Ramushi nuk po e gjen kuptimin e uljes së pagave

Ramushi nuk po e gjen kuptimin e uljes së pagave
Ramushi nuk po e gjen kuptimin e uljes së pagave

Kimete Berisha

  • 12 February 2020 - 15:04

Duhet me ju ardh turp, në këtë kohë e keni bë Kosovën vendin më të varfër në Evropë.

Si u varfërua Kosova kaq shumë? Kush e varfëroi?
Politika e varfëroi.
Ju e varfëruat!
Ti.
Me cilat mjete?
Me hanji, po me çka.

Hazreti Jusufi, n'atë kohë, ka ditur ta shpëtojë Egjiptin nga vdekja prej urie, e Ju, s'kishit pas ditë gjë tjetër, veç kurrë pa pushu, tuj vjedh.

Gjithë ky shkollim, gjithë ky seminar, gjithë ky studim e trajnim, brenda e jashtë, gjithë kjo ndihmë ndërkombëtare e gjithë ky donacion, nuk jini në gjendje me shpëtu një grusht popull prej varfërisë.

Sepse jeni hajna,.Deri sot, krejt pa përjashtim.

S'keni lënë gjë pa vjedh. Edhe paret e festimit të pavarësisë.Edhe paret e shëndetësisë.

Edhe paret e arsimit, edhe paret e kulturës.

Qeveria Haradinaj ka përfitu edhe prej arkivoleve, që i ka "ble" për nevojat e të zhdukurve.

Mjafton mos me vjedh, dhe Kosova shpëton.

Mjafton m'i nda pasurinë në mënyrë të barabartë dhe Kosova shpëton.

Mjafton me punu normal, dhe Kosova shpëton.

Mjafton mos me na vjedh në centa bizneset e politikanëve, që edhe taksën ndaj Serbisë e kanë vendos për me përfitu bizneset e tyre, duke i dhjetëfishuar çmimet.

Çka paske kujtu ti?

Me të ardh paga ty 3,000 € në muaj pa punu ti kurrgjë, veç tuj bë sefa, tuj e hap gërmazin e tuj pi raki.

Fshije,

Me qenë normal ti heq dorë edhe prej pensionit invalidor, se s'je invalid po je "bishë". Ke pasuri që nuk ia di skajin, dhe me të pyet dikush nuk di kah t'ka pikë.

Albini veç le t'vazhdon me këso "mashtrime", qysh po i quan Ramushi, nuk po kërkojmë më shumë prej tij.

P,S. Mos të harrojmë, ka qenë edhe një Konferencë ndërkombëtare e donatorëve, në krye me Hashim Thaçin, kurrë nuk u kuptua çka u bë me të, ku shkuan paret, apo nuk dhuroi askush-asgjë për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"