Letër e hapur Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ministrit të Vetëvendosjes, Blerim Reka

Letër e hapur Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe  ministrit të Vetëvendosjes, Blerim Reka
Letër e hapur Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe  ministrit të Vetëvendosjes, Blerim Reka

Ragip Guraziu

  • 08 March 2020 - 13:56

Ju nuk jeni gjak Kosove,aq më pak,patriota kombëtarë

Ju dy, me këto fytyra dhe ide,njëri për ndarjen e Kosovës e tjetri për t' i siguruar dalje në Detin Adriatik,nuk keni për ta parë kurrë këtë film,dhe shkoni e përqafoni Vuçiqin,dhe punësohuni ne Serbi,se më të vërtet,një shqiptar,intelektual,të shkolluar me arsim superior të lartë,Akademik,dhe njeriu që ka punuar edhe në universitetet Evropiane,Blerim Reka,tani ministër në qeverinë Kurti, derisa Edi Rama Kryeministër i SHqipërisë,se për të coptuar Kosovën dhe për siguruar dalje në Detin Adiatrik Serbisë duhet me qenë i shkolluar kogja mirë,sepse ne shqiptarët,vetëm a është personi i shkolluar,i besojmë shumë,edhe pse nga të shkolluarit ,jo të gjithë por disa kokën bosh. Që do thotë; Edhe shpiun me qenë duhesh të jetë i shkolluar se ndryshe Serbia nuk i pranon.

 Marrja qe se mbulon turpin ?!

 Ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka, paska thënë  se kompromisi më i madh që Kosova do të mund të bënte për marrëveshje me Serbinë, është t’ia sigurojë daljen në det.

Si pati guximin dhe nga e morri atë Ide Ministrit i  Vetëvendosjes që t'ia falë Serbisë daljen në Detin Adriatik, a ka menduar fare e rrezikshme dhe anti-kombëtare,  e  ngjashme me planet e “ideologëve serbomëdhenj” idenë e ministrit Blerim Reka për dhënien e daljes më det për Sërbinë si kompromis për marrëveshje. Partia e Kadri Veselit kërkon nga Kryeministri Kurti shkarkimin e Rekës.

Ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka, ka thënë dje se kompromisi më i madh që Kosova do të mund të bënte për marrëveshje me Serbinë, është t’ia sigurojë daljen në det.

 Partia e Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, e ka dënuar këtë deklaratë të Rekës.

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tepër shqetësuese dhe të rrezikshme idenë e promovuar nga Qeveria e Albin Kurtit, përkatësisht Ministri i tij Blerim Reka, me të cilën do t’i bëhej një favor jashtëzakonisht i madh shtetit serb, ndërsa do të rrezikohej ekzistenca e shtetit të Kosovës. Si kompromis për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Vetëvendosjes ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

 Sipas PDK’së, ideja e ministrit Reka është e krahasueshme në projektet dhe përpjekjet historike të Serbisë për ta zhbërë Kosovën.“Kjo ide e Ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga Naçertanje, luftërat ballkanike, projektet e Nikola Pashiqit, Jovan Cvijiqit, e Ivo Andriçit, për ta zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar”.

“Ideologu serbomadh Cvijiq, duke dashur ta arsyetonte aneksimin e Shqipërisë së Veriut dhe daljen në Detin Adriatik, e kishte quajtur këtë hap si interes ekonomik dhe domosdoshmëri anti-etnografike”.

PDK’ja thotë se Vetëvendosje po mundohet ta realizojë atë që nuk kanë arritur ta bëjnë “ideologët serbomëdhenj”

“Me një fjalë, atë që nuk kanë mundur ta bëjnë ideologët serbo-mëdhenj, që ishte përpjekje shekullore serbe për të dalë në Detin Adriatik, po mundohet ta realizojë një parti e vetëquajtur nacionaliste – Vetëvendosje”.

“Ky propozim është anti-kombëtar. I rrezikshëm në përmbajtje për kombin shqiptar, mohues për shtetin e Kosovës dhe nxitës i realizimit të aspiratave historike serbe për krijimin e Serbisë së Madhe, me qasje në Detin Adriatik”.

 Në fund, PDK’ja kërkon nga kryeministri Kurti shkarkimin e ministrit Reka.

 ‘’PDK nuk do ta lejojë asnjë ide që cenon shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Kryeministri Kurti duhet urgjentisht të reagojë me shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit Blerim Reka dhe të distancohet nga një qëndrim i tillë anti-kombëtar”, thuhet në komunikatë.

 As Kryeministri Edi Rama por as Ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka nuk kanë lindur as rritur në Kosovë, e më pak as nuk e kanë  shkrepur asnjë plumbë për Kosovën ?!

 Origjina e këtyre dyve është;  Edi Rama, njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana?  Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone. ''Me kaq sa ''the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe'', i thotë gazetari që intervistonte Ramën. Krymnitri I Shqipërisë njihej si përdorus I 5 grave në jetën e tij. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama shumëherë është komentuar për martesat e tij të shumëta, e lidhjet që ka pasur me fytyrat publike.Kreu i qeverisë shqiptare ka patur disa martesa, me letra, ku pa letra, të hapura, e të fshehta që jo rrallëherë ishin tema kryesore. Sot ai është i martuar me Linda Ramën, më të cilën kanë edhe një djalë Zohon.Ndërsa para Lindës ishte me Dalina Fico, më pas është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua

E treta gjermanja Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri .Më pas Rama krijoi një lidhje me prezantuesen Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite.

Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha, dhe çifti Rama-Basha duken shumë të lumtur.Blerim Reka (lindur 22 maj 1960 në Shkup) është akademik shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Blerim Reka kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut të vitit 2019.

 Biogrfiaja e Blerim Rekës

 Blerim Reka u lind në vitin 1960 në Shkup, është i biri i Hamza Rekës me prejardhje nga Tetova dhe Nazmije Kastrati-Rekës nga Karaçeva.

 1982 Reka u diplomua nga Universiteti i Prishtinës në lëndën e drejtësisë, më vonë e kreu titullin Master (shkencat e drejtësisë) po aty në vitin 1994. Me një shkrim mbi sistemin e drejtësisë së UNMIK-ut në Kosovë u promovua për titullin Doktor (e drejta ndërkombëtare) në Prishtinë dhe në universitetin e Grazit në Austri në vitin 2002.

 Mbasandaj punoi në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë deri në vitin 2006, kur kaloi për në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian në Bruksel për të punuar si shefi i misionit, d.m.th. ambasadori. Gjithashtu ka mbajtur pozita këshillimore diplomatike dhe ligjore si Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE. Reka ishte Këshilli Juridik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Reka ka qenë profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Drejtës së BE në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002. Dr. Reka mban një doktoraturë në të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Ligjin Civil dhe Ekonomik. Reka është autor i 18 librave. Blerim Reka ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe u rendit në vendin e tretë.

Ju dy, me këto fytyra dhe ide,njëri për ndarjen e Kosovës e tjetri për t' i siguruar dalje në Detin Adriatik,nuk keni për ta parë kurrë këtë film,dhe shkoni e përqafoni Vuçiqin,dhe punësohuni ne Serbi,se më të vërtet,një shqiptar,intelektual,të shkolluar me arsim superior të lartë,Akademik,dhe njeriu që ka punuar edhe në universitetet Evropiane,Blerim Reka,tani ministër në qeverinë Kurti, derisa Edi Rama Kryeministër i SHqipërisë,se për të coptuar Kosovën dhe për siguruar dalje në Detin Adiatrik Serbisë duhet me qenë i shkolluar kogja mirë,sepse ne shqiptarët,vetëm a është personi i shkolluar,i besojmë shumë,edhe pse nga të shkolluarit ,jo të gjithë por disa kokën bosh. Që do thotë; Edhe shpiun me qenë duhesh të jetë i shkolluar se ndryshe Serbia nuk i pranon.

 Dhe ka na dolën këta dy murra që po folin në emër të Kosovës në favor Serbisë mu atë që Serbia e kërkonte, daljen në det dhe tani këtë kohë,ndrrim kufijve,që dy intelektual dhe politikan po deklarohen; , njëri për ndarjen e kufujve e tjetri po ja mbajnë dertin Serbisë, e ndjera Serbi ka mbetur pa dalje në det e ju desh tani Blerim Rekës,me u shkollue,dhe me I ra ndërmend se Serbia nuk ka dalje në det,bëhet fjal për Detin Adriatik, me këtë merak do shkojë në botën tjeter ministri I qeverisë Kurti në boten tjetër po qe se Serbija do mbet ma dalje në Detin Adriatik,dhe kjo është arsyeja,pse ne tani jemi në këtë gjendje?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"