po ndodhë zbrazja e trojeve shqiptare në kohë të paqes, derisa nuk u arrit asnjëherë të ndodhë në kohë dhe me përballje luftërash.

Por po ndodhë nën sundimin e politikës kriminale që ka kap shtetin shqiptar, andej Kufirit, por edhe shtetin e ri të Kosovës, akoma të pa formësuar si duhet dhe të pa stabilizuar si shtet normal në kuptimin e plotë të funksionimit. Me të vërtetë është e dhimbshme, është shqetësuese ajo që u zbulua së fundi, sipas Eurostatit, e që raportohet se rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Evropian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Madje këto shifra shihet që nga viti në vit po shënojnë trendin e rritjes. Sipas të dhënave, vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. Këto fakte flasin për një zbrazje masive me letra zyrtarë të trojeve shqiptare në shtetasit, qytetarët e tyre autokton, e që me kalimin e kohës do e harrojnë shtetin e tyre. Është tepër për tu shqetësuar e dhëna që flet se si në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17%. Sipas Eurostat, 15% e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj. Ndërsa 4% e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5 muaj.

Autoritetet në Shqipëri, por edhe në Kosovë po e fshehin dhe po e heshtin rrezikun që po kanoset për zbrazjen e tokave dhe zhbërjen e heshtur të shtetit.

Pasi që qytetarët kanë zgjedhur largimin nga vendi i tyre, duke populluar shtetet në fqinjësi e tutje seri në qendër të Evropës, duke filluar nga Italia, Greqia e tutje. Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia (23,147 leje) dhe Greqia (16,936 leje), të cilët përfaqësojnë mbi 60% të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BE-së. Megjithatë thuhet që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë. Gjermania përgjigjet për 16% të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj. Ndërkohë vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit pas Gjermanisë, renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 3000 leje të lëshuara në vitin e fundit, Franca me 2143, Suedia me mbi 1500, dhe Kroacia me 1088. Këto trendë të zbrazjes së shtetit, me lëvizje drejtë vendeve të BE-së, e kanë prekur edhe Kosovën, prej nga qytetarët po largohen edhe në mënyrë legale, me sigurimin e leje qëndrimit dhe punësimit të rregullt, por edhe në mënyrë ilegale nëpërmes rrjeteve të trafikantëve të ndryshëm.

Klasa politike në të gjitha trojet shqiptare duhet të alarmohet dhe ta merr seriozisht këtë raportim shqetësues të Eurostatit.

Dhe të bëjnë gjithçka për ndryshimin e këtij trendi, që qytetarët shqiptar të mos largohen, të sigurohet jetë dhe perspektiva për jetesë dinjitoze në shtetin, trojet e tyre.

E kjo t arrihet vetëm nëse qeverisja pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

Është shumë e sigurt që për këtë lëvizje masive të popullatës shqiptare drejtë vendeve të perëndimit, duke filluar nga shteti i parë fqinjë, është kapja e nga krimi i organizuar i qeverisjes në të dyja shtetet shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri, sepse pikërisht kjo kapje e kupolës shtetërore nga strukturat mafio kriminale kanë penguar në vazhdimësi zhvillimin dhe kanë stimuluar, kanë nxitur qytetarëve për të migruar jashtë shtetit amë.

Autori është gazetar-analst i pavarur

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"