Popullin më të lashtë po e ngulfat jo uniteti!

Popullin më të lashtë po e ngulfat jo uniteti!
Popullin më të lashtë po e ngulfat jo uniteti!

Skender Mulliqi

  • 20 shkurt 2020 - 11:08

A ka diçka më të bukur në jetë së dashuria, krenaria dhe lumturia, kur je i vetëdijshëm së i takon një entiteti , që je pjesë i një kolektivi që quhet popull. Kënaqësi e madhe është kur e ke tokën tënde, besimin, gjuhën, traditën dhe kulturën? Kur e ke të mundur të rrëfehesh pa dro  së je shqiptarë, dhe së vendi yt  është Kosova?

Sikur koha bashkëhore, preokupimet e përditshmërisë sonë, pastaj problemet e mëdha më të cilat po ballafaqohemi, kanë bërë që ti harrojmë  dhe ti vlerësojmë të gjitha këto të mira që i kemi. Jemi pasardhësit e Ilirëve shumë të lashtë, në këto troje. Me shekuj po e shkelim tokën tonë, duke pasur përjetime të mira e të këqija.

Të këqija pse trojet tona u ndanë në shumë pjesë bashkë më ne. Armiqtë serbosllavë na okupuan për shumë kohë më ndihmën e Fuqive të Mëdha të Kohës .

Ende disa pjesë të trungut të lashtë ilirik janë të okupuara nga fqinjët tanë grabitqarë.  Ju mbijetuam shumë luftërave dhe fortunave të kohës, duke luftuar më shpirt, më trup dhe më zemër, duke  e ruajtur kështu gjakun arian dhe qenjën tonë kombëtare. Dhe, tash kur e kemi nevojën e madhe për unitet,

ne sikur po e humbim fuqinë, sikur po e humbim vullnetin, duke ju lëshuar rrugë të ligave, duke ju lënë hapësirë ujqerëve të pangopur serbo-rus për t`na ricoptuar sërish pasi që i mundëm edhe ushtarakisht më ndihmën e miqve tanë.

Po kemi zënka të ndërsjella, po i zhvillojnë stereotipet, po përhapim urrejtjen, po  ndahemi dhe po largohemi sikur mos të ishim vëllezër të një gjaku. Ne, gjithë këtë agoni e cila fatkeqësisht është bërë e pranishme në shoqëri, dhe largimet që po e godasin vendin, deficitet demokrafike, korrupsioni përmes politikaneve oportunistë , nuk po janë të dinjitetshëm në prezantimin e shtetit të ri të Kosovës. Po e humbim gjithnjë e më shumë ndjenjën së vetëm të bashkuar mund të ecim sigurt përpara.

Po e humbim ndjesinë e vërtetë  për vlerat që na përbashkojnë, duke kërkuar një jetë më të mirë,  krejt diku tjetër më shumë  imagjinare. Edhe mund të na duket diku tjetër më mirë. Por, kjo zgjatë shumë shkurt, atdheun nuk e zëvendëson asnjë vend tjetër në botë. Këtë gjë secili e heton dhe e përjeton shumë shpejt në tokën e huaj. Ne mërgim gjithmonë je banorë i rendit të dytë, i abroguar nga shumë të drejta.

Vendi i huaj kurrë nuk ta ofron ngrohtësinë e vendlindjes, sado të zorshme që e kemi jetën. Edhe lindja e diellit në dhe të huaj, na duket më ndryshe, jo më atë bukurinë  e vendit të origjinës.

Ne shqiptarët sikur të tjerët i çmojnë kurse vetën nuk e vlerësojmë , shpejt harrojmë dhe falim,  rregullisht ankohemi për çdo gjë. Jemi popull bujar, mikpritës e inteligjent për çdo lëmi.

Këtë e tregojnë edhe sukseset e djemve dhe vajzave tona në arenën ndërkombëtare  në secilën fushë ku prezantohen. Besojë  që do të gjejmë forcë , së do të kemi kurajo, për ta tejkaluar jo unitetin aktual, si  dhe të gjitha dobësitë tona, që të ringritemi si Feniksi kur e kemi më së vështiri.

E kemi trashëgiminë tonë të ndritur nga Rilindasitë dhe Luftëtarët tanë për Atdhe dhe Komb...

 Gjendjen aktuale shoqërore si shtete dhe si komb, nuk e kemi  bash të mirë. Ti bashkojmë forcat njerëz për ti mposhtur të gjitha vështirësitë dhe egoizmat tona...?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"