Analiza e fortë për krizën: Refuzimi i kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, a do të shpëtojmë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme...

Analiza e fortë për krizën: Refuzimi i kryeministrit Kurti për heqjen e taksës, a do të shpëtojmë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme...
  • 17 March 2020 - 07:43

“Të kemi zgjedhje në këtë kohë është e dëmshme për Kosovën por vlerësoj që nëse nuk ndryshon qëndrim VV-ja do të duhej të kemi riformatim të Qeverisë, ku do të krijohej edhe një ekip i unitetit dhe në bashkëpunim dhe koordimin të plotë me SHBA-në të bëjnë më të mirën për Kosovën, dhe duhet të kenë të qartë ata zëra që në bisedime nuk mundë të ketë as tradhtar as patriot, por vizionar që veprimi i tyre të shihet mbas dy dekadave. E them këtë sepse si rezultat i unitetit dhe koordinimit me SHBA-në marrëveshja Rambujes ishte determinues që sot të kemi shtet dhe për koincidencë si atëherë edhe sot po i njëjti njeri në këtë rast kryeminsitri Albin Kurti ka qenë kudër Rambujes dhe të gjitha proceseve”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Mustafë Kadriaj, konsideron se politika Kosovar duhet të gjej zgjidhje të shpejtë politike, të vendimmarrjes për ti hapur rrugë dialogut me Serbinë, të merren parasysh kërkesat e miqve ndërkombëtar, veçmas të SHBA-ve, që të hiqet tërësisht taksa e vendosur ndaj Serbisë, dhe në këtë mënyrë të duhet stabiliteti i vazhdimit të qeverisjes në vend dhe perspektiva qytetarë, duke i dhënë shans dialoguar deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kadriaj thotë se zhvillimet e fundit kanë sjellë seriozisht në pikëpyetje raportet e Kosovës me SHBA-të, prandaj politika duhet të vepron.

Image
Mustafe Kadriaj

“Këtë situatë nuk do e doja as në ëndërr të mendoja, e aq më pak të shohim me sy hapur, të jemi në një pikë me i sjellë në pikëpyetje raportet me SHBA-të, një shtet determinues për shtetësinë dhe sigurinë e Kosovës. Në këtë rast askush e nuk ka atë të drejtë që një mund raport 30 vjeçar me SHBA-të ta dëmtoj, kushdo qoftë si lider apo subjekt politik”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”. Dhe sipas Kadriajt, për qëndrimin e VV-së, tani më nuk vend për dyshim rreth imagjinatës dhe dyshimit për qëndrimin kundër një shteti siç është Amerika, dhe në këtë rast duhet të kemi një veprim pro aktiv si nga presidenti dhe të gjitha forcat politike njëherit i gjithë opinioni që ti bëhet me dije VV-së dhe liderit të saj që nuk mundë të jetë gjithfarë bindje, por në asnjë mënyrë me ju imponua Kosovës, prandaj në këtë rast vlerësohet me peshë edhe qëndrimi i LDK-së, nëse LDK donë të që ta dëshmon qëndrimin e saj permanent pro amerikan, e që duhet të reflekton, sepse para çdo kauze është siguria e vendit dhe në këtë rast determinues i sigurisë janë pikërisht SHBA-të.

Analisti Kadriaj thotë se në rast të mos ndryshimit të qëndrimit të VV-së për taksën, Kosova duhet të kursehet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, duhet të riformatohet Qeveria me partner të rinj, duke përjashtuar VV-në dhe duke krijuar kështu ekip uniteti edhe për bisedimet me Serbinë.

“Të kemi zgjedhje në këtë kohë është e dëmshme për Kosovën por vlerësoj që nëse nuk ndryshon qëndrim VV-ja do të duhej të kemi riformatim të Qeverisë, ku do të krijohej edhe një ekip i unitetit dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në të bëjnë më të mirën për Kosovën, dhe duhet të kenë të qartë ata zëra që në bisedime nuk mundë të ketë as tradhtar as patriot, por vizionar që veprimi i tyre të shihet mbas dy dekadave. E them këtë sepse si rezultat i unitetit dhe koordinimit me SHBA-në marrëveshja Rambujes ishte determinues që sot të kemi shtet dhe për koincidencë si atëherë edhe sot po i njëjti njeri në këtë rast kryeministri Albin Kurti ka qenë kudër Rambujes dhe të gjitha proceseve”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online” . Pra, sipas analistit Kadriaj, sot kërkohet veprim proaktiv dhe të gjitha ato forca që do të veprojnë në koordinim me SHBA-në do të jenë në anën e historisë sepse vetëm bashkëpunimi me SHBA-në mundë të marrim më të mirën. në këtë rast, sipas Kadriajt, do të ruhej riorganizuar LDK, PDK, NISMA dhe presidenti Thaçi, që të kenë në koordinim dhe në bashkëpunim me SHBA-në të arrihet statusi përfundimtar i Kosovës duke, siguruar ulëse në OKB njëherit njohje ndërkombëtare, përndryshe do të ishte gabim fatal që Kosova të shndërrohet në një tip të shtetit të Çeçenisë apo të Palestinës.

(Kosova Sot Online)