Enigma e një thirrje natën

Enigma e një thirrje natën
Enigma e një thirrje natën

Naim Miftari

  • 15 February 2020 - 09:23

Ende po vazhdon e po bëhet më e pa qartë enigma e një shpërthimi fatal për policinë e Kosovës,  një i vrarë dy të lënduar, ishte kurth e përgatitur për të vrarë apo ishte ndoshta gabim i policëve gjatë bastisjes natën dhe a ishe eksploziv në pyetje apo ishte gaz për ngrohje.! Me 28 janarit 2020, një polic vdiq e dy të tjerë morën lëndime trupore pas një shpërthimi që ndodhi gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur të Komunës së Prizrenit por edhe tani po vazhdojnë misteret e shpërthimit dhe rrëfimi i dëshmitarëve që kishin qenë aty në natën kritike vetëm po e shtojnë misterin më shumë.

Mbetet për tu sqaruar kush telefonoi policinë për drogë e dhunë në familje po atë natë,  nga cili telefon u thirr policia, dhe a është gruaja e të akuzuarit dirigjenti i kësaj thirrje fatale me viktima, a ishte e arsyeshme dhe çka ishte qëllimi i thirrjes; pastaj a ka ndonjë person tjetër të implikuar në këtë rast pos të të akuzuarit,  gruas dhe dy fëmijët e tyre. Pastaj a ishte urgjent bastisja natën, pse nuk u izolua shtëpia dhe nuk u prit mëngjesi për kontroll? Edhe një pyetje krejt e thjeshtë: jam prind edhe vetë,  a ka prind që e minon shtëpinë e vetë aty ku i flenë fëmijët e vet, pastaj nëse është eksploziv çfarë tipi i eksplozivit ishte TNT,NITROGLICERIN,CK_PLLASTIK' NITRAT AMONI....apo min e befasisë? Pastaj  ku janë pjesët e detonatorit pasi përveç NITROGLICERINES tjerat aktivizohen vetëm përmes burim të temperaturës DETONATORIT ( elektrik apo me ndezje), kam pasur rastin të shoh vetë shumë viktima të minave dhe eksploziveve ushtarake,  viktimat gjymtohen.

Një deklaratë e një dëshmitari që ka ndihmuar për ta dërguar njërin polic në spitalin e Prizrenit,  ai deklaron se njëri polic ka qen nga detonimi gati pa rroba çka më shumë ngjanë në eksplodim të gazit sesa eksplozivit. Sipas mendimit tim pos të akuzuarit çelësi i zbërthimit dhe zbardhjes të këtij krimi është gruaja e të akuzuarit. Mos  të horrojmë se  u vra një polic,  u lënduan dy,  njëri rëndë por edhe komunikimet e organeve të drejtësisë,  polici, prokurori ishin të mjegullta dhe me shumë kontradikta.  Ngjanë si  në rastin i Astrit Deharit kur policia dhe prokuroria mjegullonin dhe mbulonin të vërtetën, nuk mundet dikush me u vra,  qytetar a polic të Kosovës e me dal i pa ndëshkuar dikush rënd për një vepër të tilla pa marr para sysh kush është autori i krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"