Letër e hapur përshëndetëse Glauk Konjufcës

Letër e hapur përshëndetëse Glauk Konjufcës
Letër e hapur përshëndetëse Glauk Konjufcës

Mehdi Hyseni

  • 21 February 2020 - 16:15

Letër e hapur përshëndetëse Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca

Kjo është hera e parë në jetën time, që në këtë formë   po i drejtohem një institucioni  të  lartë shtetëror, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në Prishtinë, z.Glauk Konufca.

Këto janë  3 arsye që më motivuan të shkruaj këtë letër të hapur: 1) Transparenca, që të mos mendoj dhe të moskeqkuptoj ndokush, se prapavija e kësaj letre ka për qëllim korruptimin dhe  manipulimin e ministrit të Jashtëm z. Glauk Konjufca dhe, 2)  Besimi i plotë se qeveria e re me kryeministrin z.Albin Kurti në krye, do ta vë në vend ligjin dhe drejtësinë, duke krijuar një shtet NORMAL  të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj dhe 3) Më gëzon fakti që ministri i Jashtëm z.Glauk Konjufca, ashtu sikurse kryeministri i tij, z.Albin Kurti, tanimë janë  përcaktuar me mish e shpirt që të zgjedhin kuadro profesionale meritore, që janë të afta për të drejtuar shtetin, JO konsuj e ambasadorë sipas “çelësit” nepotist  familjar, mahallor partiak dhe provincialist sikurse deri tash (2008-2020).

Andaj, katërcipërisht e mbështes ministrin e Jashtëm Konjfuca për marrjen e vendimit të ligjshëm të sotëm për shkarkimin e  14 konsujve në vende të ndryshme të botës. Shih në: Ja emrat/ Fshesa e Glauk Konjufcës, 'fluturojnë' 14 konsuj , BOLL më me lidhje e me “ilake” , dekreto ambasadorë e konsuj me “grada më të larta shkencorë” : Qebapqinj, berberë, burekgjinjë, molerë, shumarë, shofera, tyrgjymenë, body guard …etj.  Ndër të tjera, ky ishte shkaku  kryesor, pse Kosova qe 12 vjet nuk kishte kurrfarë diplomacie  aktive produktive dhe profesioniste lobuese për njohjen e saj nga ana e OKB-së. Së fundi, këtë e dëshmoi edhe tërheqja e  njohjes së Kosovës nga 16 shtete të huaja të Kombeve të Bashkuara.

Ja emrat/ Fshesa e Glauk Konjufcës, 'fluturojnë' 14 konsuj

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundë...

Kjo ka ndodhur, thjesht për faktin se  thaçistët oligarkistë dhe burokratë   i patën diferencuar dhe izoluar kuadrot e mirëfillta profesionale të diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare mbase ideologjikisht dhe politikmisht  nuk i binin në “rabush”, sepse nuk ishin kinship e as partiashë vasalë të  dëgjueshëm tij. KJo ishte fatkeqësia edhe e polittikës, edhe e diplomacisë, e dhe drejtësisë, sepse komandohej  vetëm nga “leva” Hashim Thaçi.

Duke qenë se me zgjedhjen e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet parlamentre të 6 tetorit 2019, tanimë ka perënduar  kulti i individit, diktati, ultimatumet dhe personalizimi i qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës,  jam i gatshëm, që të jem në dispozicion të kërkesave imediate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës(qoftë brenda apo jashtë shtetit kudo në botë).

Ndaj, i nderuar z. ministër i Jashtëm  Konjufca,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të vihem në shërbim të plotësimit të kërkesave të juaja  në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare për çka edhe jam i pajisur me përgatitjen përkatëse akademike univerzitare, që nga viti 1983 në Univerzitetin e Zagrebit.-Që atëherë, e, edhe sot merrem me çështje të politikës ndërkombëtare. Në këtë vështrim, flet edhe libri im i botuar më 2010 me titll: “UÇK-JA DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE”, botuar në Shipëri…,etj.

Ndoshta, për të paudhëzuarit dhe, për ata që nuk janë në dijeni për këtë çështje, kjo duket ca pretencioze, por, realiti është se unë qe 30 vjet pres një shans të tillë angazhimi për çka edhe kam investuar dhe arrritur  gradën akademike përkatëse për t’i shërbyer popullit tim dhe atdheut tim, JO për të  fituar “Çmimin Nobël” për fshirjen e sokaqeve të Europës dhe të Amerikës, sepse nuk e kam  një “kualifikim” të tillë për “lopatë” dhe për “fshesë”, sepse Babai im ndjesë pastë, më ka përgatitur për shkencë dhe për dituri, që t'i shërbej kombit dhe atdheut, ashtu sikurse i shërbeu ai me pushkë në  Betejën e Novi Pazarit (1944) dhe në Luftën e Drenicës  së Shaban  Polluzhës (1945). Këtë amanet të pavdekshëm, që të jem shërbëtor i kombit dhe syri e veshi i atdheut, ma ka lënë, edhe daja im ndjesë pastë, Avdyl (Ymer) Perçuku, i pushkatuar në Taukbahqe të Prishtinës, më 1947, për shkak të veprimtarisë së tij nacionaliste ilegale në rajonin e Shalës dhe të Bajgorës (1944-45).

 Z. Ministër Konjufca,

-Tani, ju jeni në potez, dëshriorni kuadra të mirëfillta profesionale  nga fusha e diplomacisë, e drejtësisë ndërkombëtare dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, ja, jam gati të pranoj kërkesën tuaj, i lartnderuar Ministër.

 Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Departamentit për Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork) [email protected]

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"