Pse z. Thaçi bënë shaka me të rënët në Kosovë

Pse z. Thaçi bënë shaka me të rënët në Kosovë
Pse z. Thaçi bënë shaka me të rënët në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 04 March 2020 - 14:05

Nga z. Thaçi ka kohë që është krijuar një komision. Ai atë e quajti si "Komision mbi të vërtetën dhe pajtim". Hapja dhe krijimi i këtij komisioni gjoja mbi të vërtetën gjatë luftës në Kosovë është vepër shumë e dëmshme dhe shkon direkt në favor të asaj se dhunë dhe terror kanë bërë edhe shqiptarët, gjë që e ndihmon politikën serbomadhe kundruall gjoja krimeve të bëra mbi serbët etj. Në Kosovë ka fakte dhe ato janë provuar se dhuna dhe terrori, gjenocidi ka qenë i drejtuar ndaj shqiptarëve dhe atë me plan shtetëror të bërë.. Çfarë është e vërteta! Gjenocidi shtetëror ndaj shqiptarëve karakterizohet me masa, mjete dhe në gjerësi e tërësi të vendit.

Ne kemi 13800 shqiptar të mbytur në mënyrë makabre, me vrasje, prerje gjymtyrësh e dhe djegëje. Veç kësaj janë mbi 20 mijë femra shqiptare të përdhunuara nga kriminelët serbomëdhenj. Janë rreth 150 mijë objekte të shkatërruara. Mbi 1 milion shqiptar të dëbuar jashtë vendit në mënyrën më të egër dhe me masa të rënda të dhunës. Plaçkitjet janë me miliarda. Ndërsa, kemi ende 1600 veta të pa gjetur. Prandaj një komisionin e tillë, kundruall fakteve, është i dëmshëm. Nga z. Thaçi po veprohet nga sikurse në Kosove nuk dihet se çfarë është bërë, ndaj cilit popull dhe cilat masa fashiste janë ndërmarr. Ky lloj komisioni ka sukses vetëm në vendet ku nuk dihet e vërteta, nuk dihen masat dhunuese, krimet e bëra dhe gjenocidi i kryer dhe kërkohet e vërteta. Ndërsa, pajtimi në vetvete e ka një domethënie shumë pozitive, aq pozitive sa edhe negative, në qoftë se nuk punohet bashkërisht në pajtim. Kjo në këtë anë është sikurse "qengji më i kërkuar ujkut pajtim", ndërsa "ujku e dëshiron qengjin mish për drekë".

Kështu është me pajtimin e z. Thaçi kundruall shtetit serb, i cili për çdo ditë e proklamon pikëpamjen pushtuese dhe serbomadhe mbi Kosovën. Faktet tregojnë se as e vërteta mbi dhunën dhe as pajtimi nuk realizohen pa kthim të shtetit serb në rrugën e paqes dhe të bashkëpunimit ndërnacional. E Serbia e donë Kosovën pa shqiptar dhe të serbizuar. Z. Thaçi i ka faktet dhe mbi ato fakte duhet të ndërtoi politikën e Kosovës kundruall Serbisë. Atij nuk i duhen shume fakte tjera kundruall atyre që dihen. Pse z. Thaçi nuk kërkon reparacionin e luftës! Pse z. Thaçi nuk kërkon përgjegjësinë penale për krimet, vrasjet dhe përdhunimet e femrave shqiptare!

Pse z. Thaçi nuk kërkon 1600 vetat e humbur dhe që Serbia i ka të dhënat për ta? Deri kur me politikën e nënshtrimit dhe gjoja të paqes së "qengjit me ujkun" me shtetin serb që fare nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Jo. Kosova e ka vijën e vetë politike. Shteti ekziston me territor dhe popull dhe atë duhet mbrojtur. Nuk ka kohë për të humbur në vijën e z. Thaçi qe vetëm ka karakter popullist e aspak real. Kosovës i duhet pragmatizmi në raport me jashtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"