Plani i Trump për Izraelin e Palestinën po përdoret për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Plani i Trump për Izraelin e Palestinën po përdoret për marrëveshjen Kosovë – Serbi
Plani i Trump për Izraelin e Palestinën po përdoret për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Shaip Jashari

  • 06 March 2020 - 12:45

Plani i Trump-it për zgjidhjen e çështjes në mes Izraelit e Palestinës është territori (tokat ) Izraelitëve, investime miliardëshe Palestinës. Hartues i këtij plani është dhëndri i Trump-it, Jared Kushner i njëjti që është takuar me Vucicin në Washigton (me Thaçin nuk është takuar).

Nëse përcillen me vëmendje të gjitha deklarimet e ambasadorit Grenell prej se e ka marrë detyrën e ndërmjetësuesit ato kanë në përmbajtje vetëm ekonominë investimet ,  e kjo ka ngritë habi tek njohësit e problemeve ballkanike , sa që Weber me një fjalor pak ortodoks i thotë: "Grenelli është duke u bazuar vetëm në ekonomi , e nuk e njeh thelbin e konfliktit Kosovë Serbi." 

Thaçi në konferencë për shtyp përmendi premtimet amerikane për investime miliardëshe pas arritjes së marrëveshjes!

Vucici i cili vazhdimisht përmendte mundësin e humbur për Serbin me planin e përbashkët me Thaçin për shkëmbim të territoreve, plan ky i kundërshtuar me forcë nga Kancelarja Merkel, do të thotë BE-ja.

Tani Vucici  i kënaqur si asnjëherë më parë thotë " duhet shfrytëzuar derën që i është hapur Serbisë e këtë derë Serbisë i kanë hapur SHBA-të", kjo i bie që është hapur dera për arritjen e planit sipas të cilit Serbia fiton prapë diçka në këmbim të njohjes. 

Pra pamundësia që të realizojnë planin e shkëmbimit të territoreve me ndërmjetësimin e BE-së, i ka shty Thaçin e Vucicin të kërkojnë nga administrata e Trump-it ndihmë!?

Shumë shpejtë prej emërimit të ambasadorit Grenell sikur me shkop magjik duket se Grenell e ka zgjidhjen të gatshme e të cilën po vërehet se e përkrahin Thaçi e Vucic. Shtrohet pyetja, si është e mundur përgjigjeja e vetme logjike është që marrëveshja që SHBA u ka prezantuar Thaçit e Vucicit ka elemente të planit  të gatshëm Izrael - Palestinë të Jared Kushner, pikërisht për këtë Vucici ka takuar dhëndrin e Trump-it, Jared Kushner, i cili me siguri i ka shpjeguar Vucicit se si mundë të aplikohet plani për kontrollin e menaxhimin e territoreve brenda Kosovës, identik me atë të Izraelit e Palestinës natyrisht me pak ndryshime në bazë të specifikave. Thacin nuk e ka takuar Jaredi, ngase Kosovës i ofrohen vetëm investime miliardëshe, edhe si duket Thaqi ka vetem nje kerkese pranon gjithqka ne kembim te shbamjes se gjykates speciale .Letra e Thaqit Pompeos nentor 2019, kerkesa per zhberjen e gjykates speciale e refuzuar nga Pompeo. 

Si përfundim , duke lexuar deklaratat, përcjellë takimet, duke lexuar mënyrën se si po tentohet të arrihet qëllimi, duke lexuar në mes rreshtash (teknik kjo amerikane) vrojtim i im, zgjidhja do të ketë elemente të planit të Trump-it Izrael - Palestinë , Serbia ka për tu shpërblye me të drejte me menaxhim e territoreve ku banojnë shumica e pakicës serbe plus territoret e kishës  (sikurse Izraeli), pjesës tjetër të Kosovës investime miliardëshe (sikurse Palestinës). 

Krejt kjo në fund do të na prezantohet njëjtë sikur plani i Ahtisarit: "Serbëve gjithë të drejtat e mundshme me kushtetutë, ngase popullata shumicë shqiptarët kanë marrë republikën" (afërsisht kështu e ka arsyetuar atë botë Arsim Bajrami kushtetutën e republikës të Kosovës).

Marrëveshja e re do të prezantohet kështu: "serbëve, Serbisë kontrolli e menaxhimi i plote me territore të caktuara të Kosovës, popullatës shumicë pra shqiptarëve njohja e pavarësisë për pjesën tjetër të territorit."

Pas publikimit të planit të Trump-it për Izraelin e Palestinën, Thaçi ka qenë thuajse i pari që e ka përshëndetur e përkrahur atë planin.

E fare në fund, nëse Paketa e Ahtisarit atë botë me të drejt u kundërshtua nga Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje duke u përkrahur edhe nga populli në masë, kësaj radhe të paktën kemi një fije shprese, ngase tani Lëvizja (Albini) është në ballë të Republikës së Kosovës, e kjo në horizont na mban dritën e diellit ende të kjartë ngase Kosova është Republike Parlamentare e jo Presidenciale, ku pa kryeministrin dhe parlamentin nuk guxon e as nuk mundë të ketë marrëveshje për teke puro personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"