Pavarësia e Kosovës, gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën

Pavarësia e Kosovës, gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën
Pavarësia e Kosovës, gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën

Skender Kapiti

  • 18 February 2020 - 16:33

Dje u shënua Pavarësia e Kosovës. E ndoqa me shumë vëmëndje emisionin “ Koha për t’u zgjuar “ të orës shtatë të mëngjezit të  Bashkim Hoxhës në TV “New 24”, si emisioni më  ndjekur publisht në Shqipëri, dhe me thënë të drejtën prisja se do të kishte urime për Pavarësinë, për 12 Vjetorin e Pavarësisë në faqet e para të tyre, pasi pas  leximit të gazetave emisioni vihet ne dispozicion të opinionit qytetar shqiptar dhe shpresoja që edhe bashëbiseduesit me Drejtuesin e emisionit të përshendesnin Pavarësinë e Kosovës.

Në këtë emision drejtuesi i tij lexon me shumë detaje të gjitha lajmet, informacionet e  ngjarjet, madje rrjesht për rrjesht si ato kryesoret por  edhe ato më të parëndësishmet që ndodhin në Shqipëri.

Ai i lexoi gazetat “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”,”Dita”, “, Mapo, “Tema”, “Standard”, “Liberale”, “Ex Libris”, “Nacional” e” Panorama Sport”, ai lexoi faqet e para të gazetave të shkruara që dalin në Shqipëri, i lexoi të gjitha shkrimet e faqes së parë , ku shkruajnë me dhjetra redaktorë, pronarët e gazetave, gazetarë, analistë, opinionistë dhe shkrimtarë, poetë, artistë, intelektualë, politikanë e historiane etj., por që sot me 17 Shkurt 2020 , në ditën e madhe të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në faqen e parë të tyre  nuk kishte asnjë fjalë e asnjë rresht urimi dhe as që e përmëndi ndonjëra prej tyre.

Ndoshta sot me 18 Shkurt 2020 një ditë pas festës, gazetat në Shqipëri mund të kujtohen e të japin informacion se “Dje Kosova festoi Pavarësinë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"