A po sfidohet bota nga rreziqet te cilat po e atakojne sigurin globale

A po sfidohet bota nga rreziqet te cilat po e atakojne sigurin globale
A po sfidohet bota nga rreziqet te cilat po e atakojne sigurin globale

Ismail Muçiqi

  • 08 March 2020 - 11:50

Qe nga lufta e dytë Botërore siguria globale e Botës nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. Po thuajse nuk ekzistonë asnjë Kontinetë i cili nuk po përballet me ngjarje dhe fenomene më të ndryshme qoftë nga ndryshimet e klimës dhe katastrofave tjera natyrore siq janë vërrshimet katastrofale, thatësia ekstreme, shpërthimi i zjarreve me përmasa të mëdha rajonale që po i godasinë shtetet të ndryshme. Fenomeni i termeteve të cilat viteve të fundit kan shpërthyer me intenzitet shqetësues duke lanë pasoja në njerzë dhe dëme gjithandej Botës. Bota po përballet me rreziqet te shumta nga më të ndryshmet. Kan mbetë pak shtete në të cilat mbizotron qetësia dhe normaliteti, dhe ende nuk janë ballafaquar me kriza të ndryshme qoftë të mbrendshme politike apo ekonomike të cilat po ndodhin gjithandej planetës.

Sigurinë globale viteve të fundit po e rrezikojnë edhe konfliktet dhe luftrat të cilat decenje me radhë morën shumë jetë njerzish dhe krijuan frikë dhe pa siguri tek shtetet e ndryshme. Ndikuan që një numër i madhë i popullësisë të zhvendoset nga vatrat e tyre dhe të shendrrohen në refugjatë gjithandej Lindjës së Mesme dhe më gjërë. Kontinenti i Evropës sot në shkellun e 21 është shëndrrue në poligonë të pritjës-strehimit dhe invanzjanit të refugjatve që vijnë nga shtetet e Afrikës të Lindjës së Mesme e deri te një pjesë e Shteteve të Azisë. Këta refugjatë po përballen me jetë a vdekje duke ikur nga luftimet të ndryshme të cilat shumica më shumë kan karakterë fetar, duke u shëndrrue në përmasa të terorizmit ekstrem. Vatrat dhe krizat të cilat jan prezente dhe të cilat po e rrezikojnë njerziminë jan pa dyshimë kriza në Lindjën e Mesme ndërmjetë Izraelit dhe Palestinës kriza në Avganistan,Pakistan ndërmjetë Isisit dhe Talibanve.

Po ashtu raportet e rrezikshme ndërmjetë Amerikës dhe Iranit gjendja alarmante në Siri e deri tek raportet e acaruara ndërmjetë Turqisë dhe Rusisë si dhe kriza e refugjatve ndëmjetë Turqisë dhe Greqisë. Asnjëhere më parë Bota nuk ka paturë më shumë kriza dhe turbulenca se sa tani. Eshtë shqetësuese situata aktuale në rruzullinë tokësorë ku nga të gjitha anët e Botës po ndodhinë zhvillime të ndryshme qofshinë politike,apo ekonomike e deri te kërcënimet me përmasa të luftës së ftohët. Situatën më dramatike këto ditë po e bënë edhe misteri i (Koronavirusit) i cili po merrë jetë njerzish dhe po përhapet gjithandej duke u zgjeruar në 90 Shtete të Botës. Ky fenomen që po ndodhë në shkeullinë 21 po e befasonë njerziminë dhe shkencën në përgjithësi e cila akoma po bënë sehirë dhe nuk po është në gjendje që ti dalë ballë kësaj sëmundje e cila po e traumatizonë njerziminë.

Më shqetësuese është gjendja aktuale e politikës Botërore, e qendrave të vendosjës të cilat i përbëjnë fuqitë e mëdha Botërore. Se me të vertetë në planetën tonë po ndodhë diqka e jashtzakonshme tregojnë shumë faktorë qe nga fenomenet qe po vijnë nga natyra, e deri te kaosi dhe qërregullimi i renditë dhe i drejtësisë në Botë. Duhet theksuar se Bota ka mbetë e varfurë edhe për shkakë të mungesës të personaliteteve apo të burrështetasve me famë apo me autoritet të përmasave Botërore të cilët do të ndikonin në ndryshimin e gjendjes globale në krizat të cilat e kan kapluar një pjesë të Shteteve dhe njerzimin në përgjithësi.
Kisha deshiruar që këto u thanë më lartë ti takoninë shekullit të kaluar, e gjendja në Botë të ishte ndryshe më e mirë dhe më e bekuar për të ardhmën e njerzimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"