Letër e hapur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi

Letër e hapur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi
Letër e hapur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi

Ragip Guraziu

  • 26 February 2020 - 09:30

Kurrë nuk është vonë (thotë populli), ama pak sa jeni vonë...

Z. Shqiprim, në rast se nuk keni qenë në dijeni deri më tani se territoret e Luginës së Preshevës, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, asnjëherë nuk kanë qenë territore serbe as toka serbe por iu janë marrë këto territore Kosovës, po nga kjo BE, siç iu morrën trojet tjera kombit shqiptar dhe e ndan në pesë shtete, filluat mërë formuat edhe ushtrinë e juaj,ju erdhën ndihmat edhe nga Kosova,ndër ta edhe kusheriri i im ,Fatmir Guraziu-alis Komandat Fati,me disa bashkëluftëtarë të UÇK-së, të fshatit Bllacë Komuna e Therandës-ish Suhareka, por .....

Pse këtë letër të hapur?!

Megapress realizoi një intervistë me Belgzim Kamberin nga Këshlli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë. Sipas Kamberit spektri politik shqiptar është sot substancialisht dhe strukturalisht i defaktorizuar. Pa program dhe vizion politik, ai është kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete.” – thotë Kamberi

Vuçiqi mori dhurata nga ju?!

Dorëzimi i mirënjohjes nga ish- kryetari i Komunës ,z.Ragmi Mustafa ishte në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve të Preshevës në veçanti dhe të Luginës së Preshevës në përgjithësi; të cilët e injoruan dhe nuk e mirëpritën arsyeshëm vizitën e Vuçiqit.Kështu u vlerësua kjo vizitë nga disa analist politik. Mirënjohja ishte krejtësisht e panevojshme duke pasur parasysh se kryeministri i Serbisë, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë ende pothuajse asnjë veprim në dobi të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por për aq më keq, ai është zyrtarisht përgjegjës për diskriminimin dhe shtypjen shtetërore të Serbisë ndaj Luginës së Preshevës, nuk ishte kohë e lartë kjo?!

Nuk i  shkoi mendja Ragmi Mustafës në ato qaste se dorëzimi i mirënjohjes është edhe fyerje për viktimat civile të vrara në Luginën e Preshevës nga pjesëtarët e aparatit shtetëror gjatë viteve të mëparshme, për të cilat qeveria e Vuçiqit e asaj kohe nuk tregon interesim që të zbulohen dhe të dënohen autorët dhe urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve. Kësisoj, në kuptimin politik, vetëm katër ditë pas përzënies së Vuçiqit nga Srebrenica; dorëzimi i mirënjohjes e ka « rehabilituar » shpejtazi të kaluarën fashiste të tij politike, e cila rishfaqej tani në opinionin rajonal dhe ndërkombëtar; si dhe e ka deligjitimuar gjithashtu edhe diskriminimin dhe shtypjen evidente shtetërore të shtetit të Serbisë të Luginës së Preshevës, që personifikohet natyrshëm me shefin e ekzekutivit të tij.

Z. Shqiprim,politika që po udhëheqni ju me sejmenet e juaj,nga të tjerët,si në Luginë të Preshevës,Kosovë Shqipëri etj,ku jetojnë shqiptarët,po vlersohet pa program dhe vizion politik. Tani Kryeministri Shqipatr Edi Rama po folë në emër të minishengenave për shqitarët,rreziku po vjen siç çdo herë nga ne vetë shqiptarët.

Ju ndoshta nuk do jeni si paraardhist e juaj , kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. Në fakt, spektri politik shqiptar përfitoj nga kjo gjendje shtypëse për të fshehur paaftësinë dhe abuzimet e saja. Përderisa në njërën anë, Kushtetuta e Serbisë, si dhe legjislacioni, nuk mundësojnë avancimin e mjaftueshëm të të drejtave të komuniteteve joserbe në Serbi, në anën tjetër, papjekuria dhe paaftësia e spektrit politik shqiptar çdo ditë e më shumë, po kontribon gjithashtu në tkurrjen e Luginës së Preshevës; si në aspektin territorial, ashtu edhe në atë demografik, socio-ekonomik dhe kulturor.

Dështimet dhe skandalet e spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës janë të njëpasnjëshme, siç e dëshmojë së fundi çështja e lapidarit, ajo e regjistrimit të popullsisë, apo tani edhe vizita e Vuçiqit. Duke pasur parasysh presionin e shtetit serb dhe si rrjedhojë, mundësitë e kufizuara për organizim politik të qytetarëve « poshtë », sigurisht se një pjesë e përgjegjësisë rëndon dhe « lartë », mbi Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, të cilat nuk e përdorin autoritetin e tyre shtetëror, moral dhe kombëtar, si dhe nuk marrin përgjegjësitë e tyre; në drejtim të përmirësimit të organizimit politik dhe të politikëbërjes shqiptare në Luginën e Preshevës.

Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete. Mbase i parandalon vazhdimisht duke përdorur të gjitha mjetet dhe mekanizmat e saj, qofshin ato edhe joligjore. Serbia zyrtare nuk shfaq interesim as për integrimin e shqiptarëve në Serbi, të shpallur si synim zyrtarisht nga politika lokale shqiptare; por përkundrazi, pas zyrtarizimit të djeshëm të deshqiptarizimit të Medvegjës; Serbia zyrtare është sot e orientuar drejt « rimarrjes » së Bujanocit nga serbët lokal, për ta shndërruar Preshevën si një ishull të izoluar drejt përmbytjes së nesërme. E vlenë vetëm të analizohet Kushtetuta e Serbisë për të kuptuar se modeli i sotshëm shtetëror është realisht Serbia vetëm për serbët. Një model para-modern shtetëror që thellon pabarazitë në të gjitha kontekstet dhe aspektet. Në Serbinë e sotme të Vuçiqit, vetëm metodat e shtypjes janë moderne. Ato maskohen me një diskurs paqësor « demokratik » dhe « evropian ». Shtypja e dikurshme tradicionale serbe është zëvëndësuar me format e « padukshme » bashkëkohore të shtypjes. Nën rrethim të « legjitimuar » ushtarako–policor, me nënpërfaqësim sistemor dhe me mungesë të « arsyetuar » investimesh e zhvillimi ekonomik; migrimi i « vetëvullnetshëm » ka zëvëndësuar zhvendosjen e detyrueshme. Shuarja e dikurshme e dhunshme e rezistencës qytetare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është zëvëndësuar tanimë me pasivizimin e tanishëm të saj, nëpërmjet korruptimit dhe shantazhimit të elitave lokale nga shteti. Serbia e Vuçiqit – politikisht populliste, kulturalisht konservatore dhe ekonomikisht neoliberale – vetëm se përforcon regresin, diskriminimin dhe shtypjen tradicionale shtetërore serbe.

Ushtria Çlirimtare e (UÇPMB),nuk ka luftuar për shkëmbim territoresh shqiptaro/shqiptar

Z.Shqiprim Arifi,për të cilën ka luftuar Ushtria Clirimtere e Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit(UCPMB) paraardhist e juaj ishit në kundërshtim me këtë ushtri sepse po kjo ushtri ka luftua për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën dhe jo për ndarjen e Veriut të Kosovës dhe bashkëngjitjen me Serbinë.Që do të thotë jo për shkëmbim territoresh shqiptaro/shqiptar.Sepse siç dihet,veriu është pa sovranitet,prandaj ne nuk guxojmë të flemë? Siç jeni edhe ju në dijeni autoritetet e Kosovës,nuk e shtrinë sovranitetin në pjesën veriore të Mitrovicës,dhe si ne nuk duhet gabuar me veriun e Mitrovicës,ku gjendja aktuale përbënë një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit e për këtë asesi nuk bëhet fjalë për ndaje te ketijn qyteti.

Z. kryetar Shqiprim Aliu , Kosova pa veriun e Mitrovicës dhe pa Luginën e Preshevës është si njeriu pa dy sy.

 Si Kryetari i Preshevës: Duam të bashkohemi me Kosovën, kemi 3 kushte, keni thnë po...

''Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se Lugina e Preshevës dëshiron që të bashkohet me Kosovën, megjithatë ka përmendur 3 kushte për t’u realizuar një bashkim i tillë''.

''Arifi ka thënë se në rast vendoset për bashkim, atëherë duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.''

“Qëllimi jonë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen. Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi.

Si kusht të dytë e ka përmendur që ndarja të mos bëhet afër qyteteve.

Ndërsa si kusht të fundit, Shqiprim Arifi, përmend koordinimin me SHBA’në dhe Evropën. Ai thotë që nuk marrin kurrfarë vendimi pa  pasur mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.

Epo kjo e fundit le të kutojmë diç,mu kjo ishte arsyeja pse nuk nderhyra ne deklaratat e juaja sepse vonë shumë vonë sipas punëve që janë bërë lëmshë,dhe derisa po thuhet se Serbia po armatoset nga Rusia me armatim të rëndë,ne gjithnjë po mendojmë se Kosova u fitoi pavarësin shtet me Kushtetut,po ku e kemi Veriun e Mitrovicë?! Kush sundon andej?!,dhe a u shkel dhe po shkelet Kushtetuta e Kosoves andej nga një Lista Serme një grushtë njerzë,që zëri i fuqishëm në Kuvend,dhe llafe kemi boll- punët na kanë ardhur,siç thotë fjala popullore shqiptare; '' Fjalët si Demushi-punët si kërkushi....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"