Qeveria Kurti përballë trinomit: 'Kosovë - Serbi - Presion ndërkombëtar’

Qeveria Kurti përballë trinomit: 'Kosovë - Serbi - Presion ndërkombëtar’
Qeveria Kurti përballë trinomit: 'Kosovë - Serbi - Presion ndërkombëtar’

Genc Mekaj

  • 16 February 2020 - 17:34

Mbas një procesi të gjatë negociatash në mes të VV-së dhe LDK-së, u arrit marrëveshja për koalicion me qëllim të bashkëqeverisjes së këtyre dy partnerëve politik. Me mjaft interesim dhe mëdyshje është përcjellur çdo takim i krerëve të dy partive. Interesime të mëdha u shfaqën nga media dhe opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar duke dhënë herë pas here prognoza dhe analiza të ndryshme në lidhje me dyshimin e arritshmërisë së një marrëveshje në mes të këtyre dy partive të cilat qëllimin krysor e kishin formimin e Qeverisë së re.

Pas gjithë procesit të kaluar arritshmëria e marrëveshjes në mes të dy partive dha rezultat dhe produkt krijimin e Qeverisë VV-LDK , ku kryeministër u mandatua Albin Kurti. Kryeministri i ri Albin Kurti pas mandatimit të tij shpalosi planin qeverisës i cili len të kuptohet se Kosovës do i ofrohet një ‘’formulë e re qeverisëse’’ që nuk është implementuar deri më tani si dhe përbërja e kabinetit të Kurtit synon të japë dhe sjell diqka më premtuese për Republikën e Kosovës gjë e cila mbetet të shifet në vazhdim. 

Qeveria e re nuk mund të i zgjidh të gjitha problemet me shkopin magjik nga e kaluara duke pasur parasysh sistemet qeverisëse të cilat kanë qenë para kësaj Qeverie si dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ajo që vlen të theksohet është se Qeveria e re do të përballet me trinomin më të vështirë të cilën e ka kaluar ndonjë Qeveri deri më tani që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trinomi ‘’Kosovë-Serbi-Presion ndërkombëtar’’ do të jetë sfida e cila do të përcjell Qeverinë e Kurtit që nga fillimi, gjë e cila jep të kuptohet se sa vështirësi do të ketë kjo Qeveri në krye me kryeministrin Kurti që të reflektoj me menagjimin e vendit në të gjitha stadet dhe rrafshet.

Qeveria Kurti përballë Kosovës: Partia e Albin Kurtit doli si partia më e votuar e cila kishte përqindjen më të madhe në zgjedhjet e fundit gjë e cila jep të kuptohet se dëshira për ndryshim qeverisës është direkt nga verdikti qytetar i cili kërkon një kthesë të madhe brenda vendit si dhe dëshiron të ndëshkoj dhe të i dërgoi në opozit të gjithë ata të cilët qeverisën me vendin në të kaluarën dhe bënë gabime. Qeverisja e re nga ana e qytetarëve shifet si një formulë e paprovuar gjerë më tani, po ashtu shifet si një frymë e re e cila do të sjell ndryshime në të gjitha fushat dhe rrafshet mbrenda vendit me qëllim të funksionimit në mënyrë sa më të mirë të shtetit i cili ka ngecur dhe është kapur nga brendia e tij.

Qytetarët presin nga Qeveria Kurti që të jetë sa më transparente, profesionale, gjithëpërfshirëse, ekonomike, respektuese dhe me prioritet shërbimin ndaj qytetarit, e mirëndërtuar dhe funksionale në bazë të meritave dhe transaprencës adekuate. 

Qytetarët shpresojnë që Qeveria Kurti të i shpërblej për besimin e dhënë, si dhe të punoj në të gjitha fushat ekonomike, politike, të drejtësisë etj, në mënyrë sa më të mirë dhe të jetë e pakorruptueshme dhe transaprente në veprimet e saja duke theksuar se nga shumica e popullit Kurti vlerësohet dhe cilësohet me tipare të cilat e dallojnë nga udhëheqësit që kanë qenë deri më tani kështu që kjo është një sfidë në rrafshin e brendshëm për Qeverinë Kurti e cila do të shifet në të ardhmen se si do të zhvillohet dhe rezultatet që do të sjell.

Qeverinë Kurti e cila është themeluar nga koalicioni me LDK-në do ta presin një sërë sfidash të cilat do të reflektojnë mbi qytetarët të cilët e kanë votuar dhe të cilët presin një ndryshim brenda vendit po nga kjo Qeveri e cila ka themelet nga e kaluara me sfida dhe që vazhdon trajektoren drejt të ardhmes së varur nga puna dhe rezultati që do të tregohet pikërisht nga ky mandat qeverisës. Nëse Kurti si kryeministër arrin të qeverisë me vendin në mënyrën e duhur si dhe komform reputacionit dhe premtimeve të tij duke sjell rezultate, pa dyshim se suksesi i tij do të jetë premtues për të ardhmen e vendit si dhe për të ardhmen e tij dhe partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme.

Qeveria Kurti përballë Serbisë: Qeveria e re do të ketë padyshim sfidën më të madhe rifillimin e dialogut me Serbinë si dhe normalizimin e marrdhënieve me këtë të fundit. Gjetja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut padyshim, se do të jetë sfida më e vështirë dhe komplekse që do të përballet Qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin. 

Të dy partnerët e koalicionit qeverisës VV-LDK gjatë fushatës kanë premtuar dhe janë zotëruar se do të hiqet taksa ndaj Serbisë si dhe do të aplikohet reciprocitet i plotë dhe i gjithëanshëm me Serbinë. 

Kryeministri Kurti ka deklaruar: ‘’Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë. Përkundrazi, do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti e dinjiteti, me parimin, i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore e bilaterale, e ky është reciprociteti”. Po ashtu Kurti ka deklaruar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar.

Nga ajo që kemi thënë qëndrimet e partnerëve të koalicionit qeverisës dhe sidomos qëndrimet e kryeministrit Kurti, shifet qartë se sfida në përballjen me Serbinë si dhe vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrdhënieve Kosovës-Serbi do të jetë një qështje e nxeht e cila do të reflektoj në rrafshin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar. Qeveria e re do të përballet me opinionin publik si dhe me opinionin institucional dhe opozitar, gjë e cila pritet të jetë mjaft rigoroze. Kështu detyrë dhe barrë shumë e madhe për Qeverinë Kurti do të jetë bindja dhe fitimi i përkrahjes së këtyre akterëve të lartëcekur me qëllim që të ketë më të lehtë ndërtimin dhe themelimin e strategjive dhe planveprimeve në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe arritjen e marrëveshjes me këtë të fundit.

Qeveria e re padyshim duhet të bëjë sintetizimin e klimës së brendshme me atë ndërkombëtare me qëllim të nxjerrjes se formulës sa më adekuate në lidhje me vazhdimin e dialogut me Serbinë, por gjithmonë duke parë interesat primare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Qeveria Kurti përballë presionit ndërkombëtar: Kryeministri Kurti parim themelor e shef reciprocitetin në mes të dyja vendeve, Kosovë – Serbi gjë e cila sipas tij sjell rezultatin për normalizimin e marrdhënieve me Serbinë si dhe arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Por e gjithë kjo nuk dihet se sa do të mund të implementohet nga Qeveria e Kurtit duke marrë parasysh se i gjithë veprimi nuk ndikohet në mënyrë direkte nga strategjia dhe vullneti i Qeverisë së re dhe kryeministrit Kurti. 

Kohën e fundit presioni ndërkombëtar është gjithnjë e në rritje ndaj institucioneve të Kosovës sidomos përmes diplomacisë. Aktivizimi i diplomacisë së SHBA-së dhe BE-së në lidhje me ndërmjetësimin në mes raporteve Kosovës-Serbi jep mesazhin e qartë se arritja e një marrëveshje në mes të dyja vendeve nuk varet direkt nga ta dhe se kursit e Serbisë duhet të ndrrojnë në shumë fusha me qëllim të stabilizimit të situatës në mes Kosovës dhe Serbisë me synim të krijimit të klimës për të arritur një normalizim të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve si dhe arritjen e një marrëveshje. Kështu që do të duhet një kompromis në mes të Kosovës-Serbisë si dhe faktorit ndërkombëtar me qëllim që të jetë sa më stabil dhe frytdhënës duke tejkaluar ndarjet dhe problemet e të kaluarës dhe të reflektoj vullnet dhe kompromis nga e ardhmja.

Qeveria Kurti duhet të jetë shumë vigjilente në lidhje me presionin ndërkombëtar si dhe me veprimet e saja sipas plane programit të saj. Përballimi i presionit ndërkombëtar me ftohtësi nga Qeveria Kurti do të sjell rezultate të favorshme për vendin. Ndikimet ndërkombëtare si dhe rrjedhojat e ndryshimeve gjeopolitike nuk duhet që të tundojnë kujdesin e Qeverisë Kurti në lidhje me arritjen e një marrëveshje me Serbinë. 

Duke pasur parasysh trinomin që do të ketë përballë Qeveria e re atëherë lypset që kjo e fundit të veproj me vendosshmëri dhe kujdes të madh në të gjitha sfidat, duke i trajtuar dhe analizuar të gjitha problemet si në kontekstin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe duke i barazuar me interesat e vendit, pasi që kjo Qeveri ka një barrë historike e cila nëse nuk llogaritet me korrektësi mund të sjelli pasoja në të tashmen si dhe në të ardhmen.

Qeveria Kurti nuk duhet të lë vend për nxitim dhe as të ndikohet nga efuoria momentale si dhe presionet ndërkombëtare pa i llogaritur mirë dhe me hollësi rezultatet dhe pasojat të cilat bien direkt mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Dhe dihet që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e cila ka mbijetuar dhe mbijeton edhe pa Serbinë dhe pa marrëveshjen me të!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"