Albin! Hiqe krejt taksen, e merr garancione nga Grenelli për njohje reciproke me Serbinë!

Albin! Hiqe krejt taksen, e merr garancione nga Grenelli për njohje reciproke me Serbinë!
Albin! Hiqe krejt taksen, e merr garancione nga Grenelli për njohje reciproke me Serbinë!

Fadil Maloku

  • 28 shkurt 2020 - 13:28

 

1. Albin! Meqë ke marr më së shumti vota qytetare për postin e KM, ke mundësi që me sjelljet dhe me autoritetin tëndë në publik, të ndikosh në mënyra shumë më të sofistikuara në bojkotimin e produkteve serbe. Nëse, e arrinë këtë taksa do avullohet vetëvetiu.

2. Sepse, kur e ke qytetarinë e senzibilizuar për peshën e bojkotit ndaj mallrave të Serbisë, ato vetëvetiu do të myken dhe do të hidhen në mbeturina. Serbia, kur ta kuptoj që mallrat e saja s'po i shiten më në Kosovë, sikurse para vënies së takses, vetëvetiu do e ndryshoj sjelljen ndaj neve dhe partnerëve tanë.

3. Ne edhe ashtu si qytetar, për gjithë këta muaj të taksimit ndaj mallrave serbe, kemi mësu të "mbijetojmë" pa plazma keksa e Serbisë. Na e lë në dorë neve qytetarëve punën (morale) e taksës, e Ti ec e mos u inatos me Administratën aktuale amerikane. Se administratat shkojnë e vijnë, e interesi ynë me Amerikën duhet të vazhdojë të kultivohet, deri në faktorizimin tonë në Ballkan. Andaj, Albin hiqe krejt taksën, e lëre "gacën" në dorë të Serbisë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"