Madhështia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Madhështia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!
Madhështia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Ismail Muçiqi

  • 17 February 2020 - 15:58

Apo kthehet mbarë Republika e Kosovës?

Në përvjetorin e 12 të Pavarsisë së Republikës së Kosovës qytetarët patën rastin që të shohin me admirimë të veqantë manifestimin e kësaj dite në historinë e re të Kosovës. Më në fund të gjithë u gëzuam dhe u bëmë krenarë me organizimin e kësaj dite të Pavarsisë të cilës pa dyshim i dhan kuptimë dy liderët e rinjë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ky bashkimë dhe kordinim i punëve na e përkujtojë kohën- epokën e patriotve të mëdhenjë të qështjes kombëtare si ishte Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ismail Qemajli, Idriz Seferi e shumë e shumë të tjerë. Kjo ditë i preku ndjenjat e shqiptarve të Kosovës dhe të atyre ku do në botë dhe i shtojë shpresat se në Kosovë më në fund klasa politike-gjenerata e re është e vetëdishme dhe e pjekurë për të ardhmen e këti vendi.

Vetëm të bashkuar shqipëtarët mund të hecinë para dhe mundë ti realizojnë idealet e të parëve, të heronjëve perilindasve, patriotëve dhe veprimtarve të mëdhenjë të cilët me shekuj luftuan dhe vepruan për lirin e atdheut. Ishin emocionuese momentet e vizitave të Kryeministrit Albin Kurtit dhe të Kryeparlamentarës Vjosa Osmani, ku dy liderët e ri të bashkuar vizituan dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorve dhe të figurave historike qe nga prekazi, ku u fliua Adem Jashari së bashku me gjithë familjen e tijë. Ishte i veqantë momenti i sotëm i homazhit mbi varrrin e Dr. Ibrahim Rugovës nga ana e dy liderve të instuticioneve më të larta të shtetit të Kryeministrit Albin Kurtit dhe të Kryeparlamentarës Vjosa Osmani.

Këta duke bërë homazhe mbi varrin e Rugovës dhe të Adem Demaqit në Velani i dhan mesazhinë më të qmushëm të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë se ndarjet dhe përqarjet gjatë periudhave të kaluara historike e kanë dëmtuar qështjen kombëtare dhe kan shkaktuar pasoja në të gjitha trojet shqiptare. Në këtë ditë të gëzimit të 12 vjetorit të Pavarsisë të Republikës së Kosovës ku do në familjet shqipëtare janë ngjallur shpresat se më në fund klasa politike me vizion të ri pa ngarkesa dhe hipoteka do të udhëheqin vendin dhe do ta bashkojë popullinë për të hecur me hapa të sigurtë drejtë zhvillimit të gjithë mbrashëm shoqëror, ekonomikë dhe politikë kjo ishte porosia dhe amaneti i atyre luftarve ,patriotëve, veprimtarve të cilët dhan jetën për qlirimin dhe Pavarsinë e Kosovës dhe për të ardhmën e lavdishme të gjithë kombit shqiptarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"