Letër asambleistëve të Kuvendit të Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti

Letër asambleistëve të Kuvendit të Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti
Letër asambleistëve të Kuvendit të Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti

Faik Krasniqi

  • 28 February 2020 - 13:46

Ne kohen e qeverisjes se Ismet Beqirit ne Prishtine, Kuvendi i atehershem i Prishtines e pate larguar emrin e heroines "Marigones se Kosoves", duke e zevendesuar me emrin e deshmores "Antigona Fazliut“, ne lagjen ku e ndjera ka lindur. Eshte turp qe per interesa te personave te caktuar te nderrohen emrat e rrugeve. Turp edhe me i madh qe te largohet emri i saj nga rruga ku ka lindur.

Kam shume miq nga parti te ndryshme qe jane asambleiste ne Kuvendin e Prishtines. Do te ishte mire qe te iniconin nje debat per ta rikthyer emrin e saj ne lagjen ku ka lindur heriona Marigona(Emine Krasniqi). Do t‘i bente nder Kuvendit te Prishtines, qytetareve te Prishtines dhe gjithe qytetareve te Kosoves. Marigona e Kosoves ka qene e gjithe shqiptareve dhe shqiptarise. Kjo vlen edhe per kryetarin Shpend Ahmeti. Por edhe per mediat ne menyre qe te bejne presion per rikthimin e emrit te saj aty ku ka qene. Vlen te theksohet se rruga “Marigona“ eshte emeruar me propozim te presidentit Rugova!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"