Hashimi do të duhej shkarkuar, jo Vlora Çitaku

Hashimi do të duhej shkarkuar, jo Vlora Çitaku
Hashimi do të duhej shkarkuar, jo Vlora Çitaku

Mehdi Hyseni

  • 04 March 2020 - 21:19

Shkarkimi i ambasadores Vlora Çitaku, është i ngutshëm, sepse ishte njëra nga ambasadoret më të suksesshme në Uashington dhe në OKB (2008-2015) !

 

Gjatë mandatit të saj pothuajse 5-vjeçar (gusht 2015 – mars 2020) politika e jashtme dhe diplomacia e Beogradit zyrtar e kishte halë në sy ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, sepse kjo profesonalisht u dëshmua  më e aftë dhe më e suksesshme nga të të gjithë ambasadorët e deritashëm të Kosovës  në Uashington (2008-2015), në mbrojtjen e interest të përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës së pavarur, si dhe të mbrojtjes së çështjes shqiptare, në kuptimin  më të gjerë në Ballkan. Këtë e dëshmoi me diturinë, me guximin dhe me qëndrimin e saj serioz konstruktiv dhe profesional  në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve e objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara (2015-2020).

 

 Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur e largpamëse

 

Këtë e dëshmoi edhe në  sesionin e KS të OKB-së, më 10 qershor 2019, e cila për herë të parë në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare ia bëri me dije ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe të të gjithë të pranishmëve në KS të OKB-së, se  “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”.

 

Pohimi i kësaj së vërteteje nga ana e mabasadores së Kosovës, Vlora Çitaku  e pati harbuar tej masës  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë  kontrolli të “mekanizmave mbrojtës”   të artit dhe të taktit diplomatik, duke  e pyetur në formë kërcënuese  dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty,

Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun ).

 

Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic vazhdoi polemikat edhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’...

 

 

 

 

 

 

 

GJithashtu, Vlora Çiatku disa herë në kuadrin e  debateve të sesioneve të KS të OKB-së për Kosovën, e pohoi të vërtetën e pakundërshtueshme, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, si dhe Seribia, duhej të zhvishej nga  e drejta dhe nga sovraniteti kolonial shekullor mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare (Presheva, Bujanoci e Medvegja).

 

Kjo e vërtetë, e pohuar botërisht para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i goditi rëndë dhe i dogji keq diplomacinë dhe politikën e jashtme dezinformuese të Serbisë, ku si rrjedhim  ambasadorja Vlora Çitaku disa herë  u përplas me  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili me rrenat dhe me dezinformimet  e tij orvatej t’i justifikonte të drejtën historike të Serbisë mbi Kosovën, si dhe krimet, masakrat, reprezaliet  monsturoze të terrorizmit dhe të gjenocidit shtetër serb, të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë (1989-1999).

 

Ne, për këtë të vërtetë të thënë nga Vlora Çitaku për mbrojtjen e Kosovës në OKB, kemi shkruar, duke kosntatuar se kjo është ambasadorja e parë shqiptare në historinë e derisotme të OKB-së (1945-2020), që Serbisë dhe 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së, ua tha botërisht  se Serbia është shtet kolonial, dhe duhet të pranojë dekolonizimin e territoreve shqiptare sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëare, sipas së cilës edhe kolonializmi shekullor serb mbi territoret indigjene shqiptare (1878-2020), është krim dhe vepër penale ndërkombëtare.

 

Për inati të Serbisë, Vlora Çitaku nuk do të  duhej të shkarkohej nga pozita e Ambasadores në Uashington, por të lihej të vazhdonte kryerjen e detyrave të saj diplomatiuke deri në mbylljen e mandatit ligjor më 1 gusht 2020.

 

Nëse ndokush, do të duhej të jepte llogari për  dezinformacionin publik, se gjoja “Xhamajka ka njohur Kosovën”, atëherë, presidenti Hashim Thaçi është ai që mban përgjegjësi, dhe, do të duhej të shkakrkohej, jo ambasadorja Vlora Çitaku, sepse kjo nuk ka shpërndarë në opinionin publik kurrfarë informacioni  të tillë dezinformues, të cilin më pas e përgënjeshtroi deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith se “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën e pavarur”.

 

Për këtë skandal diplomatik nuk mban përgjegjësi ambasadorja Vlora Çitaku, por vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sepse   atë lajm privat të pakonfirmuar paraprakisht , e  bëri publik, duke e përhapur  në “Twiter”.  Ky ishte gabim i pakorrigjueshëm diplomatik dhe politik i presidentit Hashim Thaçi, jo i ambasadores së shkarkuar Vlora Çitaku, duke qenë se kjo asgjë nuk ka deklaruar për rrjetet sociale e as për masmedia, se gjoja “Xhamajka e ka njohur Kosovën”.

 

Ka çka të thuhet edhe shumë për këtë skandal diplomatik, por po përfundoj më kaq, duke ritheksuar se, gabimi nuk qëndron tek ambasadorja Vlora Çiatku, por te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ky  do të duhej shkarkuar, JO ambasadorja e pambrojtur në këtë rast.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"