Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi në fytyrat tona..?!

Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi në fytyrat tona..?!
Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi në fytyrat tona..?!

Skender Mulliqi

  • 18 March 2020 - 11:23

Edhe nese kemi pasur sado pak humor, kjo pandemi e Koronavirusit, na e ka humbur.Në Kosovë  nuk kemi rritje të madhe.

Evropa , por edhe shumë shtete të botës janë sot në karantinë.Qeveria jonë ka qenë

 e menjëhershme në marrjën e shumë masave parandaluese, si masat më efikase kunder Koronavirusit.

Edhe përsoneli mjeksor është vu në gjendje vepruese .E di se vullneti egziston të shumica për ta luftuar në menyre

efikase dhe të përgjegjshme këtë lengatë.Por, si duket një pjesë e politikës , nga kjo e keqe sikur po deshiron

 më përfituar, e qe nuk ka turp më të madh.Kjo kategori nuk e ka shumë dert pandeminë,

së i kan të gjitha kushtet që të mbrohen  .Në anën tjetër një shumicë nuk i ka kushtet e banimit hiq të mira ,

nuk i kan as gjerat elementare për tu mbrojtë sipas

udhëzimeve mjekësore.E këta njerëz më shumë të politikës dhe biznesit, moti e kan lënë njërzillëkun anash .

Për 20 vite  e kan ba "rrush e kumbulla", jo vetem buxhetin e varfër të Kosovës

por gadi të gjithë pronën shoqërore. E tash kur na ka ra hise një situatë e tillë emergjente, shumë kush sigurisht ka mbetur

si është

më së keqi më familje , e qe mirë do të ishte qe Qeveria urgjentisht të bën diqka hall, për tu dalë  në ndihmë.

Mirë do të ishte që në vend të jetës virtuale që shumë ju kemi dhënë , dhe atë verbërisht , ti kthehemi realitetit

dhe ti ndryshojmë paradigmat mediatike.Sigurisht së shumica sot po shërbehen më portale dhe rrjete tjera sociale,

për tu infomuar për më të rejat rreth  Koronavirusit.Edhe në këto rethana dikush qëllimisht dhe për leverdi

 ekonomike po fut frikë dhe panikë të popullata .Kjo nuk është e papergjegjshme dhe as e moralshme.

Sigurisht së të gjithë kan emocione dhe frikë ,por që më arsye ekziston optimizmi

së edhe kjo e ligë do të tejkalohet në Kosovë, e në botë duke ju kthyer shpejt jetës normale.

Do të kalon edhe kjo histeri , por që nevoitet pak durim nga të gjithë ne.Ne sikur jemi mësuar tashmë të jetojmë

më vështirësi historikisht, edhe pa mill në magje, së na kan mbledhe më fshisë shkijët e Serbisë, më disa nga shqipfolësit

tanë.Jemi mësuar të jetojmë mbyllur në etapa historike , e të mbyllur nga Evropa padrejtësisht edhepse jemi në shekullin 21.

.Sigurisht pas kalimit të kësaj epidemie bota do të duket më ndryshe, kështu edhe bota shqiptare. Asnjë  popull nuk ka mundësi  

 përjetësisht  të sundohet nga padronët e politikës vendase dhe nga padronët e politikës ndërkombëtare.Do të kapercehet edhe sfida

e quajtur-Koronavirus.

Do të na  kthehen shpejtë  buzëqeshja  dhe gëzimi i zvetnuar në fytyrat tona... ?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"