Mbështetje Qeverisë Kurti, urime për VETING-un në diplomaci

Mbështetje Qeverisë Kurti, urime për VETING-un në diplomaci
Mbështetje Qeverisë Kurti, urime për VETING-un në diplomaci

Skender Kapiti

  • 20 February 2020 - 17:52

E kam mbështetur, z. Kurti dhe znj. Vjosa Osmani për të marrë fitoren e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Këtë e kam bërë sepse besoja fort te sinqeriteti, pastërtia , korrektesia, te vizioni dhe te kapaciteti e dinjiteti patriotik dhe intelektual si të z. Kurti ashtu edhe të znj. Osmani.

Dhe duke qenë të tillë edhe votuesit në Kosovë ia besuan qeverisjen kualicionit LVV-LDK pasi populli kishin besim se me Kurtin Kryministër Kosova do të clirohej nga korrupsioni, krimi, papërgjegjshmëria, nga nepotizmi dhe injoranca të cilat ia kishin marrë frymën shtetit, ligjit, drejtësisë, shoqërisë dhe patriotizmit e intelektualizmit.

Ashtu sikurse po veprohet me administratën dhe me VETTING-un e vendimeve qeveritare të mëparshme dhe me atë në administratën shtetërore; ku fakt është për t’u përshëndetur edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Haxhiu me VETTING-un e Ligjit të Noterisë, ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashme z. Konjufca për fillimin e pastrimit të diplomacisë kosovare prej elementëve të paaftë, të pashkolluar dhe me lidhje partizano-partiake, miqësirash e nepotizmi të cilët kanë zënë vëndin si ambasadorë e konsuj duke e diskredituar kështu diplomacinë e Shtetit të Ri të Kosovës.

Është për t’u përshendetur uniteti i kualicionit qeverisës LVV-LDK për reformimin e qeverisë dhe të administratës shtetërore, pasi me këto reforma që po bën qeverisja e sotme realisht kjo tregon se kur qeveria kryen detyrat dhe funksionimin e saj konform , në zbatim dhe ne respekt të ligjit dhe në shërbim të popullit atëhere kjo qeveri do ta ketë edhe mbështetjen e publikut.

Pra, ditët e fillimit të punës së qeverisë së re ashtu sikurse edhe pritej janë premtuese dhe japin besim e shpresë se Shteti i Kosovës, drejtësia dhe ligji do të funksionojnë, dhe fillimi nga funksionimi i shtetit ligjor e demokratik, efikasiteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, dhe pra zbatimi i ligjit: këto detyrimisht janë edhe VETTING-u juridik qe i shërbejnë dekriminalizimit dhe cmontimit të sistermit të korrupsionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"