A kemi mbetur të mbyllur në fantazma dhe mitomani? 

A kemi mbetur të mbyllur në fantazma dhe mitomani? 
A kemi mbetur të mbyllur në fantazma dhe mitomani? 

Skender Mulliqi

  • 24 February 2020 - 11:37

Sigurisht së në brendinë tonë, në shpirtin në dhe zemrat tona, pushtetet krijuan mure, krijuan pengesa të cilat morën përmasa shqetësuese. Kjo fuqi pushtetarë  aspak e mirë, ka hy në çdo pore të jetës, që sigurisht është e vështirë ta shikojmë, e shumë më vështirë ta luftojmë.

 Dy decenie po i lëm mbrapa, të pa pjekurisë së duhur midiatike, arsimore  e kulturore, e shumë çka tjetër, që rezultuan në mos bërjen  e Kosovës shtet ashtu si duhet, rezultuan keq në mirëqenie dhe zhvillim, duke  depërtuar thellë  në qenien tonë.

Njerëzit e këtij vendi, janë mbyllur në fantazma dhe mitomani, të cilat po na plasohen si e vetmja e vërtetë, pa kërkuar asnjë rrugë dhe mundësi tjetër. Dëmet që na janë bërë nga politika miope, nga politika përfituese e zhvatëse,  vështirë është që edhe për shumë kohë të riparohen.

Ky presion i bërë është duke u shëndrruar në një llojë fatalizmi.Kjo i ngjanë thënjës së popullit "lidhe kalin ku të thotë zotnia", e mënyrës përqmuese, ose ule kokën, duro dhe  hesht ...Nuk po duket së e bardha është e bardhë,  dhe  e zeza e zezë?! E që e gjithë kjo në ndonjë rast tjetër, do të vazhdohet  më një tempo më lartë.Shumë të këqija po parakalojnë para nesh si para ndonjë funerali.

E ne kemi mbetur me rrëfime groteske dhe humoristke! Dhe, natyrisht së kur do të zgjohemi nga këto ëndrra, sigurisht së vikamat dhe ulurimet tona së vitët kan kaluar pa bërë gadi asgjë, janë pa efekte.

 E gjithë kjo i ngjanë asaj kur nënshkruan kapitulimin më dorën tënde.Kemi mbetur duke e kërkuar të drejtën, pa ja ba hyzmetin që kjo e drejtë edhe të realizohet.Ne, nuk po jemi në gjendje ti kthjellim kokat tona, që secili pushtet, i mire, më pak i mirë, apo edhe shumë i keq, janë të kalueshme, por që gjurma e punës së këtyre pushteteve do të mbetet.Ne mes të pushteteve është populli, ne vend që populli ta dikton punën e pushteteve.

Nuk po jemi të vetëdijshëm, së pushteti nuk ledhatohet, po kontrollohet shumë  rrept .Këtë jetë që po e bëjmë, nuk mund të quajmë jetë në kuptimin e plotë të fjalës,po jo as  edhe vdekje. Kjo është fat shumë  i keq. Nuk ishte dashur ti lëshojmë rrugë stihisë historike, e cila na fluturon si  një letër  në drejtime të panjohura. Nuk po luftojmë  për ekzistencën dhe nuk po luftojmë për një jetë shumë më të mirë.Kjo Qeveri, e ne duke e ndihmuar shumë ate, mund të bëjmë kthesa për të mirën tonë, dhe për të mirën e shtetit të ri të Kosovës.Nese gjithmonë mbesim më vesh të shurdhër, kjo është si një bomb e montuar nën kokat tona  e gatshme për të eksploduar...?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"