Albin Kurti, kryeministri i parë në historinë e Ballkanit që përgjysmoi pagën e vet!

Albin Kurti, kryeministri i parë në historinë e Ballkanit që përgjysmoi pagën e vet!
Albin Kurti, kryeministri i parë në historinë e Ballkanit që përgjysmoi pagën e vet!

Mehdi Hyseni

  • 13 February 2020 - 13:24

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 12 shkurt 2020, kryeministri Albin Kurti arriti t’i tregojë popullit të Kosovës se është me popullin dhe për popullin ngase si hap të parë dëshmues i këtij konstatimi, është miratimi i vendimit  për uljen e pagës së kryeministrit (vetëvetes) “ për  1450 euro”, si dhe “ 15 ministrave të tjerë, të cilët do të paguhen vetëm 1270 euro, në vend të rrogës  paraprake prej 2000 eurosh”. (Kurti zvogëloi rrogën për 1450 euro, por ja sa marrin 3 kryeministrat e rajonit ).

Kurti zvogëloi rrogën për 1450 euro, por ja sa marrin 3 kryeministrat e ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar e cila rriti r...

Vërtet, ky është një vendim i drejtë, i ligjshëm dhe demokratik e human, sepse deri më sot në historinë e qeverive të asnjë shteti të Ballkanit (1912-2020) nuk ka ndodhur      që ndonjë kryeministër t’ia ulë-përgjysmon vetes rrogën prej  “3000 në 1500 euro”.

 Ky është një senasacion pozitiv dhe i mrekullueshëm historik në këtë shekull të sëmurë, të grabitjes, të shfrytëzimit të egër, të plaçkës, të dhunës, të krimit, të papunësisë, të ekzodit  dhe të varfërisë së tejskajshme, sidomos në Ballkan.

Ja, ky është argumenti dhe e vërteta e pakundërshtueshme se kryeministri Albin Kurti është humanist, patriot dhe demokrat  i vërtetë me sjellje dhe me vepër konkrete që  dëshmoi se preokupimi i tij parësor, është  mbrojtja e interest të përgjithshëm të POPULLIT dhe të Republikës së Kosovës, si dhe të parimeve dhe të vlerave humane, demokratike e parlamentare, JO indidualzmi, interesi egosit karrierist, uria e pangopshme dhe etja e pashuar me çdo kusht dhe, me çdo mjet për “kapjen e pushtetit” dhe të pasurisë së popullit.

Pikërisht, ky kryeministër patriot, humanist dhe demokrat u ka munguar Kosovës dhe Shqipërisë, Jo më pak se 30 vitet e shkuara (1990-2020).

 Sikur gjatë tri dekadave të shkuara, Albin Kurti të kishte qenë kryeministër i Shqipërisë, s’ka asnjë dyshim  se, së pari Kosova, do t’i shpëtonte terrorit, zjarrit dhe gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, ku si rrjedhim, sot  Kosova dhe Shqipëria, do të kishin qenë të bashkuara si një shtet i vetëm kombëtar, demokratik  dhe parlamentar.

Ky shembull pozitiv i uljes së pagave qeveritarëve të Kosovës dëshmon haptazi se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është qeveri e popullit, qeveri demokratike dhe humane, që përfill dhe favorizon vetëm interesat jetike  dhe ekzistenciale të popullit dhe të shtetit të Kosovës, JO “nomenklaturat”  e harangave, të matrapazëve, të plaçkitësve, të shfrytëzuesve dhe të kriminelëve të ndryshëm politikë, që  e shkatërruan ekonomikisht, politikisht, materialisht dhe fizikisht popullin e varfër dhe të papunë (2000-2020).

 Në këtë kontekst të dekontaminimit të florës dhe të faunës  (të shpëtimit të shpirtit të popullit dhe të shtetit të Kosovës) nga sëmundjet dhe nga  viruset e derisotme epidemike, vërtet,  mund të ndihen keq dhe të “çuditen vetëm gjedhet”, të cilat qe 20 vjet janë mësuar “me kullotë pa kërpesh” djersën, pasurinë dhe gjakun e popullit, duke e lënë pa bukë, pa dritë, pa ujë, pa punë, pa ilaçe, pa strehë dhe pa kurrfarë përkujdesi mjekësor, shëndetësor, material dhe ekzistencial të mirëqenies. Kjo bëri që për  30 vjet në Shqipëri dhe, për 20 vjet në Kosovë, të  krijohen dy shtresa shoqërore: klasa kullake mafioze  milionere e miliardere dhe klasa proletare  e varfër pa punë, pa bukë dhe pa ekzistencë. Ky ishte  “thelbi”  i përmbajtjes së demokracisë  në veprim; e shpërfytyruar dhe e improvizuar jo vetëm brenda territoreve të Shqipërisë etnike, por edhe në tërë Ballkanin (1990-2020).

Të lumtë kryeministër, Albin Kurti, që së pari po mendon dhe po përkujdesesh për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme sociale, ekonomike, materiale dhe ekzistenciasle të popullit, jo se si t’ia ngresh vetes pagën prej “3000 në 4000 euro”, ashtu edhe ministrave “prej 2000 në 3000 euro”. 

-Ja, me këtë hap konkret të uljes së pagave  kryeminstrit dhe ministrave tuaj, e bëre me dije popullin se përpjekjet dhe lufta jote e deritashme politike  objektiv kryesor kishte mbrojtjen e interest të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, JO  “kapjen e pushtetit”,  pasurimin e paligjshëm e as grabitjen e pasurisë së popullit dhe të shtetit për t’u bërë milioner apo miliarder me pallate luksoze, me rançe, me kompania, me korporata… etj., siç vepruan parardhësit tuaj në pushtet (2000-2020), duke e sjellë popullin dhe shtetin buzë greminës, vetëm për t’i realizuar interesat e tyre mafioze  dhe të shfrytëzimit të njeriut prej njeriu, në emër të luftës, të patriotizimit, të demokracisë dhe “atdhedashurisë” së rreme, gjë që kjo sëmundje  ekonomiko-politike, financiare dhe materiale zgjati deri më 6 tetor 2019, kur populli me votën e lirë demokratike ndëshkoi demokratët e sëmurë dhe demokracinë e patriotizmin e rremë retorik dhe ekzagjerues, që përmes kësaj farse politiko-propagandistike “mjelnin” pasurinë e popullit dhe të shteti, jo më pak se 20 vjet, duke e abuzuar votën dhe besimin e popullit. Mirëpo, kjo  “këngë e mjerimit” 20-vjeçar nuk do të përsërtitet dot më në shtetin e Kosovës, sepse kuadrot e gjeneratave të liderëve të rinjë politikë me Albin Kurtin dhe me Vjosa Osmanin në krye, nuk do të pranojnë recidivat e  dështuar të  kohëve të kaluara (2000-2020). Kjo është shpresa dhe garancia politike, ekonomike, zhvillimore dhe e përgjithshme për përparimin dhe për lulëzimin e ardhmërisë së popullit dhe shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

-S’ka më politikëbërje: “BISHTIN E LOPATËS” POPULLIT-VEGJËLISË, kurse pasurinë, milionat e miliardat, fabrikat dhe pushtetin e përjetshëm derëbejëve sundues kulltukofagë.  Kjo farë politike antipopullore, antihumane, antidemokratike dhe antishtetërore, kurrë më nuk do të përsëritet në Kosovë, derisa të qeverisë Vetëvendosja me Albin Kurtin në krye. Ky është shpëtimi dhe garancia e së  ardhmes së Kosovës demokratike dhe paqësore.

Sa më lart, Albin Kurti është  KRYEMINISTRI i  PARË në historinë e derisotme të kryeministrave të shteteve të ndryshme të Ballkanit, që vetes ia uli rrogën për ta ndihmuar popullin e varfër dhe të papunë të Kosovës.

Pra, pa spekulime, pa improvizime, pa  mashtrime dhe pamanipulime politike  të derisotme ( 2000-2020), kryeministri  Albin Kurti bëri atë që asnjëri president dhe asnjëri kryeministër i Republikës së Kosovës nuk e ka bërë as për popullin e as për shtetin e ri të Kosovës, duke ia zbritur rrogën vetes dhe ministrave të tyre.

Ndërkaq, suitat e paraprake  lideriste politike shtetërore, vetëm se thirreshin rrjeshëm  në emër të popullit, të patriotizmit dhe të demokracisë, duke i mbushur xhepat plot (me  tendera dhe pa tendera) e popullin për 20 vjet rresht e patën lënë në “mëshirën e kohës” : mbi 40%  të papunë, mbi 40% të varfër dhe pa kurrfarë perspektive materiale dhe ekzistenciale.

-O, populli im i përvuajtur, me fat qeveria POPULLORE e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

-O, popull im i dashur dhe i shtrenjtë, me Albinin nuk do të jeni më “nomadë” të uritur, të etur, pa plang e shtëpi, të përbuzur, të shfrytëzuar dhe në “mëshirën e kohës”, por do të jetoni  normalisht si të gjithë qyetarët me nder nga puna, nga fitimi dhe nga paga juaj e merituar qoftë publike, qoftë private. –Nuk do të jeni më kafshatë e hidhur dhe  e përbuzur nga kullakët sadistë dhe nga liderët  e pangopshëm politikë milionerë, duke iu lutur, “a doni qymyr zotni”, apo a doni që t’ua lustroj këpucët zotni? , siç vajtonte dikur vegjëlinë e nëpërkëmbur dhe të shfrytëzuar deri në palcë, Migjeni, poeti  ynë i kohës së mjerimit, të urisë, të varfërisë dhe të shfrytëzimit të popullit shqiptar në Shqipëri.

-Pa dyshim se me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës ka filluar një dekadë e re lirie, barazie, solidarësie,drejtësie, demokracie dhe humanizmi si vlera kombëtare dhe ndërkombëtare universale.

-Nuk do të  vlejë më staregjia e dhunës, e plaçkës dhe e shfrytëzimit, - "BISHTIN E LOPATËS POPULLIT"  e kolltukët e mëndafshtë, pallatet dhe milionat vetëm për derëbejtë dhe  për "grixhat" e tyre nepotiste, partiake, oligarkike, mahallore dhe provincialiste si këtu e 20 vjet më parë. Kjo "epokë", tanimë ka marrë fund në Kosovë, më 6 tetor 2019 me fitoren e kryeministrit Albin Kurti, të Vjosa Osmanit dhe kuadrove të reja demokratike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"