Populli dhe Presidenti Meta, sot në mbrojtje të Kushtetutës, Shtetit dhe Demokracisë

Populli dhe Presidenti Meta, sot në mbrojtje të Kushtetutës, Shtetit dhe Demokracisë
Populli dhe Presidenti Meta, sot në mbrojtje të Kushtetutës, Shtetit dhe Demokracisë

Skender Kapiti

  • 02 March 2020 - 09:59

Sot me 2 Mars 2020 ,Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ftuar popullin shqiptarë në protestë paqësore popullore në emër të lirisë, demokracisë e patriotizmit në mbrojtje të Kushtetutës, të Shtetit, të Ligjit dhe Demokracisë kundër uzurpatorit kryeministër, kundër rrezikut të instalimit në Shqipëri të diktaturës kryeministrore.

Të gjithë sot në shesh ne mbështetje të  të Presidentit, për lirinë, demokracinë, për shtetin dhe integrimin në BE.Kushtetutën e mbojnë Presidenti dhe e mbron populli, prandaj sot Presidenti bashkë me popullin shqiptar për Kushtetutën.

 Sot shqiptarët duhet të dalin në protestë dhe të mos ndalen deri sa popullit t’i kthehet autoriteti, sovraniteti, kushtetuta dhe demokracia.Ta mbështesim Presidentin Meta pasi duke mbrojtur Kushtetutën ne mbrojmë shtetin ligjor dhe demokratik sepse Kushtetuta shënon, formon  dhe e mbron shtetin dhe autoritetin e pavarur të tij kundër qeverisjeve të autoritarizmit, tekanjoze, arbitrare dhe të korruptuara. Kushtetuta mbron lirinë dhe të drejtat qytetare kundër lirive negative, padrejtesive duke i vënë kufi dhe kornizë revanshit të qeverisë për të berë c’të dojë dhe që të mos e lejojë atë që t’i privatizojë të gjitha institucionet sic ka bërë kryeministri Rama.

 Ta mbrojmë Kushtetutën:simbolin e qëllimit dhe të identitetit kombëtar e shtetëror. Pa Kushtetutë nuk funksionon shteti,dhe kur qeveria nuk zbaton Kushtetutën atëhere keqfunksionon shteti. Kushtetuta mbron shtetin ,lirinë, rendin, stabilitein, vlerat dhe unitetin kombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"