Kontaminimi i ajrit dhe i jetës?!

Kontaminimi i ajrit dhe i jetës?!
Kontaminimi i ajrit dhe i jetës?!

Skender Mulliqi

  • 09 February 2020 - 09:00

Të gjithë  marrim frymë nga ajri. I pastër apo diku edhe i ndotur, nuk kemi mundësi të jetojmë pa ajër, po të jetë dikush  profesor, punëtor, student, politikanë, qytetarë ...

Në rregull, politikanët, dhe pasanikët e ndryshëm, i kanë mundësitë që fëmijët e tyre dhe ata vet, të largohen në vende të ndryshme të botës ku është ajri i pastër. Në këto vende mund të " fshihen" përkohësisht, por jo edhe klimës globale,  sulmeve te ndryshme, katastrofave të ndryshme natyrore dhe nukleare...

Kemi pa dhe po shohim çdo ditë së si njerëzit po vdesin apo po vriten në vende të ndryshme të botës.

Diku kemi lufta lokale, në ndonjë shtet kemi lufta civile , diku po shohim cuname, po shohim së si po vdesin njerëzit e pafajshëm në akte të ndryshme  terroriste .Kemi pa dhe dëgjuar së si  vriten presidentet e shteteve të botës. I përmenda të gjitha këto së sikur në këtë botë, primare është bërë paraja dhe pasurimi. Megjithatë shtrohet pyetja, si ta kanalizojmë jetën, si të bëjmë që sado pak ti ikim rreziqeve që na paraqitën gjatë rrugëtimit jetësor?!A ka mundësi njeriu mbi të gjitha këto rreziqe më vu një kontroll?!Nëse bëhet pyetja që të kemi një ajër më të pastër, këtu ekziston mundësia reale.

Të ndalohen provat e ndryshme bërthamore, që nuk janë gjë tjetër veç prova kundër njerizimit. Këto prova po e shkatërrojnë  botën. Rrezikut tjetër që ka mundësi ti ik njerëzimi është ushqimi i kontaminuar të cilin po e konsumojmë dhe nga i cili po vdesin më miliona njerëz sot në botë.

Ushqimi jo natyral është duke e vrarë njerëzimin! Këto dhe koha bashkëkohore, kanë futur pasiguri për të ardhmen tonë.

Jo shumë larg në të kaluarën nuk kemi pasur standard jetësor të mirë, me shtëpi gjysme të prishura, veshje dhe mbathje të dobët, por sigurisht kemi qenë më të " fortë" fizikisht dhe moralisht. Njerëzit kanë jetuar me gjatë, më ushqim  natyral, shumë më pak e kanë vizituar mjekun. Tash po na dalin shumë sëmundje të reja, dhe të pashërueshme, nga ushqimi jo i mirë, dhe nga të gjitha ato që i përmenda në këtë shkrim. 

Dikur kemi pa dhe kemi shikuar, por edhe ditur së për çka dhe kundër kujt po luftojmë, e tash na kanë dalë do punë të reja, si puna e politikanëve hajna dhe të korruptuar. Tash na u kanë shfaqë edhe shumë armiq të padukshëm, si substancat kancerogjene, aktet e pa parashikuara terroriste... 

Gjithfarë mjegullash janë duke mbuluar Kosovën, sigurisht me shumë  së vendet  tjera të Evropës. Jemi bërë vend i kontaminuar?!Dhe, mos veprimet tona në këtë drejtim janë të pa kuptueshme, sikur po vrapojmë pas fajtorit kujdestar?!Janë duke u shkatërruar njerëzit nga nga pasinqeriteti i politikes. Kjo është më shumë së e çuditshme, kur kemi menduar së nuk do ti kemi këto probleme, pasi që e ndoqëm armikun serb nga Kosova.

Kush është fajtori? Të gjithë ne .Së kemi mbetur vetëm vrojtues të problemeve. E problemet nuk zgjidhen duke ju ikur atyre. Kjo  ngjanë në njerëzit që nuk shohin?!Ky është mos vizioni ynë, mos reflektimi dhe padituria jonë.Po të tërheqim ndonjë paralele, Kosova më shumëçka po ngjanë në Nigeri, Gvine ,Sudan, Somali...

Këto janë politikat dhe kjo është shoqëria jonë sot. Kemi mbetur si vrimë e zezë në Evropë, edhe më fajin e faktorit ndërkombëtar, që Kosovën më shumë  po e shohin si vend ku mund të bëjnë eksperimente, dhe ti mbulojnë edhe problemet e tyre të brendshme?!

Ngecja jonë tashmë ka një histori jo të shkurtër. Por, qe ta stopojmë shkretimin e Kosovës  ende nuk po kemi mundësi ta bëjmë?!Politikat dhe ideologjitë e pavlera,  gjithnjë e më shumë po na largojnë nga bota e civilizuar. Varfëria ka filluar të bëhet kronike.

Pushtetet e deritashme më politikat e mbrapshta, po bëjnë që Kosova të zbrazet. A do të mbesim duke shikuar më sy lartë në qiell , apo do ti përvishemi punës për të ndryshuar këtë gjendje, është pyetje e cila koha do ta jep përgjigjen më të mirë..?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"