BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer

BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer
BAC, ata që të thanë (Bac u kry), të kanë gënjyer

Ragip Guraziu

  • 17 February 2020 - 11:11

Edhe në këtë 12 vjetor të festimit të pavarësisë së Kosovës, po i gjenë institucionet e Kosovës po se po të përçarë, por edhe ate kombëtare, me kryeministrin Edi Rama me një mini shengen për të bashkangjitur Kosovën me Serbinë.

BAC, Busti i Car Llazarit është vendosur në veri të Mitrovicës, me gishtë nga Prishtina me propozim të asamblistëve të Listës serbe

Qyteti është i ndarë në dy pjesë:Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore e cila ndahet në lumin Ibër por tensione etnike në atë pjesë midis Serbeve dhe Shqiptareve janë teje të larta! Mitrovica është e zhvilluar shumë vetëm nga Minera gjigante e Trepçës kur merë hovë edhe Industria në këtë rajon edhe Hekurudha,Por Gjatë luftës së fundit në Kosovë 98/99 u Shkatrua e gjithë sistemi ekonomik i Kosovës duke e lënë Mitrovicën në krizë por më shumë e pësuan Shqiptarët në pjesen Veriore. Pas Përfundimit të luftës së Kosovës Shqiptarëve ju ndalua që të vendosen në veri të vendit nga KFOR-i Francez të cilën u ballafaquan me protesta të shumta nga Shqiptarët dhe se më pas i'u bënë thirrje për gjak ftotësi Protesta më e madhe ishte ajo e vitit 17 mars 2004 të cilën patë shumë dëme materiale.

Kosova është e ndarë në lumin Ibër dhe po ndahet gjithnjë e më shumë, por ngase misioni i KB-së (UNMIK-u) dhe forca e sigurisë e udhëhequr nga NATO (KFOR-i) kanë dështuar në zbatimin e mandatit të tyre. Në veriun e Mitrovicës dhe në komunitetet fqinje deri në kufi, hapësirë kjo që përmban ndoshta një të tretën e të gjithë serbëve të mbetur në Kosovë, Beogradi përpiqet që të ushtrojë ndikimin e vet përmes strukturave paralele qeverisëse, përfshirë këtu edhe prezencën e një policie që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Kosova ka ardhur deri në atë situatë, saqë vendimet të cilat duhet t’i marrë vetë Kosova, t’i marrë Vuçiqi.

Deri tani zhvillimet e Listës Serbe janë si pasojë e vendimeve kuturu që ishin vendime të të gjitha qeverive, mos të prishur marrëdhënjët me Vuçiqin.

Kjo u dëshmuamedhe në Qeverin e re Kurti, Lista Serbe si gjithherë në Qeveri bile me ndikim të madh.

Lista Serbe derigjohet nga Beogradi dhe ia ka arrit që në veri të Mitrovicës të shkri institucionet e Kosovës dhe deri tani gjithëçka në atë pjesë frymon serbe.

Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi.Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.

Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera.

Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro. Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.

Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.

Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.

Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.Më keq nuk qëndrojnë as deputët e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.

Kjo parti ëshë direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend, në qeverijet e kaluara.

Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës.  Lista Serbe  konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë”, kishte thënë Simiq, në qeverijen e kaluar...

Ndryshe, Simiq kishte theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t’i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre.

“Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike”, tha Simiq.

Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe.

Po a ishte formuar Lista Serbe për interesat e Serbisë?

Se  ministrat serbë në Kosovë i cakton kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe po i realizonë premtimiet e dëshmuara së paku derri më tani,që me këtë Listë,Aleksandër Vuçiq po e mban PENG veriun e Mitrovicës dhe po kërkonë edhe territore tjera mbrenda për brenda shtetit të Kosovës.

Ky është tregues që ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i emëron Vuçiqi dhe i aprovonin qeverit e deritashme të Kosovës.

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe Lista Serbe në përgjithësi nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës, por përfaqësues të politikave të Beogradit në institucionet e Kosovës nëpërmjet Listës Serbe, po e mban shtetin e Kosovës peng të vetin.

Po pse tu drejtova ty BAC...

Nuk po e kuptoje, po as nuk dua te kuptoje se si mundem te adresojme urimet per 12 vjetorin e pavaresise, se Kosoves derisa Serbia ne Veri te Mitrovices ka shtri organet politike te vetat dhe ka okupuar totalishte veriun e Mitrovices..Adem Jashari, kishte marrë vendimin historik, vendimin më të vështirë dhe më të dhembshëm që ka marrë ndonjëherë njeriu, gjatë tërë historisë së qytetërimit.

-Nuk do të dorëzohemi për së gjalli!

– Vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur!

Tashmë ishte e largët koha kur thirrja e çetave të maieve të Drenicës: “Prite Azem Galicën, ore!”, ua kallte datën hordhive të krajlit serb. Vitet dhe dekadat e robërisë së Kosovës kishin venitur, në kujtesën e sunduesit serb, pamjen e dragoit të Galicës, që fluturonte hipur në kalë. Vetëm atëherë kur lubisë serbe i doli përballë uniforma e UÇK-së, si fantazmë tmerruese, pushtuesit serbë, sikur të parët e tyre dikur, filluan të ndiejnë dridhjen nën këmbë të tokës arbërore.

Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa herë ta kafshonte Drenicën: në Prekaz, në Llaushë, në Likoshan, në Qirez e sërish në Prekaz. Më 5 mars, ajo po rikthehej edhe një herë te Prekazi i legjendave të trimërisë, për ta kafshuar helmueshëm Drenicën. Po sulmohej kështjella e jasharëve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemrën e madhe të komandantit legjendar të luftës për liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Hamëz Jashari, nipat dhe mbesat e Shotës. Mëngjesi i asaj dite të acartë marsi, bashkë me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe tërë llahtarin e barbarisë serbe. Por, atë çast, brenda kështjellës u mor vendimi i madh:

– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishe thënë Komandant

 – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne, sesa Atdheu, – kishin thë-në të gjithë Jasharët në Kështjellë.

Po shkrepnin pushkët, e po këndonte zemra shqiptare. Pushka dhe kënga e trimave po shkruanin simfoninë e qëndresës së pamposhtshme, jehona e tyre po prekte rrënjët dhe majën e historisë së luftës sonë për firi. Në Prekaz po bëhej historia. Kështjella e jasharëve po bëhej muranë e lirisë.

Lajmi për rënien e Adem Jasharit, të 20 pjesëtarëve të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit dhe 39 të tjerëve nga familja e gjerë Jasharaj, si dhe të atyre që kishin qëlluar gjatë atyre ditëve në Prekaz, kishte prekur shpirtin e çdo shqiptari liridashës dhe ishte reflektuar me një dhembje të pakrahasueshme kudo te shqiptarët. Dhembja, por edhe krenaria për Prekazin, kishte ngritur në këmbë të gjitha forcat liridashëse anembanë trojeve etnike të Shqipërisë dhe në mërgatë. Akti vetëflijues i Adem Jasharit, Hamëz Jashark, i Shaban Jashar.rti Osman Gecit, Hamit Jasharit, Salë Jasharit, Faik Jasharit, Halil Jasharit, Ali Jasharit, Sherif Jasharit, Hajzer Jasharit, Ramiz Jasharit, Kajtaz Jasharit dhe i sa e sa të tjerëve, i kishte dhënë impulse vendimtare luftës për liri. Me emrin e Adem Jasharit dhe me moton mobilizuese: Prite, prite Adem Jasharin!, luftuan, deri në  fund, luftëtarët dhe luftëtaret e Ushtrisë Çli-rimtare të Kosovës.. Me emrin e Adem Jasharit, gjatë kohës së luftës, është emërtuar Brigada 111 e UÇK-së.

Më 28 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së.Sot, Garda e Kosovës mban emrin e Adem Jasharit.Me rastin e një vizite në Prekaz, kryeadministratori i parë i Kosovës Bernard Kushner, ishte shprehur: Po të kishte çmim Nobel për liri, ai çmim do t’i takonte familjes Jasharaj të Prekazit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"