Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit

Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit
Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit

Skender Kapiti

  • 24 shkurt 2020 - 14:45

Presidenti Ilir Meta fton qytetarët në protestë për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , kundër një grushti kryeministror shteti. Situata është shumë serioze dhe tregon se rendi demokratik dhe kushtetues në Shqipëri është nën kërcënim. Përsëri në sfond një “Çudi” tipike shqiptare, a thua se Shqipëria nuk ndodhet në Europë.

Përsëri Shqipëria çudit Europën , ashtu si dikur që çudiste me vetëizolimin ekstrem 50 vjecar nga Europa dhe bota demokratike; ashtu sikurse dhe përsëri në vitin 1997 Shqipëria politike cuditi botën me katastofën e ngjarjeve të atij viti ku brënda 24 orëve Shteti Shqiptar ra dhe u rrënua. Dhe përsëri tani në Vitin 2020 gjëndja në Shqipëri ka precipituar deri në një krizë gjithinstitucionale shtetërore sa që Presidenti i Shqipërisë fton qytetarët në një protestë për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të shtetit nga një grusht shteti kryeministror.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

https:// presidenti-meta-ju-ftoj-te-gjitheve-ne-2-mars-ne-ora-1700-ne-bulevardin-deshmoret-e-kombit-kunder-grushtit-te-shtetit/

Dhe këtë thirrje e bën Presidenti i Shqipërisë të cilin: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.
Presidenti Meta ka parashtruar dhe renditur hapat e grushtit të shtetit dhe sipas tij: Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar. Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari. http://top-channel.tv/2020/02/24/hapat-e-grushtit-te-shtetit-nga-miratimi-i-kck-se-te-antishpifja-ja-cshkruan-meta/

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"