Kosova është bërë vend i sëmundjeve psiqike?!

Kosova është bërë vend i sëmundjeve psiqike?!
Kosova është bërë vend i sëmundjeve psiqike?!

Skender Mulliqi

  • 07 February 2020 - 22:51

Eshtë vështirë të kuptohen në tërsi disa ngjarje , nese nuk e marrim parasysh koficientin psiqikë të njerëzve të cilët kan arritur të bëhën të fuqishem në piramidën elitare.

E kjo piramidë e të fuqishmive mund të jetë shpesh piramidë e të retarduerve, apo të sëmuarëve mental. Këta edhe bashkëpunëtorët e tyre i zgjedhin të afert më ta.Nuk është jo logjike që një sëmundje e tillë e sundimtarëve mos të përcjellët  bukur shumë  edhe të populli.Vijmë në një situatë kur edhe qytetarët u ekspozohen këtyre ndikimeve të rrezikshme.

Ky transmetim  i këtyre mendimeve të retarduara deri të qytetarët, këtyre të fundit ju ka shkaktuar edhe dëme psiqike, pos dëmeve tjera.

Sëmundjët e gjendjës akute po rritën në ato kronike! Diqka që shëndrrohet në kronike , bëhët e pasherueshme. Shumë çka në Kosovë është bërë  jo normale. Dhe, është shumë logjike që njeriu të kërkon vend ku  gjënë  qetësinë e tij shpirtërore, ku e gjënë përspektivën për vete dhe për familje.Kjo gjendje  e rëndë ekonomike dhe shpirtërore,  i ka nxjerrë shumë njerëz  nga takti, i ka bërë shumë  të padurueshëm.Natyrisht së pastaj vjen në shprehje edhe dhuna në familje, në rrugë , lokale e gjetiu.

Dobësitë bëhën të shumta , kur drejtuesit e shtetit, kan probleme edhe të natyrës psiqike, nga  lakmia e madhe për pushtet dhe para.Nese dikur pak kemi pasur një agresivitet  të tillë, sot  gjithnjë e më shumë po kemi probleme të kësaj natyre.Aq më keq kur këto probleme ju imponuan këtij populli nga njerëzit e politikës?!

Prandaj, gjithnjë e më shumë po rritet numri i të sëmuarëve mentalë.Historia mban mend, së shumë udhëheqës botëror të traumatizuar psiqikisht  i kan shkaktuar probleme të mëdha, jo vetëm shtetit dhe popullit të vet, por edhe krejt  botës, duke nxitur edhe luftëra të ndryshme.

Nevojtarët mashtrohen lehtë.Populli i Kosovës shumë ka ra ne një gjendje të tillë.Çka nuk përjetuan dhe mbijetuan  për 20 vite?! Si të ruhet durimi shtrohet pyetja? Zor shumë.Vështirë të ruhet edhe shëndeti.

Dhe, të gjitha këto qudira nuk  e kan  vetëm  një emer . Mos po don Zoti që të gjitha këto eksprimente më trurin tonë, do të pushojnë një ditë?! Këto  do të pushojnë më kusht që  të rritet edhe vetëdija jonë...! Nuk duhet më qenë shumë i menqur së në Kosovë , pushtetet po eksprimentojnë më qytetarët e vet?!

Me këtë nuk po thëmi asgjë të re.Sigurisht së nuk ka gjë më keq  së kur një shoqëri jeton në frikë, dhe kjo bëhët pastaj edhe pjesë e pandashme e saj.Kjo klasë politike na u ka bërë fobi dhe ka të sillemi po na paraqitët si një hije e keqe.Gjithë kësaj që e paraqita në këtë shkrim të shkurtër , bukur shumë  edhe vet ju kemi bërë kumbarë...?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"